Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Ibën Hadi el-Medkhalij

Andaj, ky është pështjellimi dhe ky mashtrimi i bijve dhe rinisë tonë. Merren fëmijët dhe shtyhen duke u dërguar në vende të ndryshme, në beteja të ashpra, Allahu e di më së miri se çfarë u ndodh atyre. Jo! Ajo që është më shumë se kjo është se vet këto grupe që e quajnë veten e tyre “grupe të xhihadit” janë duke bërë luftë kundër njëri-tjetrit.

Grupi SHIISH (Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit) lufton kundër SHIIG (Shteti Islamik i Irakut dhe Gadishullit), kurse SHIIG lufton kundër Al-Kaides, ndërsa el-Kaida lufton ku e di cilin, vrasje dhe luftë. Kjo është gjendja e tyre, neve e kemi parë me sytë tanë, d.m.th neve nuk jemi që mungojmë rreth asaj së çfarë ndodh në terren.

Ku është ky “Islam” në të cilin thirret?! Ku është ky “xhihad” në të cilin thirret?! Allahu e ka nderuar këtë ummet me xhihad, ummet i xhihadit, ummet i Muhamedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –. Por xhihadi ka kriteret e tij dhe kushtet e tij si dhe parimet e tij, po ashtu ka edhe njerëzit e tij të kualifikuar që sqarojnë rregullat legjislative të tij dhe ka njerëzit e tij të cilët urdhërojnë (për luftë) si komandantë. Atyre ju merret fjala dhe u bindet.

Kurse këta (SHIISH, SHIIG, Al-Kaida) janë thirrësa për në fitne (katrahurë, rrëmujë), dhe kjo që ata e quajnë “xhihad” është fitne. Deshën apo s’deshën ata, neve u themi me gojën plotë se ai është fitne.

E lusim Allahun – e Madhëruar e të Lartësuar – që t’i shpëtoj bijtë e muslimanëve prej tyre.

E gjithë lavdia i takon Allahut që u ka dhënë udhëheqësve të këtij vendi (Arabi Saudite) që ta sqaroj gjendjen e tyre. Që ditën e parë e kanë sqaruar dallimin në mes xhihadit dhe terrorizmit. Kjo është nga fatkeqësitë që i është sjellë ummetit Islam, nga Afganistani e deri në Tunizi dhe deri te kufijtë e Turqisë dhe në botën Arabe, që e quajnë “xhihad” kurse ai në fakt nuk është xhihad, përkundrazi është fitne dhe shkatërrim.

E lusim Allahun për mirëqenie dhe shpëtim. O Allah! Shpëtoi ata, shpëtoi ata. O Allah! Na fal neve dhe muslimanët. E lusim Allahun e Madhëruar e të Lartësuar që t’i udhëzojë muslimanët e devijuar dhe të na udhëzoj neve në çdo gjë që është e mirë dhe t’i largojë të gjitha sherret nga vendi jonë, vendet Islame dhe muslimanët, dhe t’i largojë nga muslimanët të gjitha llojet e sherreve. Vërtetë Ai është Bujari dhe Fisniku.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari