Refuzimi i parë:
Pyetësi: Ne jemi një grup studentësh dhe duam që të mësojmë fenë e vërtetë të Allahut, siç e ka ndjekur i Dërguari i Allahut dhe Sahabët e tij, e ashtu siç i pasuan ata dijetarët e Sunetit dhe Udhëzimit. Neve na kanë pështjelluar disa çështje në mënyrë të veçantë, të cilat i kanë hedhur disa bashkëkohorë që i atribuohen diturisë, sidomos për sa i përket parimeve dhe rregullave, siç janë këto rregullat që vijojnë:
Rregulli i Parë:i cili është thënë për gabimet e bidatçijve dhe transmetuesve: “Ne korrigjojmë (gabimin) por nuk bëjmë xherh (nuk kritikojmë).”
Shejkh ‘Uthejmini: Kjo është gabim. Përkundrazi ne bëjmë xherh mbi atë që kundërshton të vërtetën.
Pyetësi: Allahu ju bekoftë o Shejkh!
Shejkh ‘Uthejmini: Po.
Pyetësi:Rregulli i dytë o Shejkhu jonë thotë se: “Kushdo që gjykon do të gjykohet.”
Shejkh ‘Uthejmini: “Asnjëherë! Këto janë rregulla për të bërë lajka e lëshime.”
Pyetësi: Allahu ju bekoftë o Shejkh! Rregulli i tretë o Shejkhu jonë thotë: “Nuk ka lidhje midis nijetit dhe veprës, as ndonjë lidhje të afërt apo të largët.”
Shejkh ‘Uthejmini: “Kjo është gënjeshtër, ngase Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Me të vërtetë që veprat janë sipas nijeteve.” Po.
Pyetësi: Rregulli i katërt o Shejkhu jonë thotë: “Dikush kushtëzon që për të bërë xherrh kundër bidatçijve dhe njerëzve të tjerë, duhet të vërtetohet xherrhi me argumente të prera e të padiskutueshme.”
Shejkhu ‘Uthejmini: “Kjo nuk është e saktë.”
Pyetësi: Kanë mbetur edhe vetëm dy rregulla të tjera o Shejkhu jonë. Rregulli i pestë thotë: “Dikush kushtëzon që kush dëgjon një gabim nga një person apo gjen gabime apo bidate në librat e tij, duhet të kërkojë shpjegime dhe të këshillojë përpara se të gjykojë dhe përpara se të sqarojë këto gabime e bidate.”
Shejkh ‘Uthejmini: Kjo është e saktë.
Pyetësi: Porse ai o Shejkhu jonë thotë se kush e kundërshton këtë rregull ka një cilësi prej cilësive të munafikëve!
Shejkh ‘Uthejmini: Kjo është gabim.
Pyetësi: Po. Rregulli i gjashtë dhe i fundit o Shejkhu jonë thotë: “Është prej drejtësisë dhe paanshmërisë që kur këshillon dhe kur paralajmëron kundër bidateve dhe bidatçijve, ne duhet të përmendim të mirat e tyre përkrah të këqijave që kanë ata.”
Shejkh ‘Uthejmini: Unë po ju them jo! Jo! Jo! Kjo është gabim.
Pyetësi: Kjo është vazhdimi i këtij rregullit të gjashtë o Shejkhu jonë, ai thotë se: “Ti kur përmend të mirat e njerëzve të Sunetit, është prej drejtësisë dhe paanshmërisë që të përmendësh edhe të këqijat e tyre përkrah të mirave që kanë ata.”
Shejkh ‘Uthejmini: Më dëgjo o njeri! Më dëgjo o njeri! Kur unë bëj refuzim, nuk bën që të përmend gjërat e mira që ka personi. Nëse unë i përmend gjërat e mira që ka personi ndërkohë që unë po e refuzoj atë, atëherë kjo e dobëson refuzimin që po ia bëj atij.
Pyetësi: “Kjo është njësoj edhe nëse ai është nga Ehli Suneti o Shejkhu jonë?”
Shejkhu ‘Uthejmini: Qoftë ai nga Ehli Suneti apo nuk është nga Ehli Suneti.
Pyetësi: Po, Allahu ju bekoftë.
Shejkh ‘Uthejmini: Unë po e refuzoj atë. Qysh mund ta refuzoj unë atë dhe pastaj ta lavdëroj? A është e logjikshme kjo?!!!
Pyetësi: Mbaruan o Shejkhu jonë.
Refuzimi i dytë:
Pyetësi: Es-selamu ‘alejkum.
Shejkh ‘Uthejmini: Ue ‘alejkumus-selam.
Pyetësi: Shejkh Muhamed Ibën ‘Uthejmin?
Shejkh ‘Uthejmini: Po.
Pyetësi: Kemi disa pyetje nga Hollanda o Shejkh!
Shejkh ‘Uthejmini: Allahu ju dhëntë jetë! Urdhëro!
Pyetësi: Ka ca fjalë, a na nderon o Shejkh me komentet e tua për to, a janë ato në përputhje me rrugën e Ehli Sunetit dhe Xhematit?
Shejkh ‘Uthejmini: Po.
Pyetësi: Ai thotë: “Kush i studjon shkaqet e dezertimeve që po ndodhin nëpër xhematet islamike, do të llogarisë pjesën më të madhe të tyre shkaqe që lidhen me moralin e jo shkaqe që lidhen me akiden dhe menhexhin.” Cila është fjala juaj o Shejkh i nderuar?
Shejkh ‘Uthejmini: Kjo nuk është e saktë! Kjo nuk është e saktë, përkundrazi ato janë shkaqe që lidhen me akiden dhe menhexhin. Khauarixhët kanë menhexh, Shijat kanë menhexh, e kështu me radhë.
Pyetësi: Allahu ju shpërbleftë me të mira! Ai thotë: “Mosmarrëveshjet që kanë xhematet janë mosmarrëveshje ixhtihadi dhe unë e pohoj këtë, se po të mos ishin ashtu, ne padyshim që do t’i kishim nxjerrë ata lehtësisht nga rrethi i Islamit.” Cila është fjala juaj i nderuar?
Shejkh ‘Uthejmini: S’ka dyshim që disa prej atyre mosmarrëveshjeve janë për çështje ixhtihadi, porse disa të tjera janë për shkak të kundërshtimit me inat dhe arrogancë. Për ato çështje ku haku është i qartë, kush i kundërshton ato është inatçi dhe arrogant. E për ato çështje ku haku është i paqartë, atëherë kjo është objekt ixhtihadi.
Pyetësi: Allahu ju shpërbleftë. Ai thotë: “Nëse çështja është rreth studimit për një person specifik, atëherë duhet patjetër që të përmenden të mirat dhe të këqijat e tij, në mënyrë që të nxjerrim një rezultat. Ai që vepron kështu është Dhehebiu dhe poashtu dijetarët e Xherhit dhe Ta’dilit.” A është e saktë që dijetarët e Xherhit dhe Ta’dilit kur përmendin gjendjen e transmetuesve, përmendin të mirat dhe të këqijat e tyre njëkohësisht?
Shejkh ‘Uthejmini: Jo jo, shiko – Allahu të bekoftë – kur duam të refuzojmë një person, ne nuk i përmendim të mirat e tij, sepse kjo do ta dëmtojë refuzimin që po bëjmë. E kur duam të përmendim jetën e tij, për shembull për t’i bërë biografinë, atëherë duhet patjetër që t’i përmendim të gjitha.
Pyetësi: Allahu ju shpërbleftë. Cila është fjala juaj i nderuar për një njeri që e këshillon rininë sunite që të lexojnë librat e Sejid Kutbit, duke specifikuar prej tyre librat “Fij dhilali el-Kur`an” (Nën hijen e Kur`anit), “Me’alim fij et-Tarijk” (Shenja në rrugë), “Limadha e’ademuni” (Përse më ekzekutuan), pa u tërhequr vëmendjen atyre për gabimet që përmbajnë këto libra.
Shejkh ‘Uthejmini: Unë mendoj – Allahu të bekoftë – se ai që është këshillues i sinqertë për Allahun, për të Dërguarin e Tij dhe për muslimanët, duhet t’i nxisë njerëzit që të lexojnë librat e autorëve të vjetër për tefsir dhe për shkencat e tjera përveç tefsirit, sepse ata janë më të begatshme e të dobishme e të mira sesa librat e autorëve të mëvonshëm. Sa i përket tefsirit të Sejid Kutbit – Allahu e mëshiroftë – ai përmban bela, mirëpo shpresojmë që Allahu ta falë atë. Ai përmban bela, siç është për shembull shpjegimi i tij për ngritjen e Allahut mbi Arsh (el-Istiua) dhe shpjegimi i tij për suren “Kul huwAllahu Ehad”, e gjithashtu përshkrimi që ua ka bërë disa të Dërguarve me fjalë të pahijshme.
Pyetësi: Allahu ju shpërbleftë.
Shejkh‘Uthejmini: Mjafton.
Pyetësi: Në rregull o Shejkh, sikur të na jepnit nderin që të bënim edhe pyetjen e fundit?
Shejkh ‘Uthejmini: Po.
Pyetësi: Këto fjalë gjenden në librat dhe kasetat e një personi që quhet Adnan Ar’ur. A e njihni atë o Shejkh i nderuar?Dhe cila është fjala juaj për të?
Shejkh ‘Uthejmini: Nuk e njohim. Nuk e njohim, përveç dimë që ai ka shkruajtur një libër, më duket se flet për mikatet e haxhit, por e ndaloi Institucioni i Fetvave që të përhapet ngaqë ka gabime në të. Përveç kësaj nuk di gjë tjetër për të.
Pyetësi: Allahu ju shpërbleftë.
Shejkh ‘Uthejmini: Allahu ju bekoftë.
Pyetësi: Allahu ju shpërbleftë me të mira.
Shejkh ‘Uthejmini: Amin.
Pyetësi: Es-selamu ‘alejkum ue rahmetUllahi ue barakatuHu.
Shejkh ‘Uthejmini: Ue ‘alejkumus-selam ue rahmetUllahi ue barakatuHu.
Refuzimi i tretë:
Shejkh ‘Uthejmini: Po.
Pyetësi: Es-selamu ‘alejkum ue rahmetUllahi ue barakatuHu o Shejkh!
Shejkh ‘Uthejmini: Ue ‘alejkumus-selam ue rahmetUllahi ue barakatuHu.
Pyetësi: Shejkh Muhamed?
Shejkh ‘Uthejmini: Po.
Pyetësi: Kemi disa pyetje o Shejkh, nëse na lejoni që t’ua paraqisim juve!
Shejkh ‘Uthejmini: Po.
Pyetësi: Cila është fjala juaj për këtë deklaratën që vijon o Shejkh!
Shejkh ‘Uthejmini: Po.
Pyetësi: Mbas dhjetë vjetësh njerëzit do të bëhen të gjithë të kapur mbas Teuhidit dhe s’do të kenë nevojë më që të studjojnë librat e akides siç është “Tauahija”, “Uasitija”, “Hameuija”, “Tedmurija”, “Xheuheratu et-Teuhid”.
Shejkh ‘Uthejmini: Po. Ky njeri shpreson që të ndodhë kështu apo njofton se ka për të ndodhur kështu?
Pyetësi: Kjo është ajo që ka thënë. Ai thotë se mbas dhjetë vjetësh njerëzit do të bëhen të gjithë të kapur mbas Teuhidit e s’do të ketë më nevojë për këto libra që t’i përmenda.
Shejkh ‘Uthejmini: Unë po them që ky a po shpreson nga Allahu që të bëhen të gjithë njerëzit të kapur në Teuhid mbas dhjetë vjetësh apo e tregon këtë si lajm të prerë?
Pyetësi: UAllahi o Shejkh… ai i ka thënë këto fjalë tashmë por nuk e dimë se çfarë ka për qëllim me këtë.
Shejkh ‘Uthejmini: E rëndësishme, duhet të ketë patjetër studim të Akides.
Pyetësi: Allahu Ekber! Po, po, domethënë që kjo fjalë nuk është e saktë o Shejkh?
Shejkh ‘Uthejmini: Nuk është e saktë, sepse njerëzit sot kanë nevojë.
Pyetësi: Po, po.
Shejkh ‘Uthejmini: Sa të shumtë që janë njerëzit e devijuar në Akide.
Pyetësi: Po, Allahu ju shpërbleftë me të mira. Ka edhe një pyetje të dytë o Shejkh. Ai thotë gjithashtu: “Po gjykove do gjykohesh, e po bëre davet do të shpërblehesh.” Cila është fjala juaj për këtë o Shejkh i nderuar?
Shejkh ‘Uthejmini: Çfarë kuptimi ka kjo?
Pyetësi: Ai ka thënë se: “Po gjykove do gjykohesh, e po bëre davet do të shpërblehesh.”
Shejkh ‘Uthejmini: Ë?
Pyetësi: Ky është një rregull që e ka nxjerrë ai.
Shejkh ‘Uthejmini: Nëse bën davet do të shpërblehesh, kjo është e saktë.
Pyetësi: Po. Ai tha se po gjykove, do të gjykohesh; e nëse bën davet, do të shpërblehesh.
Shejkh ‘Uthejmini: Po të them se pjesa “kush bën davet do të shpërblehet” është e saktë. Ama kjo pjesa tjetër “po gjykove do gjykohesh”, çfarë kuptimi ka?
Pyetësi: Ndoshta ai ka për qëllim me këtë fjalë se po gjykove mbi personat e tjerë, edhe ti do të gjykohesh. Ndoshta ky është qëllimi i tij me këtë fjalë.
Shejkh ‘Uthejmini: Nëse ai do që t’ju frikësojë juve që të mos i refuzoni bidatçijtë, atëherë mos ia varni atij.
Pyetësi: Po. Allahu Ekber! Allahu ju dhëntë jetë o Shejkh e ju bekoftë. Kjo është ajo që donim të dëgjonim nga ty o Shejkh, a është e saktë kjo fjalë apo jo. Ne ndodhemi në Evropë dhe na pështjelloi kjo fjalë.
Shejkh ‘Uthejmini: Unë dua - Allahu ju bekoftë - që të inçizoni nëse keni me vete ndonjë inçizues.
Pyetësi: Po, në rregull. Gjithsesi është e inçizuar kjo fjalë o Shejkh. Madje ajo fjalë gjendet edhe te disa nga librat e tij.
Shejkh ‘Uthejmini: Jo, jo, nuk e kam fjalën për atë por e kam fjalën për këtë që thashë unë.
Pyetësi: Fjala jote u inçizua o Shejkh, in shaa Allah.
Shejkh ‘Uthejmini: A e inçizuat?
Pyetësi: Po po, është inçizuar tashmë, elhamdulilah.
Shejkh ‘Uthejmini: Elhamdulilah.
Pyetësi: Allahu ju dhëntë jetë, Allahu ju bekoftë.
Përktheu: Alban Malaj