Sharja e sahabëve në përgjithësi dhe e Muauijes në veçanti është siç thonë disa prej selefëve: Muauijeh është dera e sahabëve, sharja e Muauijes është sharje e të gjithë sahabëve. Ndërsa, sharja e sahabëve është derë për sharjen e të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, sepse ata janë shokët e tij.
Pra, kjo është një çështje shumë e rrezikshme dhe disa prej njerëzve të bidatit nuk tregojnë kujdes te kjo çështje, e konsiderojnë si diçka të thjeshtë! Kur u pyet Abdullah Ibnul Mubarek, i thanë: Është më i mirë Muauijeh apo Umer Ibn Abdul'Aziz? Ai u përgjigj: “Pluhuri i sandaleve të Muauijes është më i mirë se Umer Ibn Abdul'Aziz.” Sepse Muauijeh ishte i pranishëm me të Dërguarin - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ishte me të Dërguarin - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - jetoi me të Dërguarin - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - banoi me sahabët.
Kështu që çështja e sharjes së Muauijes nuk është diçka e lehtë siç e paraqesin këta njerëz, apo sharja e dikujt tjetër prej sahabëve. Këto çështje janë shumë të rrezikshme, andaj muslimani duhet të tregojë kujdes ndaj tyre. Nuk duhet tu lërë hapësirë atyre që hedhin dyshime lidhur me sharjen e shokëve të të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Përktheu: Servet Mata