Një ndër parimet dhe rreziqet e tyre (Ikhuanëve) është se ata thërrasin për afrim me Rafidijtë dhe sektet e tjera. Ikhuanët bëjnë aleancë me Rafidijtë dhe një delegacion i tyre (Hamasit) kanë vizituar Rafidijtë. Kur filloi revolucioni i Khumejnit, Ikhuanët i thurnin lavde atij, e shenjtëruan dhe bënë aleancë me ta kundër Ehli Sunetit. Në atë kohë, dy herë e vizituan Khomeinin. Herën e fundit, i dërguan një shkresë duke i hedhur pluhur syve, dhe i thanë: “Ne të japim besën që ti të jesh Halifeja i Muslimanëve.” Cilin kishin për qëllim? Khomeinin.
“Ne të japim besën që ti të bëhesh Halifeja i Muslimanëve, por ne duam që ju, Shijat, të korrigjoni diçka nga parimet tuaja, të thoni: ‘Mospajtimi që ishte midis Halifëve të Drejtë nuk ishte fetar, por ishte politik.’”
Fillimisht, kjo refuzohet nga dy këndvështrime:
E para: Nuk ka patur mospajtime midis Halifëve të Drejtë, Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit dhe Aliut.
E dyta: Ata që e shpikën këtë “mospajtim” janë Rafidijtë dhe ata e quajtën atë mospajtim fetar, gjoja se Hilafeti është marrë me dhunë nga Aliu, radijAllahu anhu.
Kundërpërgjigja e Khomeinit ndaj atyre (Ikhuanëve) që nuk kuptonin, për shkak traumave të shumta, ishte...
(Një poet thotë):
مَن يَهُن يَسهُلِ الهَوانُ عَلَيهِ
ما لِـــــــجُرحٍ بِمَيِّتٍ إيلامُ.
Njeriu i pavlerë bie pre e poshtërsive,
Ashtu si i vdekuri që kur plagoset nuk ndjen dhimbje.
Ata iu kundërpërgjigjen me kushtetutën iraniane, se ata janë xhaferije ithnej-asherije. Ata besojnë se Hilafetet e Ebu Bekrit, Umerit dhe Uthmanit ishin të pavlefshme. Një ndër gjërat që transmeton Khomeini në librin e tij “El-Esraar,” nga Nimetullah el-Xhezairij, i cili vdiq para 200 viteve, është një fjalë e këtij të cilën Khomeini e miraton: “Ai Zot i Cili pajtohet që Ebu Bekri dhe Umeri të jenë Halifet e Tij, Ai nuk është Zoti ynë! Ai pejgamber që pajtohet që Ebu Bekri dhe Umeri të jenë Halifet e Pejgamberit, ai nuk është pejgamberi ynë!”
Atëherë, kjo i bie: Zoti ynë nuk është Zoti i tyre dhe Pejgamberi ynë nuk është Pejgamberi i tyre.
Pra, ata i hoqën Allahut të qenët Zot dhe i Adhuruar, dhe ia hoqën profetësinë Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
A nuk është Pejgamberi ai që tha tërthorazi, e nëse jo tërthorazi qartazi se Halife do të jetë Ebu Bekër es-Siddiku, radijAllahu anhu?
اقْتَدُوا بِاللَّذَيْنِ مِنْ بَعْدِي
“Ndiqni këta dy pas meje...” Sahih Tirmidhi (3805).
Kush janë ata dy? Ebu Bekri dhe Umeri.
Përktheu: Jeton Shasivari