Bismilah...

Autor: Ahmed bin Abdul-Halim bin Abdus-Selam ibën Tejmijeh (728 h.)

Burimi: Mexhmu’u el-Fetaua 9/86-96

 

Pyetje: Hadithin që e thonë disa njerëz “Sikur të mos ishe ti (o Muhamed), Allahu nuk do ta kishte krijuar as Arshin, as tokën, as qiellin, as diellin e as hënën, etj.,” a është i vërtetë ky hadith apo jo?

Përgjigje:

Muhamedi është zotëria i bijve të Ademit dhe është krijesa më e mirë dhe më fisnike. Ata që thonë se “Allahu e krijoi botën për hir të tij [1],” ose “sikur të mos ishte ai, Allahu nuk do ta krijonte as Arshin, as Kursijn, as qiellin, as tokën, as diellin e as hënën,” ky hadith që thuhet se është transmetuar nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – nuk është as i saktë e as i dobët dhe askush nga dijetarët nuk e ka përcjellë këtë hadith nga Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Madje nuk dihet se është përcjellë diçka e tillë nga Sahabët. Për më tepër, nuk dihet as edhe kush e ka thënë këtë fjalë.

_____________________

[1] (Shënim i Përkthyesit):

Sheukanij thotë:  Hadithi që thotë: “Sikur të mos ishe ti (o Muhammed), nuk do ta kisha krijuar gjithësinë.” Es-San’anij ka thënë: hadith i shpikur (meuduë). Burimi: El-Feuaid el-Mexhmu’ah fi el-Ehadith el-Meudu’ah, fq. 326

Shejkh Albani e ka shpallur hadith të shpikur në Silsiletu ed-Daifeh (282).

 

Përktheu: Jeton Shasivari