Abdul-Mexhid Zindani është një nga kokat e dalluara të ‘Ikhuanul-Muslimin’, njëkohësisht edhe një nga politikanët e dështuar të Jemenit. I njohur ndryshe si Shejkh Zindani, ky njeri ka fituar popullaritet të gjerë mes Muslimanëve me idetë e tij moderniste që thërrasin për rishikimin e mënyrave apo mjeteve të thirrjes për në Islam dhe përshtatjen e tyre me aktualitetin. Autor i librit të njohur “Njëshmëria e Krijues”, në të cilin e ka gjymtuar Teuhidin duke e kufizuar atë vetëm në njohjen e Zotit Krijues e jo më tej. Ai është drejtuesi i Universitetit “Xhami’atul-Iman” në San’a.
Të paktë janë ata që e njohin realitetin e këtij politikani, megjithëse ai njihet kryesisht si një nga dijetarët eminentë të Islamit. Por, në të vërtetë, gjendja e tij është skandaloze dhe ai është shumë larg rrugës së Pasuesve të Sunetit dhe Xhemati.
Zindani është një ringjallës i menhexhit të mu’tezilëve, i cili i nxit Muslimanët që ta vërtetojnë besimin e tyre nëpërmjet argumenteve logjikë e shkencore me moton e tij (në librin Teuhijdul-Khalik): “Nga aspektet madhështore të Islamit është se ai mbështetet mbi logjikë (‘akl) dhe kurrë nuk kërkon nga ndjekësit e tij që ata t’i ngurtësojnë aftësitë e tyre të të menduarit.”
Ai i fton njerëzit në Fenë Islame duke u treguar atyre mrekullitë shkencore që përmbajnë ajetet Kur'anore dhe duke ua forcuar bindjen atyre për ekzistencën e Krijuesit. Ndërkohë që pjesa më e madhe e njerëzve janë të zhytur në kënetën e shirkut dhe supersticioneve.
Të shumta janë ata që mendojnë se tek kjo metodë nuk ka asnjë kundravajtje fetare, por në të vërtetë kjo metodë është e shpikur dhe e pabazë në Islam. Le të kujtojmë pak porosinë e Pejgamberit (r) që ia dha shokut të tij, Mu’adh Ibn Xhebelit (t), kur e dërgoi atë tek populli i Jemenit për t’i ftuar në Islam. Ai (r) nuk i tha: Shko dhe thuaju atyre që të besojnë se ekziston një Zot i Cili ka krijuar gjithçka. Jo!!! Ai i tha: “Gjëja e parë ku do t’i ftosh ata është që ta adhurojnë Allahun të vetëm!” [1]
Për vite me rradhë, Shejkh Mukbil Ibn Hadij e ka kritikuar atë dhe aktivitetin e tij politiko-fetar dhe nuk ka rreshtur nga demaskimi i planeve të tij dhe partisë së tij të përmirësimit “el-Islah” madje ai i kushtoi Zindanit në libër të tërë me titull “el-Burkan li Nefs Xhami’atul-Iman”.
Shejkh Rabij' Ibn Hadij el-Medkhalij, Imami i kritikës dhe demaskimit të bidatçijve, është pyetur për Zindanin dhe librin e tij, Njëshmëria e Krijuesit (Teuhijdul-Khalik):
Pyetje: Çfarë mendimi keni rreth librit të Teuhidit (Njëshmëria e Krijuesit) të Zindanit? A këshilloni që të lexohet ai libër?
Përgjigje: Ky njeri (Zindani) ma ka dhënë këtë libër këtu në Mekke kur unë atë kohë kam qenë me studime dhe më tha: “Ç’mendim keni për këtë libër?” Kështu që i thashë: “Ky libër pohon Teuhidin Rububije, e ku është Teuhidi Uluhije? Ku është Teuhidi i Emrave dhe Cilësive të Allahut?” Ai mbeti i heshtur. Pastaj udhëtova drejt Jemenit bashkë me disa nga shokët e mi dhe atje u takuam me të dhe nisa t’i flisja për këtë çështje. I thashë: “Ti e ke kufizuar librin e Teuhidit vetëm tek Teuhidi Rububije, ndërkohë që të gjithë Pejgamberët nuk u dërguan tjetër vetëm që të thërrisnin për tek Teuhidi Uluhije, sepse që të gjithë njerëzit e në çdo kohë dhe në çdo vend besojnë në Teuhidin Rububije, madje edhe nëse komunizmi nga pamja e jashtme e mohon Teuhidin Rububije, por në fakt ata vetëm gënjejnë dhe hadithet i sqarojnë gënjeshtrat e tyre.”
