nga Shejkhu, Muhadithi, Ndihmuesi i Sunetit Muhamed Nasir-Din El-Albani
Burimi: http://www.salafitalk.com
Shejkhu ishte pyetur:
Në lidhje me refuzimin e librit “Suneh Nebeuijeh Bejne Ehlul Fikh we Ehlul Hadith” (të Muhamed Gazaliut), meqë ka gabime në hadithe, shumë dijetarë e kanë refuzuar këtë libër. Cili është mendimi juaj për këtë libër? Cili është mendimi juaj për refuzimet?
Shejkhu u përgjigj:
Libri është tejet i rrezikshëm për Sunetin dhe për dijetarët e Sunetit dhe për pasuesit Sunetit. Nuk ka dyshim se ata që e kanë refuzuar janë bashkuar në të vërtetën, edhe pse metodat e tyre mund të dallojnë. Ka nga ata që janë të ashpër dhe ka prej tyre që janë të butë dhe ka prej tyre që janë në mes.
Ky njeri (Muhamed Gazali) megjithëse nuk është kritik, ai nuk ka dije të hadithit e as baza të parimeve të Fikut, dhe përveç kësaj ai fut në përdorimin e tij të argumenteve mendimet e tjerëve duke u tallur. Kjo nuk bëhet kur qëllimi i dikujt është t'i këshilloj njerëzit, pra për shkak të kësaj a i ka shtuar vetvetes shumë probleme dhe se ai meriton këto probleme.
Është e mjaftueshme që ai i ka sulmuar hadithet që gjenden në “Sahih” duke mos ndjekur metodologjinë e dijetarëve dhe kritikëve siç vepronin disa prej tyre në kohët më përpara, siç është Darekutni dhe të ngjashmit si Ibn Tejmije, Ibn Kajimi, kur ata kontrollonin në mënyrë kritike disa hadithe.
Sidoqoftë, ata kritikonin me dije, devotshmëri dhe reflektim. Ndërsa ky njeri nuk kritikon përveç se me epshet e tij nga njëra anë, dhe nga ana tjetër me injorancën e tij për hadithin dhe tekstet të tij.
Për këtë shkak, qëllimi për ta refuzuar atë është i madh, pra atë që marrin pjesë për ta refuzuar atë me metodat e tyre te ndryshme, ata morrën pjesë në atë që ishte obligim për ta duke e përkrahur së pari hadithin, dijetarët e hadithit dhe pasuesit e tij. Kjo është një përgjigje e shkurtër sipas asaj që përmendët ju.’
Pyetësi vazhdon:
A nuk po e sheh O Shejkh i nderuar, në lidhje me këtë temë, gjë që është më mirë për dijetarët e sodit të Islamit të caktojnë një takim dhe një debat për këtë temë, kjo është nga njëra anë. Po ashtu, a nuk po e sheh se është e nevojshme për dijetarët e ndershëm të Islamit, siç jeni ju që të autorizoni një refuzim kundër këtij njeriu, meqë këta refuzime kanë ndikim tek njerëzit. Gjithashtu, e nuk po e sheh se duhet te ketë me shume refuzime kunder tij, me teper se nje ligjerate dhe mbledhje, sepse ai (Muhamed Gazali) i ka ndikuar mendjet e shume Muslimaneve?
Shejkhu u pergjigj:
"Kjo eshte e vertet, pa asnje fare dyshimi, por çeshtja eshte ashtu siç eshte thene shume kohe me pare:'Jo gjithcka qe deshiron njeriu mund ta arrij'
Une kam shume punë, fatkeqësisht nuk më lënë hapsirë për të marr përsipër disa obligime fetare, kjo ndodh për shkak të shumë projekteve me të cilat jamë i lidhur. Prandaj, ata që janë angazhuar për ta refuzuar këtë person, duhet të formojnë një komision për t'i sqaruar keta refuzime dhe ta zgjedhin më të mirin e tyre, pastaj t'i shtypin (këta refuzime) dhe t'ua shpërndajnë njerëzve, që t'ju ofrohet njerëzve më afër ky refuzim, si zakonisht atyre që janë të magjepsur nga filozofia e këtij njeriu dhe gjuha e tij.
Unë personalisht, nuk kam mundësi dhe s'mundem. Për shembull, unë kisha mendimin, të pakten të shkoja në Afganistan për t'i thirrur njerëzit te Libri (Kurani) dhe Suneti, të paktën në mesin kombeve të ndryshme Arabe dhe unë e arsyetoj veten, siç e shihni për shkak të moshës sime të vjetër. Përndryshe, është obligim të mirret përsipër për t'u refuzuar ky njeri (Muhamed Gazali), dhe nga ata që e kanë refuzuar këtë person, të tillë si vëllau jonë Dr.Rabij bin Hadi (el Medkhalij), profesor në lëminë e hadithit në univerzitet, ndoshta ju keni marr vesh (apo dini) për refuzimin e tij, vërtetë ai ka më shumë dije në hadith se të tjerët.
Sidoqoftë, lidhur me sugjerimin tënd për të formuar nje komision për të debatuar me këtë person, atëherë nuk mendoj se do ketë ndonjëfare dobie si do që të jetë, sepse ju keni qenë të sprovuar me fitne para tij me disa Sufist, të cilët i mbështesnin disa bidate dhe disa veprime besëtytnore të Sufijve. U pa se ai mund të korigjohej dhe te debatohej porse kjo prapëseprap nuk i bëri dobi atij.
Prandaj, ndoshta ajo që është e udhës apo më e mirë për korigjim dhe dobi është që të formohet një komision i vogël i përbërë nga disa dijetar fisnik dhe të zgjedhin refuzimet me të fuqishme dhe më të përafërta sipas kuptimit apo te zgjedhin nga përmbledhja e këtyre refuzimeve, çështje që kanë peshë dhe të rishkruhen në fraza që janë të qarta dhe të kuptueshme për njerëzit në përgjithësi. Ky është mendimi im, Allahu e di më së miri.'
(Marrë nga Audio Kaseta: "Rihletu-Nur' 1410 h. Kaseta 38)
Përktheu:
Jeton Shasivari