Bismilah...

Thotë Aid el-Karni:

[blockquote]Një fjalë e urtë e tij që më ka pëlqyer dhe e kam dëgjuar njërin prej dijetarëve ta thotë këtë dhe e kam lexuar këtë në “Kenzul-‘Ummal” dhe kjo (ngjarje) të tregon ty për shkathtësinë e ‘Umerit, prijësin e besimtarëve (radijAllahu ‘anhu), e lus Allahun që të na bashkojë neve në Xhennetet e begatshme.

Transmetohet nga Mu’aijeh bin Ebi Sufjan, i cili ishte qeveritar i tij (i Umerit), pra prijës, i cili konsultohej me të, e ai ishte ‘Umeri, Khalifeja i muslimanëve. Dhe Ebu Sufjani, siç e dini, ishte prej të konvertuarve pas çlirimit (të Mekes), hyri më vonë në Islam dhe e donte pasurinë (radijAllahu ‘anhu) dhe donte... saqë ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha:

“Kush futet në shtëpinë e Ebu Sufjanit është i siguruar.”

Pra, Ebu Sufjani e shfrytëzoi këtë rast dhe u nis nga Medineja për te Mu’auijeh (në Damask), sepse Mu’auijeh do t’i jap atij të holla dhe pasuri, dhe Mu’auijeh është bujar, dorëdhënë dhe e grumbullonte pasurinë. Pra, ai (Ebu Sufjani) shkoi tek ai dhe ai i dha pasuri në... natyrisht në valixhe, në trasta dhe dhurata. Dhe (Ebu Sufjani) u kthye (radijAllahu ‘anhu).

Dhe ai i dha babait të tij që të kthehet në Medine. Këtë lajm e morri vesh ‘Umeri (radijAllahu ‘anhu), dhe e morri vesh se Ebu Sufjani kishte qenë te Mu’auijeh, ai (Umeri) kërkonte që t’i marr në llogari këtë (Ebu Sufjanin) dhe atë (Mu’auijen). Mjerë për atë që ikte nga ‘Umeri. Kështu që, shkoi te ai. Pastaj, erdhi dhe e përshëndeti me selam atë (Umerin).

Ebu Sufjani kishte rrobat e tij që ia kishte dhënë biri i tij, rroba princore dhe rroba prej mëndafshi dhe gjëra të tjera.

Kështu që, Umeri (radijAllahu ‘anhu) e dërgoi dikë që ta sjell Ebu Sufjanin menjëherë.

Pra, Ebu Sufjani erdhi me rrobat e udhëtimit, rroba që i kishte veshur kështu... pra i parregulluar. Dhe ai hyri tek ai me shkopin e tij, dhe Umeri dërgoi tre shërbëtor dhe tha: “Shkoni në shtëpinë e tij që tani, ngase devetë e kalërimit po i shkarkojnë tani, sillni devetë e kalërimit dhe ai (Ebu Sufjani) nuk di gjë për ta,” Ata i futën ato prapa shtëpisë.

Dhe Ebu Sufjani mendoj se morri fund gjithçka, se vetëm ai e din këtë gjë (për devetë). Përderisa Ebu Sufjani ishte ulur me ‘Umerin, në ato çaste shërbëtorët dhe punëtorët po i shkarkonin devetë dhe trastat me pasuri prapa një dhome tjetër.

‘Umeri i tha (Ebu Sufjanit): “Ç’a do na tregosh?”

Ai (Ebu Sufjani) tha: “E vizitova Mu’auijen.”

Ai (Umeri) tha: “A të dha ndonjë gjë Mu’auijeh?”

Ai (Ebu Sufjani) tha: “Ç’do më jap mua o prijësi i besimtarëve? Pasuria është pasuri e Allahut, në thesaret e Allahut, dhe ti je prijësi i besimtarëve.”

Ai (Umeri) tha: “Në rregull. A nuk të ka dhënë ndonjë gjë? A nuk të ka bërë ndonjë dhuratë?“

Ai (Ebu Sufjani) tha: “Jo! Këto janë rrobat e udhëtimit tim dhe ky është shkopi im.”

U frikësua prej Umerit. Xhinët frikësoheshin nga Umeri, Farukul-Islam (ai që e ndanë të vërtetën nga e kota).

Ai (Umeri) u tha (shërbëtorëve): “Mi sillni trastat.” Vetëm se – pasha Allahun – ato ishin trastat e Ebu Sufjanit të cilat vet ai i solli.

Ai (Umeri) tha: “A nuk të ka dhënë gjë?”

Ai (Ebu Sufjani) tha: “Po.”

Ai (Umeri) tha: “Nxirri jashtë.”

E ata e nxorën dhe i hapën trastat dhe kur aty brenda kishte dhurata. Dhe aty kishte pranga të Herakliut të madh Romak, që ishte dikur në Damask, në të cilën qytet ishte Mu’auijeh, dhe ai (Herakliu) i prangoste njerëzit me këto pranga.

Ai (Umeri) tha: “Së pari, prangoseni atë.”

Ai (Ebu Sufjani) tha: “Mua!” Ai (Ebu Sufjani) ishte komandanti i mushrikëve – siç e dini – në (betejën) e Uhudit.

Ai (Umeri) tha: “Prangoseni.”

Kështu, ata i lidhën duart dhe këmbët.

Ai (Umeri) tha: “Pasha Allahun! Nuk do të lëshojmë derisa sa të më betohesh mua në Allahun, që nuk lënë (fshehur) ndonjë dinar apo dirhem.” Kështu që, ai (Ebu Sufjani) iu betua atij se këto gjenden tek ai.

Ai (Umeri) tha: “Biri jot e vjedh pasurinë në Sham e ti po vjedh këtu! Pasha Allahun, këto i takojnë arkës shtetërore të muslimanëve.”

Kështu që, ia hoqi atij prangat.

Dhe kjo (ngjarje) është e vërtetë, kush do, le ti kthehet (librit) “Kenzul-Ummal.” (1)

Allahu i faltë të gjithë.[/blockquote]

[emphasisbold]Shejkh Feuzan:[/emphasisbold]

Pyetje:

Allahu ju dhëntë mirësi, kam dëgjuar disa prej tyre (thirrësve) të cilët përmendin një transmetim nga një (libër) i quajtur “Kenzul-‘Ummal” dhe thotë se ky transmetim është i vërtetë. Ai thotë se Umeri (radijAllahu ‘anhu) i ka thënë Ebu Sufjanit: “Biri jot vjedh në Sham, kurse ti po vjedh këtu.” Dhe pasi që kemi bërë një kërkim, nuk e kemi gjetur të saktë këtë ngjarje dhe nuk e kemi gjetur këtë në “Kenzul-‘Ummal.” Pra, cila është...?

Shejkh Feuzan: Ky është Kenzi i Shijave (thesari i Shijave), ky është Kenzi i Shijave, nuk është në (librin) “Kenzul-‘Ummal.” Po.

[emphasisbold]Shejkh ‘Abdul-‘Aziz Ali Shejkh:[/emphasisbold]

Mu’auijeh është një sahabij fisnik, mbreti i parë i Islamit, nga mbretërit më të mirë të Islamit, më i miri i tyre. Një prijës nga prijësit e Islamit, i bashkoi muslimanët në udhëheqjen dhe khilafetin e tij, dhe se ai është sahabi i vitytshëm, shkrues i Shpalljes, xhaxhai i besimtarëve, nga më të mirët e muslimanëve dhe imamët e tyre. Disa prej tyre kanë thënë: Sikur të kishit mbërritur kohën e Mu’auijes, do të kishit thënë kjo është koha e Mehdiut. Ai ishte një burrë i virtytshëm, një muxhahid në rrugë të Allahut, një sahabij fisnik, urdhërues i të mirës dhe ndalues i së keqes.

Atë nuk e fyen vetëm se një munafik, një Rafidij i ndyrë. Nuk e shanë atë ai që në zemrën e tij ka iman. Ai ishte shoku i të Dërguarit të Allahut, ai falej pas të Dërguarit të Allahut, dhe e shoqëronte të Dërguarin kur i vinte Shpallja. Atë nuk e shan vetëm se një munafik i fëlliqur.

________________________________________

(1) “Kenzul-‘Ummal” është një vepër në shkencën e Hadithit me 18 vëllime, e autorit Mutekij el-Hindij.

Video në AudioSelefi.org

Përtheu: Jeton Shasivari