Bismilah...

Autor: Shejkh Salih es-Suhejmi

Pyetje: Disa të rinj të entuziazmuar pas Xhihadit, kanë shkuar në Siri dhe i janë bashkangjitur një xhemati që quhet “ed-Deuleh el-Islamijeh” (Shteti Islam) dhe thonë se ajo që është përhapur se ata po vrasin dhe terrorizojnë, nuk është e vërtetë. Pra, cila është fjala e saktë për këtë xhemat (grup), Allahu ju bekoftë?

Shejkh Salih es-Suhejmi: Fjala e saktë është se ai është një grup Kharixhij Tekfirij. Ata e kanë vrarë djalin e djalit të tezës sime para pak ditësh, me pretendimin se ai është murted (i dalë nga feja). Sepse ai ishte në një front tjetër kundërshtar. Të dyja frontet e kanë gabuar rrugën, qoftë ajo që quhet (Xhebhetu) Nusra apo SHIISH-i, porse ky (SHIISH) është më i keq. Që të dy grupet nuk i respektojnë lidhjet e besimtarit, as farefisin e as marrëveshjet.

Mjafton marrëzia që e kanë shpallur para dy apo tre ditëve duke u nisur nga pretendimi i dhënies së besës ndaj Halifes, për të cilin pretendojnë se është Halifeja i muslimanëve. Punën e parë që e bëjnë me disa të rinj tanë që u janë bashkangjitur atyre dhe me të cilën fillojnë është thyerja e besës (ndaj prijësit musliman) me të cilin janë lidhur. Dhe ju e dini gjykimi e thyerjes së besës (ndaj prijësit). Që të gjithë neve jemi të lidhur me besën (ndaj prijësit) dhe ju jeni të lidhur me besën ndaj prijësit në këtë vend.

Kështu që, kjo është mashtrim dhe tradhti. Tradhtarit i ngrihet një flamur dhe i shkruhet sipër se kjo është tradhtia e filanit. Ai që e thyen besën është në rrezik. Ai është në rrezik. Ai që e përçan xhematin, qoftë edhe sa një pëllëmbë dhe vdes, atëherë vdekja e tij është sikur vdekja e Xhahilijetit. Dhe kush heq dorë nga bindja (ndaj prijësit) dhe e përçan xhematin, do ta takoj Allahun duke mos patur as edhe një argument të vetëm.

Pra, këta i thyejnë marrëveshjet dhe i shkelin marrëveshjet, janë plotësisht larg nga e vërteta. Ata i bëjnë qafira dijetarët, i bëjnë qafira udhëheqësit tanë dhe nuk kanë brengë tjetër vetëm se tekfirin, kjo është ajo që ata dinë dhe besojnë se kjo është Feja. I kanë mashtruar fetvat, të cilat fetva i japin disa budallenj mbrapa perdeve.

Ata (që japin fetva) janë dy lloje:

(Lloji i parë janë) myftilerë që janë japin fetva dhe janë bashkë me ta (nëpër mejdanet e luftës me grupet si SHIISH, Nusra, sh.p.). I kanë marr ata për dijetarë dhe janë lidhur me ta dhe nuk i kthehen Gjykimit të Allahut, nuk i kthehen dijetarëve edukatorë. Këta janë të kësaj natyre.

(Lloji i dytë) janë myftilerë që japin fetva e që rrinë ulur, ndoshta japin fetva duke qenë në vendin tonë (Arabinë Saudite) dhe i përkrahin ata duke i inkurajuar që të shkojnë në kremator, ku i djegin të rinjtë e muslimanëve pa ndonjë farë synimi.

Ata luftojnë në një flamur të panjohur dhe nën një flamur të një partishmëriedhe nën flamuj të Xhahiljetit, kurse Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – thotë:

“Nuk është prej nesh ai që lufton nën një flamur të panjohur.”

Ai lufton për partishmëri apo thërret për në partishmëri. Ata janë injorantë, mendjelehtë, të rinj në moshë, të papjekur. Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka paralajmëruar për ta duke thënë:

“Sikur t’i takoja ata (Khauarixhët), do të kisha vrarë mu ashtu siç janë vrarë (populli) i Adit.”

Dhe ka thënë:

“I vrari më i mirë është ai që e kanë vrarë ata (Khauarixhët), dhe ata (Khauarixhët) janë të vrarët më të këqij nën këtë qiell.”

Dhe ka treguar se ata janë qentë e Zjarrit dhe se ata e lexojnë Kuranin, por ai nuk i kalon gurmazet e tyre dhe se ata dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku, nuk kthehen tek ai derisa të kthehet shigjeta tek vrima e saj (harku nga ka dalë, sh.p). I ka quajtur: “Qen të Zjarrit.” Dhe ka treguar se ata do të shfaqen në çdo gjeneratë, çdo herë që shfaqët një grup prej tyre, ata do të shuhen (vriten) derisa të shfaqet me ta Dexhalli.

Dhe ka treguar se ju do ta nënvlerësoni namazin tuaj ndaj namazit të tyre dhe adhurimin tuaj ndaj adhurimit të tyre dhe se ata e lexojnë Kuranin, por ai nuk i kalon gurmazet e tyre. Si dhe cilësi tjera të tyre të cilat i ka sqaruar Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –.

Ata janë vrasësit e Alijut, vrasësit e Uthmanit, vrasësit e Aljiut – Allahu qoftë i kënaqur me të dy –. Ata i vrasin muslimanët dhe i lënë të lirë idhujtarët. Siç ka treguar për ta Besniku dhe i Besueshmi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –. Paraardhësit e tyre (Khauarixhët), vrasësit e Uthmanit, njëri prej tyre hipi mbi kafkën e pastër, mbi kafkën e Uthmanit pasi që ia ndanë (kafkën) nga koka e tij, ky pretendues i mallkuar ka thënë: “Pasha Allahun! Nuk kam njohur ndonjë ditë prej ditëve të Allahut dhe as ndonjë ditë prej ditëve të Xhihadit, më të mirë se kjo ditë.”

Kurse vrasësi i Alijut – Allahu qoftë i kënaqur me të – e ai është AbduRrahman ibën Mulxhem, ka thënë: “E kam lyer me helm këtë thikë dhe ajo ka nëntë tehe, tre prej saj janë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe gjashtë prej këtyre teheve që i kam helmuar janë për urrejtjen që kam ndaj Alijut.” Allahu qoftë i kënaqur me të.

Për këtë arsye shoku i tij (i AbduRrahman Mulxhemit) Imran ibën Hittan, thotë (në një poezi duke e lëvduar vrasësin e Alijut):

“O goditja e atij që ka devotshmëri, nuk ka synuar me të vetëm se të arrij faljen që vjen prej Atij që posedon Arshin. Vërtetë e kujtoj sot atë dhe e llogaris si krijesën më të përsosur tek Allahu prej njerëzve.”

Njëri nga Selefët i kundërpërgjigj duke i thënë:

“O goditja e atij që ka ligësi, nuk ka synuar me të vetëm se të arrij shkatërrimin që vjen prej Atij që posedon Arshin. Vërtetë e kujtoj sot atë dhe e llogaris si krijesën më të keqe tek Allahu prej njerëzve.”

Nga shenjat e tyre (khauarixhëve) – o vëllezër – është fshehtësia. Feja jonë është fe e hapur (e qartë) apo fe e fshehtë?! Fe e hapur apo fe e fshehtë?! Është fe e hapur (e qartë). Nuk ka te ne diçka që ta fshehim. Për këtë arsye, Sufjani – Allahu i Lartësuar e mëshiroftë – thotë: “Nëse i shikoni njerëzit se flasin fshehurazi pa praninë e muslimanëve të thjeshtë (masës së gjerë), dijeni, se ata janë në themelin e devijimit.”

Unë kam bërë një thirrje nga Xhamia e Pejgamberit para katër ditëve duke e refuzuar pretenduesin (Ebu Bekër el-Bagdadijn) e Hilafetit dhe ata dexhalla endacak që ia kanë dhënë besën atij. Shpresoj që ta përhapni këtë në çdo vend, me shpresë se na llogaritet (prej veprave të mira) tek Allahu – i Madhëruar e i Lartësuar –.

Po ashtu, kam dhënë leje që këtë përgjigje ta përhapin ata që duan. Po.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari