Bismilah...

 Mexhmu’ul-Fetaua, 35/161

Është pyetur Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë: Kush janë Druzët dhe Nusajritë dhe çfarë gjykimi ka për ta?

Ai, Allahu e mëshiroftë, u përgjigj:

Druzët dhe Nusajritë janë pabesimtarë, me pajtimin e të gjithë Muslimanëve. Nuk lejohet të hahen kafshët që therin ata dhe nuk lejohet të martohesh me vajzat e tyre. Atyre nuk u kërkohet që të pranojnë xhizjen (tatimin që paguajnë jo-muslimanët për të jetuar në shtetin Islam) sepse ata janë të dalë nga feja Islame dhe nuk janë Muslimanë, dhe nuk janë as Jehudë dhe as të Krishterë. Ata nuk pohojnë obligueshmërinë e pesë kohëve të namazit, agjërimin e Ramazanit dhe obligueshmërinë e Haxhit. Ata nuk e konsiderojnë haram kafshën e ngordhur, alkoolin, etj., të cilat i kanë bërë haram Allahu dhe i Dërguari i Tij. Ata edhe nëse shfaqin Dy Dëshmitë përkrah këtyre besimeve që kanë, ata përsëri janë pabesimtarë, me pajtimin e të gjithë Muslimanëve.

Nusajritë janë pasuesit e Ebu Shuajb Muhamed bin Nesir, i cili ishte një ekstremist që thoshte: "Aliu është zot..."

Druzët janë pasuesit e njërit që quhej Heshtekin ed-Durzij, i cili ishte një ndër përkrahësit e el-Hakimit (udhëheqësi i Shijave Fatimij). Udhëheqësi el-Hakimi e kishte dërguar atë në krahinën “Uaadij temimullah bin th’alebeh” dhe Durzij i kishte ftuar banorët e vendit të besonin se el-Hakimi është zot. Ata el-Hakimin e quajnë ‘el-Baari el-‘Al-lam (ai që sjell gjithçka në ekzistencë dhe i gjithëdijshëm) dhe zotohen tek ai. Gjithashtu, Druzët janë të ngjashëm edhe me sektin Ismailije, të cilët thonë se Muhamed bin Ismaili e ka abroguar Sheriatin e Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Druzët janë njerëzit që kanë më shumë kufër dhe janë ekstremistë. Ata thonë se kjo botë ka qenë e përhershme, pa fillim dhe pa mbarim, dhe mohojnë botën tjetër, mohojnë obligimet dhe ndalesat e Islamit. Ata në këtë aspekt janë të ngjashëm me Keramitët Batinijeh (që shfaqen si Muslimanë por fshehin kufrin në zemra) të cilët janë më qafira se Jehudët, të Krishterët dhe mushrikët Arabë. Qëllimi i Druzëve është të jenë filozofë, sipas doktrinës së Aristotelit dhe të ngjashmëve me të, apo të jenë si Mexhusët. Fjalët e tyre bazohen në fjalët e filozofëve dhe Mexhusëve dhe gjithashtu ata shfaqin shumë Shi’izëm (sikur janë në anën familjes së Alijut, radijAllahu anhu) me hipokrizi.

 

Përktheu: Jeton Shasivari