Bismilah...

Shejkh Salih ibn Feuzan el Feuzan


Pyetje:
Allahu ju dhëntë mirësi Shkëlqesia Juaj, këto janë disa pyetje rreth një teme të vetme dhe kjo është njëra prej tyre. Cili është gjykimi për atë që ka instaluar antenën satelitore në shtëpinë e tij vetëm për hir të lajmeve apo për të dëgjuar kanalin Al-Xhazira?


Përgjigje:
Lajmet mund të ndiqen edhe pa antenë satelitore, ndiqen në gazeta, ndiqen në radio dhe mund të ndiqen në televizionet Saudiane e cila nuk është në antenë satelitore. Ato ndiqen edhe pa antenë satelitore.
Antena satelitore i sjell të këqija, atij dhe të tjerëve, siç janë fëmijët e tij dhe familja e tij, pra dëmi i saj është më i madh se dobia e saj, edhe në qoftë se gjendet ndonjë dobi. Dëmi i saj mbizotëron. Pra, të mos e instaloj atë në shtëpinë e tij për shkak të keqes që ka ajo, qoftë e keqe e qartë apo mbizotëruese.
Dhe çështja nuk kufizohet vetëm tek ai, madje ajo do t'i prish të gjithë anëtarët e familjes, të mëdhenjtë e të vegjlit, përveç atë që e ka mëshiruar Allahu. Kurse ai është përgjegjës për ta. Ka thënë, sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem: "Kryefamiljari është bari dhe është përgjegjës për tufën e tij."


Kush është ai që do ta pyes atë? Do ta pyes atë Allahu (Xhel-le ue 'Ala) Ditën e Kijametit.


Nuk lejohet që të vë në shtëpinë e tij antenë satelitore duke u argumentuar se dëshiron të ndjek lajmet, lajmet mund të ndiqen përmes mjeteve të shumta të cilat nuk përmbajnë të keqe. Pastaj lajmet, e ç'janë lajmet? Pjesa më e madhe e tyre janë mashtrime dhe gënjeshtra. E çfarë do të përfitoj prej tyre?


Ai po shkatërron shtëpinë e tij për të ndjekur lajmet?! Shumica e lajmeve janë gënjeshtra, nxitje dhe sherr si dhe gënjeshtra. Ai nuk duhet ta shkatërroj shtëpinë e tij dhe ta degjeneroj familjen e tij për shkak të këtij pretendimi të kotë.
Kanali Al-Xhazira ka shumë të këqija, ka shumë të këqija dhe ka nxitje (për keq). Aty sjellin njerëz të cilët mashtrojnë në çështjet e fesë dhe në çështjet e fikhut, dhe e ndalojnë atë që e ka lejuar Allahu ose e lejojnë atë që e ka ndaluar Allahu në fetvat e tyre. Ky është një rrezik i madh që ta dëgjosh dhe shikosh kanalin Al-Xhazira, sherri i saj tani është i përhapur dhe çdo gjë që i përkatësohet asaj është sherr, dhe askush nuk e lavdëron atë.

 

Përktheu: Jeton Shasivari


Video në AudioSelefi.org