Autor: Shejkh Sa’d el-Husajjin – Allahu e mëshiroftë
E vërteta është se Selman ‘Audeh – Allahu na udhëzoftë neve dhe atë dhe e ruajtë Islamin dhe Muslimanët, na ruajtë neve dhe juve nga sherri i tij – sipas mendimit tim, ai është shembulli më i keq për të gjithë.
Mirëpo në të vërtetë ky është shembulli më i saktë që mund të jepet për të. Ai tha para të gjithë teleshikuesve në programin “Ida`aat”, tha tekstualisht, pasi që e pyetën: “A jeni tërhequr? Domethënë, disa njerëz thonë se ju nuk jeni tërhequr nga rruga në të cilën keni qenë më përpara, porse vetëm keni ndërruar metodën tuaj?”
Ai tha tekstualisht: “Ne u burgosëm për pesë vjet dhe asnjë akuzë nuk u ngrit kundër nesh për diçka që të kemi gabuar me të vërtetë.”
Pra, ai nuk pranon që të ketë bërë ndonjë gabim dhe se ai u burgos pa asnjë shkak, për pesë vjet dhe as nuk u pyet nëse ka bërë ndonjë gabim, ndonëse Këshilli i Dijetarëve të Mëdhenj unanimisht e nxori atë gabimtar dhe i dhanë që të zgjidhte: ose që ai të kthehej në rrugën e saktë, në të cilën ka qenë Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – dhe Shokët e tij, e cila lavdi Allahut është ripërtërirë tre herë në këtë shtet, në këto tre shekujt e fundit; ose që ai dhe të ngjashmit me të, të ndaloheshin nga mësimdhënia dhe mësimet, për të cilat Shteti ua hapi dyert.
Kurse ai thotë se nuk ka ndryshuar assesi, porse thotë: “Ne kemi ndryshuar rrugën!” Nga kundërvënia haptazi në kundërvënie të fshehtë.” Ai nuk tha kështu tamam, porse e përmendi kundërvënien (ndaj shtetit) tekstualisht: “Ne e lamë kundërvënien haptazi (kundër Shtetit) sepse njerëzit nuk e pranojnë atë.” Pra, atë nuk e pranojnë njerëzit, derisa tha se atë nuk e pranojnë dijetarët. Ai beson se ka dituri të cilën nuk e dinë dijetarët e mëdhenj. Ndërsa ai në atë kohë – dhe është për të ardhur keq – nuk ka marrë dituri sheriatike, përveç disa mësimeve që i ka mbajtur në shpjegimin e librit “Buluug el-Meraam”, të cilat i mblodhi, i paraqiti dhe arriti gradën e doktoraturës. Përndryshe, ai nuk është i përgatitur nga ana sheriatike për asnjë lloj drejtimi (akademik). E megjithatë, është për të ardhur keq nga fakti që sot ai ka kapur shumë prej mjeteve të medias, siç janë revistat, fondacionet, faqet e internetit, kanalet satelitore etj., dhe ai ka një shtrirje të gjerë. Unë besoj se ai është nga shembujt më të këqij dhe shembulli më i saktë që mund të japim për të si refuzim për këtë fjalë, është se unë besoj që ai është më i rrezikshëm për islamin dhe Muslimanët dhe për këtë Shtet sesa çdo armik i shfaqur, sepse – fatkeqësisht – ai siç e thotë vet, vetëm ka lënë kundërvënien haptazi, mirëpo vazhdon të jetë në rrugën që ka qenë më përpara, sepse ai s’paska qenë në gabim më përpara.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj