Bismilah...

Autor: Shejkh ‘Ajjid esh-Shimmerij

 

 

“Pra, unë shpresoj nga ty që të largohesh nga tema e Selmanit dhe Muhamed Arifit, sikur vetëm ata të dy janë në Saudi. Në Saudi ka studentë të dijes me shumicë, ka shujukh dhe ulema me shumicë, ka universitete islamike në të cilat ka me qindra doktorë që janë më të ditur se Muhamed Arifi dhe Selman Aude, ka doktorë që kanë shumë mirësi, të cilët nuk u bashkëngjiten as Muhamed Arifit dhe as Selman Audes në këto gjëra, ndonëse Muhamed Arifi nuk është si Selman Audeh, midis atyre të dyve ka ndryshime. Selman el-Audeh është më shumë i hapur për Liberalistët, është në kongresin “en-Nehdah” [1], ka edhe shumë gjëra të tjera, mirëpo nuk është momenti i duhur për të folur për Selman Auden. E qartë apo jo? Selman el-‘Audeh është i njohur tek populli Saudit se kush është ai dhe cilat janë drejtimet e tij politike, cilat janë lidhjet e tij, cilat janë aleancat e tij, cila është lidhja e tij me Hasan Safarin [2], cila është lidhja e tij me Turkij el-Hamed [3], cila është lidhja e tij me liberalistin Muhamed Se’id et-Tajjib [4], takimet e tij me ta, e gjithashtu takimet në kongresin “en-Nehdah”…”

 

 

Fundnota:

[1] Shënim i përkthyesit: Kongresi “en-Nehdah” ishte një organizim vjetor, nën udhëheqjen e Selman ‘Audes, ku u mblodhën djem dhe vajza së bashku për të prezantuar në ligjëratat e mbajtura, të cilat synonin ndryshimin e mentalitetit të rinisë në vendet e Gjirit Arabik, sidomos në Arabinë Saudite, dhe indoktrinimin e tyre me rrymat perëndimore laike-sekulariste, si dhe për ndryshimin e qeverive në vendet e Gjirit. Ligjëruesit në atë organizim kanë qenë të kahjeve të ndryshme, mes të cilëve kishte Rrafida, Ikhuanë, të Krishterë, Sekularistë, Liberalistë etj..

 

Është pyetur Shejkh Salih el-Feuzan: Allahu u dhëntë të mira! Hatibi që mbajti hutben tek xhamia jonë kur paralajmëroi kundër kongresit “en-Nehdah”, e përmendi me emër drejtorin e kongresit dhe paralajmëroi kundër tij, ndonëse unë mendoj se ai është prej thirrësve të dalluar, prandaj cila është përgjigja juaj?

 

U përgjigj Shejkh Feuzani: Ai që përkujdeset dhe e drejton këtë organizim, në të cilin ka bela kaq të mëdha, ai nuk duhet të lavdërohet! Ai nuk duhet të lavdërohet përderisa ai i drejton ata.

[Burimi: http://ar.alnahj.net/audio/580]

 

 

 [2] Shënim i përkthyesit: Hasen Saffar është një prej personaliteteve të Rrafidave në Arabinë Saudite, i cili ka kryer studimet në Kum të Iranit. Njëkohësisht ai është anëtar i “Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë”, të cilin e drejton Jusuf el-Karadauij.

 

[3] Shënim i përkthyesit: Turkij el-Hamed është një prej sekularistëve më të famshëm në Arabinë Saudite. Dijetari i madh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbaad el-Bedër e ka shpallur kafir atë, për shkak të daklaratave të tij blasfemike, mes të cilave fjala e tij: “Allahu dhe shejtani janë dy anët e së njëjtës monedhë.”

 

[4] Shënim i përkthyesit: Muhamed Se’id et-Tajjib është një prej kokave të liberalistëve në Arabinë Saudite. Lexo më tepër rreth liberalistëve në këtë artikull:

http://selefi.org/index.php/fjalet-e-dijetareve-te-sunetit-rreth-politikes-votimeve/1761-kjo-eshte-rryma-liberaliste-andaj-ruhuni-prej-saj-shejkh-rabij

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj