Bismilah...

Autor: Imam Abdul-Aziz ibën Baz

Ai që ka mundësi, e ka detyrë që t’i këshillojë ata, t’i udhëzojë në të vërtetën dhe t’i paralajmërojë nga ky batil (e kotë). Kjo është detyrë. Nuk lejohet bashkëpunimi me ta në këtë shkatërrim (fesad); nuk i lejohet askujt që të bashkëpunojë me ta në këtë sherr, porse është detyrë që të këshillohen dhe t’i kthehen udhëzimit e ta lënë këtë të kotë, këtë rrugë shkatërrimtare. E kanë detyrë që ta lënë këtë rrugë dhe ta braktisin atë, siç janë (Muhamed) Mes’ari, (S’ad Rashid) el-Fekihu, (Usame) bin Ladeni, si dhe të gjitha ata që janë dhënë pas këtyre rrugëve shkatërruese. Është detyrë që të paralajmërohet nga këto rrugë dhe është detyrë që të mos bashkëpunohet me ta dhe është detyrë që të këshillohen derisa të kthehen në rrugën e drejtë, në të vërtetën, dhe derisa ta lënë atë të pavërtetën në të cilën janë si dhe shkaqet e përçarjes dhe kundërshtimit. Çdonjëri që thërret për në shkatërrim, në të kotën dhe në fitne, është detyrë që të ndalohet, të mos bashkëpunohet me të dhe të paralajmërohet kundër tij dhe të shfaroset çdo gjëje që ai përhap dhe t’i jepet fund asaj. Kjo është obligim.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

11 Gusht 2015