Bismilah...

Autor: Shejkh Sulejman Ruhejli

 

 

Pa dyshim se tolerimi i njerëzve në bërjen e fotove është bërë një dukuri, madje edhe në Xhaminë e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Hatibi mban hutben, kurse ai i bën selfije. Nuk dëgjon asgjë nga hutbeja. Madje edhe gënjejnë kur bëjnë foto. Ju lutem ma bëj një foto (Shejkhu ngre duart duke i imituar ata që bëjnë sikur luten). Ai është gënjeshtar, nuk është duke bërë du’a (lutje). Por kur (haxhiu apo umrexhiu) kthehet në Indonezi, fotografinë e vendos në kornizë në dhomën e ndenjes, ku është fotografuar duke qëndruar në këmbë në Xhaminë e Pejgamberit dhe duke bërë lutje.

Unë u them njerëzve: Kjo është haram.

U them atyre edhe gjatë mësimeve të mija në Xhaminë e Pejgamberit: ta zëmë se sikur vetëm 10 %  e fotografimit të jetë haram, vetëm 10 %. Ti a ke ardhur në Medine që ta ekspozosh vetën tënde ndaj gjunaheve apo që të kërkosh shpërblim?

Ti ke ardhur që të kërkosh shpërblim.

Të supozojmë se fjala ime në të cilën them se: Mendimi më i saktë për fotot është se janë haram, (ta zëmë se) është mendim i dobët, por sido që të jetë, përsëri ngelet mundësia që ajo është haram. Si e fut veten tënde në këtë hamendësim në Medinen e të Dërguarit të Allahut – lëvdata dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – apo duke qenë në Mesxhidul-Haram (në Kabe).

Pastaj, bërja e fotove është e ndaluar edhe nga një këndvështrim tjetër, e ajo është syfaqësia (er-rija). Selefët (paraardhësit tanë të devotshëm) i fshihnin veprat e tyre të mira, madje edhe gjatë khushu-it (frikërespektit) në adhurime.

Imam Ahmedi kur u fliste njerëzve dhe ndjente se fillonte të kishte frikë, vendoste dorën në hundë dhe thoshte: “Sa i rëndë është gripi.” Sikur ajo që i ndodhte zërit të tij (nga qarja apo emocionimi) është pasojë e gripit. Ndoshta edhe ngrihej nga tubimi dhe hynte në shtëpinë e tij. Selefët i fshihnin veprat e tyre të mira sa më shumë që mundnin.   

Kurse ti gënjen, bën sikur po lutesh dhe pastaj e merr atë (foto) duke e shfaqur para njerëzve.

Pa dyshim se nxënësit e dijes duhet ta kurojnë këtë dukuri, me urtësi, me metodë bindëse dhe me argumente.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari