Autor: Imam Muhamed Nasiruddin el-Albani (1419 h.)
Burimi: Silsiletu el-Huda ue en-Nur, 785, minutat 01:19:34
🔹 Pyetësi: Shejkhu ynë! Rreth librit “Dhahiratul el-Irxha fil Fikër” (i Sefer el-Haualit), çfarë mendimi keni për këtë o Shejkh?
💠 Shejkh Albani: Libri i Irxha-së?
🔹 Pyetësi: Libri “el-Irxha fil fikr (el-Islamij), a keni parë këtë libër o Shejkh?
💠 Shejkh Albani: Po! E kam parë atë.
🔹 Pyetësi: Fusnotat që janë përmendur në vëllimin e dytë.
💠 Shejkh Albani: Kur isha në Universitetin (Islamik të Medines) para më shumë se tridhjetë vitesh në një takim me plot të pranishëm, e dhashë mendimin tim kur u pyeta për Xhematin Teblig. Unë atëkohë thashë: “Ata janë Sufistë bashkëkohor.” Ndërsa tani, më ka shkuar ndërmend që të them për këtë xhemat, të cilët kanë dalë në kohën tonë dhe i kanë kundërshtuar Selefët, këtu them duke i përgjigjur me fjalën e Hafidh Dhebehiut: “I kanë kundërshtuar Selefët në shumë çështje të Menhexhit.”
Unë mendoj që t’i quaj ata: “Khauarixhët bashkëkohor.” Ngase realisht fjalët e tyre anojnë nga rruga e Khauarixhëve në bërjen tekfir mbi atë që ka rënë në mëkate të mëdha. Ndoshta kjo, nuk e di a të them se kjo është si rrjedhojë neglizhencës nga na e tyre apo se është kurth nga ana e tyre. Këtë e them gjithashtu nga aspekti i ajetit:
وَلَا يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَآنُ قَوْمٍ عَلَىٰ أَلَّا تَعْدِلُوا ۚ اعْدِلُوا هُوَ أَقْرَبُ لِلتَّقْوَىٰ
“Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj një populli që të mos tregohuni të drejtë. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë.” El-Maideh, 8
Nuk e di! Ata nuk e thonë troç se çdo gjynah i madh të nxjerr prej fesë, porse ata sillen rreth disa mëkateve të mëdha dhe pastaj heshtin, ose i përmendin kalimthi disa mëkate tjera të mëdha. Prandaj, unë nuk mendoj që t’i quajmë se janë Khauarixhë vetëm se në disa aspekte. Kjo është pjesë e drejtësisë me të cilën jemi urdhëruar në Kuran.
Përktheu: Jeton Shasivari
26 Qershor 2015