“Çfarë mendon atëherë sikur t’i shtosh këtij libri disa fjalë rreth Teuhidit Uluhije (Teuhidi i veçimit të Allahut në të gjitha format e adhurimit) dhe Teuhidit Esma ues-Sifat (Teuhidi i veçmit të Allahut me Emrat dhe Cilësitë e Tij të Larta e të Përsosura)?” Kështu, ai (Zindani) më tha: “Më shkruaj një përmbledhje ndërkohë që libri për momentin është për t’u botuar në Egjipt dhe do ta nis shtesën që të plotësohet botimi i librit.” Unë shkruajta një kapitull rreth Teuhidit Uluhije dhe një kapitull rreth Emrave dhe Cilësive të Allahut, shumë të përmbledhur dhe ia dorëzuam atij dhe ai na tha se e kishte dërguar. Pastaj, kur doli libri dhe e shfletova, fjalët e mia ishin copëtuar në libër. Ndoshta ata morën prej tyre ato që morën dhe kur çuan një pjesë nga ato këtu e një pjesë tjetër aty, ajo (dobia e tyre) kishte humbur dhe nuk pati kurrfarë dobie në të.
Zindani shmanget që të mos dalë hapur me Teuhidin Uluhije dhe me Teuhidin e Emrave dhe Cilësive të Allahut, sepse Ikhuanul-Muslimin nuk duan që të përballen me njerëzit e bidatit dhe devijimit e t’u thonë atyre haptazi “Ju keni disa forma të shirkut kurse ju të tjerët keni disa forma të bidatit dhe dalaletit (devijimit).” Por ata nuk e duan këtë gjë. Ata duan t’i fitojnë njerëzit që të gjithë, Zejdi, Rafidi, Shi’itë, Khauarixhë, Sufi, Kuburi (adhuruesit e varreve)… që të gjithë. Ata i mbledhin ata që të gjithë pa dallim, me qëllim që të fitojnë karriken e pushtetarit.” [2]
Shejkh Ubejd el-Xhabiri, një nga dijetarët e mëdhenj të Medines, është pyetur për realitetin e Universitetit të Zindanit, Xhami’atul-Iman:
Pyetje: Si është gjendja e (Universitetit) Xhami’atul-Iman? Vëllai që pyet thotë: Ka nga ata që thonë se Shejkh Mukbili (rahimehullah) ka gabuar në kritikën e tij kur atë (shkollën) e ka lavdëruar Shejkh Bin Bazi?
Përgjigje: Së pari, nga ajo që është e mirënjohur është se personi i një vendi, i cili jeton në atë vend, është më i ditur për të (për personin në fjalë) sesa të tjerët (që jetojnë diku tjetër). Ky është një parim themelor i mirënjohur. Kështu pra, nëse ndonjë njeri lavdërohet nga një dijetar, kurse një tjetër e kritikon atë, dhe ky (që po e kritikon) është nga i njëjti vend sikurse ai (që po kritikohet) dhe e ka ngritur argumentin (për kritikën e tij), atëherë fjalës së personit të dytë i jepet përparësi.
Së dyti, ky universitet, Xhami’atul-Iman në Jemen, presidenti apo drejtori i të cilit është ky burrë, ez-Zindani, na është konfirmuar me argumente se është një shkollë Kutbijine. Kështu që është detyrë që të ruhemi prej saj. Ne nuk mendojmë se është e lejuar që të studiosh në të. Ne disponojmë dëshminë që është shkruajtur rreth tyre nga vëllai i nderuar, Shejkhu, Muhamed bin Abdil-Azijz el-Imam el-Jemeni i cili është i besueshëm (thikat) tek ne. Po!” [3]
Fundnota:
[1] Transmetuar nga Bukhari në Sahihun e tij (n. 1395) dhe të tjerë.
[2] http://www.rabee.net/show_fatwa.aspx?id=78
[3] http://sahab.fm/index.php?action=file&id=209
Përktheu Alban Malaj