Bismilah...

Burimi: ligjëratë me titull “Saddu Uduan Thu’uar ‘el-Ikhuan el-muslimin” ale Su’udijeh el-Beled el-Emin”, min. 48:19

صد عدوان ثوار الإخوان المسلمين على السعودية البلد الأمين | فضيلة الشيخ عايد الشمري

 

Kryesorja, ajo që ndodhi më vonë ishte që Ikhuanul-Musliminët u arratisën (nga Egjipti) dhe vajtën në shtetet e tjera arabe, në shtetet e Gjirit. Disa nga ata u arratisën në Britani dhe formuan grupe opozitare këtu (në Saudi). Disa shkuan në Amerikë si dhe në shumë vende të tjera. Mbeti kush mbeti nga ata nëpër burgje. Pastaj, Ikhuanët filluan të aktivizohen kundër Xhemal Abdu-Nasirit (Presidentit të atëhershëm të Egjiptit).

Pas kësaj, u bë revolucioni i dytë në vitet 60-ta. Ai ishte revolucioni i Sejid Kutubit i cili filloi udhëheqjen e  një organizate sekrete dhe e ringjalli atë përmes Alij Ashmauijt. Një ndër planet e këtij organizmi sekret ishte edhe shpërthimi i ndërmarrjeve të ndryshme. Këtë e ka thënë edhe vetë Sejid Kutubi në librin e tij “Pse më ekzekutoni.”

Kurse Ikhuanul-Musliminët nga Saudia, Kutbijunët, ju gënjejnë juve duke u thënë: “Sejid Kutubi është vrarë për fjalën “la ilahe il-lAllah” sepse ai i bëri ballë faraonit (Xhemal Abdu-Nasir). Kurse Xhemal Abdu-Nasir (të cilit e quanin “faraon”) ishte nga xhemati i tyre, edhe ai ishte ikhuanij. E ke të qartë?

Pra, ata thanë ai u vra për fjalën “la ilahe il-lAllah”. Ai nuk u vra për fjalën “la ilahe il-lAllah” dhe as që e kishte gajle këtë fjalë. Ai u vra për një gjë: ai kishte themeluar organizatë sekrete me të cilën grumbullonte armatim dhe ishin të gatshëm për të bërë grusht-shtet. Sejid Kutubi ka thënë në librin e tij “Pse më ekzekutoni” se të rinjtë propozuan që të shpërthehen me eksploziv ndërmarrjet e ndryshme dhe hidrocentralet. Ata bënin plane se si t’i bënin atentat Xhemal Abdu-Nasirit, si dhe gjëra të tjera. Këto mund t’i gjeni te libri “Kaafiletu el-ikhuan el-muslimin” të autorit Abbas es-Sisi i cili është një ndër kokat e Ikhuanul-Musliminëve, i cili ka jetuar në kohën e Hasan el-Bennas. Abbas es-Sisi ka shkruar shkrime, ka dhënë deklarata, saqë edhe vet ky ka dalë para gjykatës dhe ka treguar se si bënin plane dhe se si gjykatësi ngrinte padinë duke i thënë “Ju keni organizatë sekrete! Ju jeni Khauarixhë! Ju synoni të bëni shpërthime.” Ata i pohonin të gjitha këto dhe çdo gjë ishte e qartë.

Si rrjedhojë e këtyre pohimeve, gjykata solli vendim që Sejid Kutubi duhej të ekzekutohej. Ky ishte shkaku i gjykimit për ekzekutimin e Sejid Kutubit. Këtë e ka thënë Alij Ashmauij në librin e tij “et-Tarikh es-Sirrij”, e ka thënë edhe Abbas es-Sisi në librin e tij “Fi Kaafileti el-Ikhuan el-Muslimin” ku ka rrëfyer për të gjitha çështjet gjyqësore të Sejid Kutubit, etj. Abbas es-Sisi ishte një ndër kokat e tyre. A është e qartë?

 

Përktheu: Jeton Shasivari