Bismilah...



Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit.

E gjithë lavdia i takon Allahut, lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, si dhe mbi Familjen e tij, mbi Shokët e tij dhe mbi këdo që pason udhëzimin e tij. E më pas:

Më kanë transmetuar se disa të rinj kanë përgënjeshtruar atë që ka përcjellë nga unë vëllai Eba Usameh el-Kuurij në lidhje me hapjen e shoqatave në Marok, dhe unë them se s’ka dyshim që Ebu Usameh ka thënë të vërtetën në atë që përcolli, e po ashtu vëllai ‘Abdullah et-Talibij ka thënë të vërtetën në atë që përcolli nga unë.

Dhe unë u drejtova këtë këshillë bijve të mi në Marok, duke treguar kujdes për davetin e tyre e duke dashur të shmang nëpërmjet asaj këshille shkaqet e përcarjes e të ndarjes dhe përfundimet e rrezikshme që të shpien shoqatat. Prandaj unë nuk njoh asnjë shoqatë në botë, që të jetë themeluar me emrin e Selefizmit, që të mos ketë dështuar plotësisht dhe të mos ketë devijuar qartazi fare, ngase tek ato futen ambicjet, dashuria për dynja, dashuria për udhëheqje e gjëra të tjera të kësaj natyre... dhe këto do të jenë pasojat e tyre.

Dhe unë e ritheksoj atë që thashë, se Eba Usameh ka thënë të vërtetën dhe ‘Abdullah (et-Talibij) ka thënë të vërtetën në atë që përcollën nga unë, se ata (në Marok) nëse janë të detyruar dhe duhet patjetër të hapet ajo që quhet “shoqatë”, e cila në realitet është Daar el-Hadijth, unë thashë këtë fjalë: se ata duhet të mjaftohen me Daar el-Hadijth në Agadir me qëllim që ta përdorin për dijetarët, ngase ata nuk mund të mirëpresin dijetarët përveç se nëpërmjet këtij Daar (el-Hadijth), dhe kjo është domosdoshmëri dhe domosdoshmëria është në varësi të peshës së saj. Ues-selamu ‘alejkum ue rahmetullahi ue barakatuhu.

 

 

Përktheu Alban Malaj

Video në AudioSelefi.org