Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Ibën Salih el-Uthejmin

Burimi: Sherhu Usuulin fi Tefsir, kaseta 1, pjesa e parë, min. 22:34

I Lartësuari ka thënë:

وَأُوحِيَ إِلَيَّ هَـٰذَا الْقُرْآنُ لِأُنذِرَكُم بِهِ وَمَن بَلَغَ

“Më është shpallur mua ky Kuran që nëpërmjet tij t’ju tërheq vërejtjen juve dhe kujtdo që i përcillet.” El-En’am, 19

Tek Fjala “Më është shpallur mua” kush është (fjalë e paqartë)? Allahu – i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar. “Që t’ju tërheq vërejtjen nëpërmjet tij” d.m.th, që t’ju paralajmëroj nga kundërshtimi (ndaj Allahut dhe të Dërguarit, sh.p.). “Dhe kujtdo që i përcillet” d.m.th. atyre që u përcillet Kurani.

Në Fjalën e Tij “Dhe kujtdo që i përcillet” është aludim se atij që nuk i është përcjellë Kurani, nuk i është ngritur argumenti, nuk i është ngritur argumenti. Po ashtu, atyre që u është përcjellë Kurani sipas një pikëpamjeje të turbullt (të gabuar), kështu që atyre nuk u është ngritur argumenti, por nuk është sikur justifikimi i parë i cili nuk u ka mbërritur atyre përfundimisht. Sepse atij që i është përcjellë (Kurani) sipas një pikëpamjeje të gabuar, ai e ka për detyrë që të hulumtojë, por ndoshta ai ka besim në zemrën e tij se ai që ia ka përcjellë atë “nuk ka nevojë” për të hulumtuar sipas pikëpamjes së tij. Tani, feja Islame, a është përcjellë tek njerëzit e thjeshtë pabesimtarë me një pikëpamje jo-të zymtë (të qartë)? Jo! Kurrsesi!

Kur u shfaq çështja e Ikhuanëve (sekti i Ikhuanul-Musliminëve) të cilët sillen pa urtësi, u shtua shpërfytyrimi i Islamit në sytë e perëndimorëve dhe jo-perëndimorëve, kam për qëllim ata të cilët hedhin eksploziv në radhët e njerëzve me pretekstin e se kjo është xhihad në rrugë të Allahut. Por në realitet, ata i kanë bërë keq Islamit, kurse Muslimanët janë shumë më të mirë se ata.

Çfarë pasojash kanë sjellë ata?! Po ju pyes: a u interesuan pabesimtarët për Islamin apo u larguan akoma më shumë? U larguan akoma më shumë prej tij. Kurse ndonjëri nga Muslimanët gati sa nuk e mbulon fytyrën e tij në mënyrë që të mos e përkatësojnë tek ky grup tmerrues e i frikshëm, kurse Islami është larg atij grupi. Islami është larg atij grupi. Madje, edhe pasi u bë obligim Xhihadi, sahabët nuk shkonin në shoqëritë e pabesimtarëve që t’i vritnin ata. Kurrë! Përveç se me një xhihad që ka një flamur nga një udhëheqës që ka mundësi të bëjë xhihad.

Kurse ky terrorizëm, betohem në Allahun, është mangësi për Muslimanët. Betohem në Allahun. Sepse ne po i shohim pasojat e tij. Nuk ka pasoja (të mira), por është e kundërta, aty ka prishje të famës (së Islamit). Sikur të silleshim me urtësi dhe t’ia kishim frikën Allahut për vetet tona, do ta kishim përmirësuar veten tonë së pari, pastaj do të ishim përpjekur për t’i përmirësuar edhe të tjerët me rrugë sheriatike, ky do të kishte qenë rezultati – rezultat i mirë.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari