Bismilah...

Autor: Muhadithi Muhamed Nasiruddin el-Albanij

Burimi: Silsiletu el-Ehadithi ed-Da’ifeh ue el-Meudu’ah, vëll. 2, fq. 63, nr. i hadithit 598.

 

 

"-598  لما قدم المدينة جعل النساء والصبيان والولائد يقلن:طلع البدر علينا من ثنيات الوداع وجب الشكر علينا ما دعا لله داع ".

598 – Kur ai hyri në Medine, gratë, fëmijët dhe gocat filluan të thonë: “Tale’a el-bedru ‘alejna min thenijeti el-uad’a uexhebe esh-shukru ‘alejna ma de’a liLahi d’a.”

Da’if (i dobët).

 

E ka transmetuar el-Hasen el-Khal’ij në “el-Feuaid” (2/59). Po ashtu edhe Bejhakiu në “Delailu Nubu’ueh” (2/233) nga Fudajd bin Habbab i cili ka thënë: Kam dëgjuar Abdullah bin Muhamed bin ‘Aisheh të thotë... dhe pastaj e përmendi këtë.

Ky zinxhir është i dobët, transmetuesit janë të besueshëm, por është m’udal [1] ngase në zinxhirin e tij kanë rënë tre a më shumë transmetues. Ky Ibën Aisheh është nga mësuesit e Ahmedit dhe ai nuk e përmend emrin e transmetuesit midis tij dhe Pejgamberit – alejhi salatu ue selam (hadithi është mursel). Dhe me këtë Hafidh el-‘Irakij i ka gjetur dobësi (‘il-leh) këtij hadith në librin “Takhrixhul-Ihja” (2/244). Pastaj Bejhakiu në “Tarikh ibni Kethir” (5/23) ka thënë: “Këtë e përmendin dijetarët tanë kur ai mbërriti në Medine nga Mekkeja, jo se ai mbërriti në Medine përmes Thenijetul-Uad’a duke ardhur nga Tebuku.”

Këtë që e rrëfen Bejhakiu nga dijetarët, i është mbështetur edhe Ibën Xheuzij në “Telbisu Iblis” (fq. 251, tahkiku i kolegut tim, profesorit Khajrudin Uanlij), por këtë e ka refuzuar Muhakiku Ibën Kajjimi në “Zadul-Me’ad” duke thënë: “Kjo është ngatërresë (uehmun) e qartë ngase Thenijetul-Uad’a është nga ana e Shamit, të cilën nuk e sheh ai që vjen nga Mekkeja për në Medine dhe nuk kalohet përmes saj përveç nëse drejtohesh nga Shami.”

Megjithëkëtë, njerëzit vazhdojnë të kenë mendim të kundërt me këtë që është vërtetuar (nga Ibën Kajjimi), me gjithë faktin se ngjarja fund e krye nuk është e vërtetuar siç e pe edhe vet.

Vërejtje!

Gazali e ka përcjellë këtë ngjarje duke shtuar “...me def dhe këndime,” kjo që thotë Gazali nuk ka bazë siç e ka përmendur këtë Hafidh el-Irakij duke thënë: “Në atë nuk përmenden defi dhe këndimet.” Njëri nga ata që është mashtruar me këtë shtesë dhe e kanë transmetuar ngjarjen bashkë me këtë duke u argumentuar për lejimin e enashideve që i bëjnë për Pejgamberin dhe që njihen sot, atij i thuhet: “Së pari vërtetohu, pastaj fol.” Duke u bazuar tek kjo, sikur ngjarja të ishte e saktë, nuk do të ishte argument për ata që e kanë zgjedhur këtë mendim, siç u cek më parë në hadithin 579. Kështu që s’ka nevojë ta përsëris prapë.

[1] Shënim i përkthyesit: Hadith M’udal është kur në një zinxhir bien dy a më shumë transmetues njëri pas-tjetrit.

Përktheu: Jeton Shasivari