Burimi: Sherhu Kitab el-Kaideh el-Xhelileh fi et-Teuessuli ue el-uesileh (Ibën Tejmijeh), pyetja nr. 1350
💠 Pyetje: Çfarë akideje kanë Kaderijt?
🔹 Përgjigje: Akideja e Kaderijve ndahet në dy kategori:
Kategoria e parë: E mohojnë Kaderin dhe këta janë Mutezilët të cilët teprojnë në pohimin e veprave të njerëzve duke thënë: “Njerëzit me zgjedhjen e tyre i bëjnë veprat e tyre dhe se Allahu nuk i ka paracaktuar dhe as nuk i ka krijuar ato.” Kështu, këta e mohojnë Kaderin. Këta quhen Kaderijt mohues.
Kategoria e dytë: Janë Kaderijt ekstremistë (ose Xhebrijet), të cilët e tepruan në pohimin e Kaderit saqë thanë: “Për njeriun nuk ka zgjedhje (pra njeriu bën vepra pa vullnetin dhe dëshirën e tij).”
Pra, Mutezilët thonë: “Njeriu ka zgjedhje të pavarur (nga Allahu për të bërë vepra).” Kështu, ata e teprojnë në pohimin e veprave të njerëzve.
Kurse Xhebrijt (Kaderijt ekstremistë) kanë mendim të kundërt: e teprojnë në mohimin e veprave të njerëzve dhe thonë: “Njeriu është i detyruar dhe nuk është në dorën e tij bërja e veprave. Njeriu është është sikur i vdekuri përpara atij që e lanë, apo si pupla të cilën e lëviz era që nuk ka vullnet.” Pra, ata e teprojnë në pohimin e Kaderit me qëllim që ta zhveshin njeriun nga zgjedhja dhe veprimet e tij.
Pra, ata janë në dy ekstreme.
Përktheu: Jeton Shasivari