Autor: Shejkh Ubejd el-Xhabirij
Pyetësi thotë:
Shejkhu jonë, në këtë Muaj të Bekuar (të Ramazanit) po transmetohet një serial në të cilën shfaqet personaliteti i Sahabiut të ndershëm, ‘Umer bin Khatabit (radijAllahu 'anhu) si dhe as’habëve të tjerë (radijAllahu 'anhum). Pra, çfarë e këshilloni atë që i shikon këto seriale të këtilla, Allahu ju begatoftë?
Përgjigje:
Për ndalesën e kësaj kanë dhënë fetva dijetarët e nderuar dhe prej tyre është Shejkh ‘Abdul-‘Aziz bin Baz, Shejkh Ibn ‘Uthejmin si dhe të tjerë. Dhanë fetva për ndalesën e kësaj, ngaqë ata i ndaluan të gjitha llojet e aktrimit. Madje më kujtohet se para njëzet viteve përafërsisht apo më shumë, doli një fetva ku thuhej se kjo është nënçmim për Sahabët. Ndërsa atyre njerëzve u dhanë fetva ata të devijuarit dhe prej tyre është Selman el-Audeh, Kardaui, dhe kryetari i Komisionit Sheriatik – siç thonë se ai është Hasan Husejn, nuk e di kush është! Mendoj se është nga Bahrejni, nuk e di prej nga është!? Pra, ata janë Imamët e devijimit. Dhe kush ka për udhëheqës dhe komandant Imamët e devijimit, atëherë nuk duhet t'i jepet rëndësi se ku u shkatërrua.
Ka thënë (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):
إنّ اللهَ لا يَنْتَزِعُ العِلْمَ انتِزاعًا، و لكِنْ بِقَبْضِ العُلماءِ، حتّى إذا لمْ يَبْقَ عَالِمٌ
Apo ka thënë:
لمْ يُبْقِ عالمًا، اتّخذَ النّاسُ رؤوسًا جُهّالًا، فَسُئِلُوا، فأفْتوا بغيرِ علمٍ فضلُّوا وأضلّوا
Dhe nga ata që është i devijuar në dije është Selman el-Audeh dhe Kardaui dhe ka prej tyre që është injorant. Po.
Mos u mashtroni pas të këtillëve. Kështu bidatet e tërheqin njëri-tjetrin. Po
Perktheu: Jeton Shasivari