Bismilah...

 

Parathënie:

...dikush i quajtur Adnan Ar’ur dhe të tjerë si puna e tij, të cilët i ka pushtuar injoranca dhe epshet, madhërojnë deklarata dhe rregulla të shpikura, por zemërohen pamasë kur ato braktisen dhe gabimet e tyre dalin në shesh... Dhe çështja e këtyre njerëzve është nësoj si disa nga Beduinët të cilët nderonin traditat dhe zakonet që urdhëronin udhëheqësit e tyre. Ata zemërohen më shumë kur nuk ndiqen rregullat e tyre sesa kur nuk respektohen ato gjëra që Allahu i ka bërë të pacënueshme, gjë që tregon për devijimin e tyre të hapur.

Ka thënë Shejkhul-Islam Ibn Tejmije në “Minhaxhus-Sunne” (5/130): “Shumë nga ata të cilët i quajnë vetet e tyre Muslimanë - [ashtu si edhe Adnan Ar’uri] - gjykojnë sipas zakoneve të tyre - [ashtu si edhe me rregullat e tyre të devijuara] - të cilat nuk i ka shpallur Allahu, siç janë zakonet e trashëguara të Beduinëve. Dhe të tilla janë edhe urdhërat e udhëheqësve që u binden njerëzit dhe ata e konsideronin si të përshtatshëm gjykimin sipas këtyre zakoneve e jo sipas Kur'anit dhe Sunetit.”

Lexo më gjerësisht...