Bismilah...

Autor: Ahmed bin Jahja en-Nexhmi

 

Pyetje: Kërkimi i ndihmës nga Xhinët e devotshëm. Disa prej tyre argumentohen me fjalën e Shejkhul-Islam (Ibën Tejmijes) se lejohet të kërkosh ndihmë nga Xhinët e devotshëm gjatë rukjes dhe për gjëra tjera. Sa është e vërtetë kjo?

Shejkh Ahmed en-Nexhmi: Nga ta dimë ne se ata janë të devotshëm? Nga ta dimë ne se ata janë të devotshëm kur ne nuk i shohim ata! Madje ai pretendon se është Xhin i devotshëm, kurse realisht është gënjeshtar.

Pyetësi: Atëherë, nuk është e mundur...?

Shejkh Ahmed en-Nexhmi: Nuk lejohet kërkimi i ndihmës nga Xhinët. Nuk lejohet në asnjë mënyrë!

Pyetësi: O Shejkh, po ai që thotë se e zotëron Xhinin?

Shejkh Ahmed en-Nexhmi: E zotëron Xhinin?

Pyetësi: Po!

Shejkh Ahmed en-Nexhmi: Thuaj atij “Urime!” Allahu, i Pastri nga çdo mangësi dhe i Lartësuari, thotë:

إِنَّا جَعَلْنَا الشَّيَاطِينَ أَوْلِيَاءَ لِلَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ

“Ne ua kemi bërë shokë shejtanët atyre të cilët nuk besojnë.” El-Araf, 27

Pyetësi: Allahu ju dhëntë të mira!

Shejkh Ahmed en-Nexhmi: Thuaj atij se kjo është argument se ti nuk paske iman.

 

Përktheu: Jeton Shasivari