Bismilah...

 

Autor: Shejkh ‘Ali Nasir el-Fakijhi
Burimi: http://www.sahab.net/sahab/showthread.php?threadid=324660

Shejkh ‘Ali Nasir el-Fakijhi, një nga Dijetarët e shquar të Medines, ka shpjeguar se ajo që thuhet rreth këtyre kerameteve (mrekullive) është një nga rrugët e Khauarixhëve të cilët i përdorin ato për të ndezur emocionet e rinisë. Ai ka thënë:

“Vërtet, ideologjia e Khauarixhëve e cila konsiston në shpalljen e shoqërive Islame si shoqëri të kufrit nuk ka pushuar së ekzistuari. Dhe kjo ideologji ka thirrësat dhe organizatorët e saj që merren me përhapjen e saj. Ajo është përhapur duke përdorur këto mjete, me anë të përdorimit të Internetit dhe thirrësat (e kësaj ideologjie) i përhapin ato mes të rinjve për të ndezur emocionet e tyre fetare.

Kjo bëhet duke përhapur ato që sipas pretendimit të tyre janë mrekulli (keramete) të muxhahidinëve dhe kjo është nga rrugët e ndezjes së tyre emocionalisht dhe shfrytëzimit të entuziazmit të tyre. Prandaj ata u qasen atyre nga rruga e Fesë së tyre. Dhe ka ardhur në hadithin e Ebu Bekrit për një hadith të ‘Ali Ibn Ebi Talib (radij-Allahu ‘anhu) ku përshkruhen Khauarixhët - dhe Ibn Haxheri e ka përmendur atë në shpjegimin e hadithit: “Pastaj Shejtani do të vijë tek ata nga rruga Fesë së tyre.” Dhe kjo po ndodh sot sepse ato që po përhapen në Internet burojnë nga njerëz të paidentifikuar, të cilëve nuk u njihet as dija dhe as feja e tyre. Dhe e gjithë kjo bëhet për të ndezur emocionet e të rinjve për fenë e tyre. Këto gjëra nuk u kanë hije personit inteligjent sepse ai shndërrohet kështu në një injorant të paidentifikuar (në Internet) dhe një person i tillë mund të jetë agjent i futur sipas koordinimeve të caktuara nga njerëz që kanë qëllime armiqësore ndaj Islamit, qëllime të cilat nuk u tregohen haptazi njerëzve. Dhe kur ne i lajmërojmë njerëzit për këto çështje, ne nuk i refuzojmë kerametet (mrekullitë) e Eulijave (njerëzve të devotshëm e të afërt të Allahut). Përkundrazi, këto çështje janë të vërteta dhe ato janë prej Akijdes së Ehli-Sunetit dhe Xhematit. Gjithashtu, ne nuk e mohojmë atë që po heq Islami dhe Muslimanët nga armiqtë e tyre. Këto çështje dihen mjaft mirë dhe është obligim për çdo Musliman që të bëjë atë që ka mundësi lidhur me këtë. Sidoqoftë, Xhihadi në rrugë të Allahut ka kushte dhe rregulla dhe janë Dijetarët dhe Juristët e Fesë (Dijetarët e Fik’hut) ata të cilët i shpjegojnë të gjitha këto.”

 

Përktheu Alban Malaj