Bismilah...

 

Autor: Ibnul-Kajjim el-Xheuzijjeh
Burimi: Medarixhus-Salikin, vëll. 1, fq. 93-95


Allahu Subhanehu ue Te’ala i ka ndarë njerëzit në tri kategori:

1. “Ata të cilët Ti i begatove” që janë njerëzit e Rrugës së Drejtë “es-Siratal-Mustekijm”, ata të cilët e dinin të vërtetën dhe e ndoqën atë.

2. “Ata të cilët fituan Zemërimin Tënd” që janë ata të cilët e dinin të vërtetën por e refuzuan.

3. “Ata të cilët devijuan” që janë ata të cilët ishin injorantë rreth të vërtetën gabuan në lidhje me të.

Pra, kushdo që e njeh dhe e ndjek të vërtetën është dukshëm në Rrugën e Drejtëes-Siratal-Mustekijm”.

 

Nuk ka dyshim se ky përshkrim u përshtatet më së shumti Sahabëve (radij-Allahu ‘anhum) të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) sesa Rafidave, ngase është krejtësisht e pamundur që Sahabët (radij-Allahu ‘anhum) e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të kenë qenë injorantë rreth të vërtetës ndërsa Rafidat ta kenë njohur atë, ose që Sahabët (radij-Allahu ‘anhum) ta refuzonin të vërtetën ndërsa Rafidat të kenë qenë të kapur fort mbas saj.

Me të vërtetë, ne i kemi parë shenjat që tregojnë se kush nga këto dy grupe janë njerëzit e të vërtetës.

Prandaj, ne i kemi parë Sahabët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): atyre iu dha fitore në tokat e Kufarëve që u kthyen në toka të Islamit dhe atyre iu dha fitimi i zemrave me Kur’anin, me dituri dhe me udhëzim. Pra, shenjat e tyre tregojnë se ata janë njerëzit e Rrugës së Drejtë, “es-Siratal-Mustekijm”.

Gjithësesi, ne kemi parë të kundërtën e kësaj tek Rafidat në çdo kohë e në çdo vend. Nuk ka patur ndonjë armik të Muslimanëve që të mos ketë patur mes rradhëve të tyre Rafida që i ndihmonin kundër Islamit.

Sa të këqija dhe fatkeqësi i sollën ata Islamit dhe Muslimanëve? A nuk bënë kërrdinë (mbi Muslimanët) shpatat e Mushrikëve të ushtrisë së Hulakut (Xhingis Khanit) dhe Tartarëve të cilët udhëhiqeshin nga Rafidat?

A nuk u shkatërruan xhamiat, u dogjën mus’hafet, u vranë prijësat e Muslimanëve, dijetarët e tyre, të devotshmit e tyre dhe Khalifi i tyre, veçse si rezultat i Rafidave dhe ndjekësve të tyre të marrë?

Mbështetja që ata u japin Mushrikëve dhe Kristianëve dihet mjaft mirë nga njerëzit e ditur apo njerëzit e thjeshtë, dhe dëmet e tyre në këtë Fe janë të njohura poashtu.

Andaj kush nga këto dy grupe e meriton më shumë Rrugën e Drejtë “Siratal-Mustekijm” dhe kush prej tyre ka fituar Zemërimin dhe Devijimin, nëqoftëse e dini?

Prandaj Selefët shpjeguan se “Siratal-Mustekijm” (Rruga e Drejtë) dhe njerëzit e saj janë Ebu Bekri, ‘Umeri dhe Sahabët (radij-Allahu ‘anhum) e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe tefsiri i kësaj Rruge është tamam siç kanë thënë ata, për arsye se Rruga (Sirat) që ndoqën ata ishte pikërisht Rruga e Pejgamberit të tyre. Ishin ata të cilët Allahu i begatoi, ndërsa Ai ishte i Zemëruar me armiqtë e tyre dhe Ai gjykoi se armiqtë e tyre ishin në devijim.

Ebul-‘Alija Rufia’ er-Rijahi – nga Tabi’inët më të shquar – ka thënë: “es-Siratal-Mustekijm është i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe dy Shokët e tij.”

Ebul-‘Alija gjithashtu ka thënë për thënien e Allahut: “Në Rrugën e atyre të cilët Ti i begatove”, ata janë familja e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), Ebu Bekri dhe ‘Umeri.”

Kjo është e vërteta, sepse Familja e tij, Ebu Bekri dhe ‘Umeri ishin në një rrugë dhe mes tyre nuk kishte mosmarrëveshje. Ata ishin besnikë për njëri-tjetrin. Sahabët e lavdëruan Ebu Bekrin dhe ‘Umerin dhe u shpallën luftë atyre që luftuan kundër këtyre të dyve, kurse siguria ishte për ata që i nderuan këta të dy. Kjo dihet mjaft mirë nga Umeti, nga njerëzit e ditur apo nga njerëzit e thjeshtë.

Zejd bin Eslem ka thënë: “Ata të cilët Allahu i begatoi” janë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), Ebu Bekri dhe ‘Umeri.”

Nuk ka dyshim se të bekuarit janë ata që ndjekin të Dërguarin.

Kurse ata të cilët kanë mbi kryet e tyre Zemërimin, janë ata të cilët nuk e ndjekin atë.

Ata që e ndoqën dhe iu bindën të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nga Umeti, ishin Sahabët e tij dhe Familja e tij.

Ata që e ndoqën të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) më së shumti nga Sahabët e tij, të cilët konsideroheshin si shikimi dhe dëgjimi i tij, ishin Ebu Bekri dhe ‘Umeri.

Ata të cilët janë më të ashpërit në kundërshtimin e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) janë Rafidat. Kundërshtimi i tyre njihet mjaft mirë nga të gjitha sektet e Umetit.

Kjo është arsyeja përsa Rafidat e urrejnë Sunetin dhe njerëzit e tij; ata kanë armiqësi ndaj tij dhe njerëzve të tij. Kështu që, ata janë armiq të Sunetit të tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Familja e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe bijtë që i ndjekin ata janë trashëgimtarë të plotë, më saktë ata janë trashëgimtarët e tij të vërtetë.

Kështu pra, bëhet e qartë se “Siratal-Mustekijm” është rruga e Sahabëve të të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ndjekësve të tij.

Rruga e njerëzve që kanë mbi kryet e tyre Zemërimin e Allahut dhe janë në devijim, është rruga e Rafidave.

Pikërisht në të njëjtën mënyrë refuzohen edhe Khauarixhët, pasi armiqësia e tyre ndaj Sahabëve është mëse e njohur.

 

Përktheu Alban Malaj