Bismilah...

Autor: Shejkh Muhammed Ibën ‘Abdul-Uehhab el-Uasabij
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=136665

 

Ehli-Suneti – siç e dini – nuk kanë grupacione. Ehli-Suneti thërrasin tek Libri i Allahut dhe tek Suneti i të Dërguarit të Allahut. Ehli-Suneti nuk ndahen në grupacione, sikurse grupacionet e tjera të njohura. Ehli-Suneti nuk e humbasin kohën me grupacione dhe nuk e humbasin kohën me shoqata. Ehli-Suneti kapen fort mbas Kur'anit dhe Sunetit, ashtu siç kanë qenë Sahabët (radij-Allahu ‘anhum), dhe i thërrasin njerëzit që të kapen fort mbas Kur'anit dhe Sunetit. Ata u mësojnë njerëzve çështjet e fesë së tyre dhe ato gjëra që u bëjnë dobi atyre në punët e fesë së tyre, i paralajmërojnë që të ruhen nga bidatet, nga gjynahet, nga të këqijat dhe nga hizbijet (grupacionet), si dhe i urdhërojnë njerëzit që të kapen fort mbas Kur'anit dhe Sunetit. Ky është daveti i Ehli-Sunetit, ata të cilët ecin në rrugën që ecën Selefët e Devotshëm (radij-Allahu ‘anhum).

Selefët e Devotshmën nuk kanë patur grupacione/parti, nuk kanë patur shoqata, nuk kanë patur votime dhe as demonstrata. Daveti i Ehli-Sunetit është sipas rrugës së Selefëve të Devotshëm.

Ka disa njerëz që ishin prej Ehli-Sunetit, por pastaj ata dolën grup më vete, ndryshuan dhe e ndërruan rrugën, ata s’duhet të përfillen. Ka njerëz që ishin prej Ehli-Sunetit, pastaj ata ndryshuan dhe e ndërruan rrugën, ashtu siç e ndërruan të tjerët përpara tyre. Ata u ndikuan nga të tjerët që ndryshuan dhe e ndërruan rrugën. Edhe pse ata pretendojnë se janë Selefijunë dhe janë prej Ehli-Sunetit, këto janë thjesht pretendime (të pavlera),

sepse edhe Esharitë pretendojnë se janë prej Ehli-Sunetit, porse ajo që merret në konsideratë është puna e jo pretendimet. Atij që pretendon i thuhet: Nëse je prej Ehli-Sunetit, atëherë kapu fort mbas Sunetit e mos thirr në hizbije! Ehli-Suneti nuk kanë hizbije, nuk kanë parti e nuk kanë votime. Nëse ti je prej Ehli-Sunetit dhe në rrugën e Selefëve, je në rrugën e Selefëve të Devotshëm, në rrugën ku eci Ebu Bekr es-Siddijk (radij-Allahu ‘anhu), ‘Umer el-Faruk (radij-Allahu ‘anhu), ’Uthman Dhun-Nurajn (radij-Allahu ‘anhu), ‘Alij Ibn Ebij Talib (radij-Allahu ‘anhu) dhe krejt Sahabët e tjerë, nëse ti je në rrugën e Sahabëve, dije se Sahabët nuk kishin bidate, nuk kishin hizbije (grupacione), nuk kishin festime të mevludit dhe as nuk kishin votime. Kush thotë se është në rrugën e Sahabëve, vepra e tij dëshmon nëse ai po thotë të vërtetën. E nëse po gënjen, atëherë vepra e tij do ta demaskojë atë dhe dëshmon kundër tij.

Dhe ne lusim Allahun për veten tonë dhe për ju dhe për të gjithë Muslimanët që të na bëjë të palëkundur në Kur'an dhe Sunet.

Po mjaftohem me kaq.

Allahu dërgoftë lavdërime dhe bekime për Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe për Familjen e tij.

Video në AudioSelefi.org

 



Përktheu: Alban Malaj