Autor: Hafidh Ibën Kethir
Burimi: “Umdetu Tefsir ‘an Hafidh ibën Kethir” vëll. 1, fq. 76 -77, nga Shejkh Ahmed Shakir
ذَٰلِكَ الْكِتَابُ لَا رَيْبَ فِيهِ هُدًى لِّلْمُتَّقِينَ ﴿٢﴾
“Ky është Libri (Kur’ani) për të cilin nuk ka asnjë dyshim, udhëzues për ata që janë El-Muttekun.” El-Bekare, 2
Ka thënë ibn Abbasi: (ذلك الكتاب) d.m.th. "ky libër". Dhe të njëjtën gjë ka thënë Muxhahid, Ikrimeh dhe Seid ibën Xhubejr, që (ذلك) do të thotë edhe “هذا - ky.” Arabët i ndërrojnë vendet këtyre dy emrave dëftorë (هذا ,ذلك) dhe e përdorin njërin në vend të tjetrit, dhe kjo është gjë e njohur në të folurën e tyre.
Ndërsa (الْكِتَابُ) “libri” është Kur'ani. Ka prej tyre (dijetarëve) që thonë se qëllimi me fjalën Libri (الكتاب) është Teurati dhe Inxhili, siç ka thënë ibën Xherijri dhe të tjerë. Të tillët që thonë kështu janë larg qëllimit të vërtetës, janë fundosur në kundërshtime dhe janë angazhuar me diçka rreth të cilës nuk kanë dituri.
Ndërsa (الريب) është dyshimi. Dhe kuptimi i këtyre fjalëve është: Me të vërtetë që ky Libër - i Cili është Kur'ani - nuk ka dyshim në të se ka zbritur prej Allahut. Siç ka thënë i Lartësuari në Suren es-Sexhdeh :
الم ﴿١﴾ تَنزِيلُ الْكِتَابِ لَا رَيْبَ فِيهِ مِن رَّبِّ الْعَالَمِينَ ﴿٢﴾
“Elif Lam Mim. Shpallja e Librit nuk ka dyshim që është prej Zotit të Gjithësisë.” es-Sexhdeh, 1-2
Dhe disa kanë thënë që ky është kallëzuesor dhe kuptimi i tij është ndalesa: Mos dyshoni në të!
Ka prej lexuesve që ndalojnë (në lexim) në Fjalën e Tij (لا ريب). Dhe më pas rifillojnë me Fjalën e Tij (فيه هدًى للمتقين). Ndërsa ndalimi në lexim tek Fjala e të Lartësuarit (لا ريب فيه) është më parësor nga ajo që përmendëm, sepse Fjala e Tij (هدًى) do të bëhet si cilësi e Kur'an-it, dhe kjo është më e plotë se të thuash duke i thënë bashkë këto dyja (فيه هدًى).
Udhëzimi është bërë i veçantë për të devotshmit, siç ka thënë Allahu:
قُلْ هُوَ لِلَّذِينَ آمَنُوا هُدًى وَشِفَاءٌ ۖ وَالَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ فِي آذَانِهِمْ وَقْرٌ وَهُوَ عَلَيْهِمْ عَمًى ۚ أُولَـٰئِكَ يُنَادَوْنَ مِن مَّكَانٍ بَعِيدٍ ﴿٤٤﴾
“Thuaj: Ai (Kur'ani) është udhëzues dhe shërues për ata që besuan, ndërsa ata që nuk besuan në veshët e tyre kanë shurdhim (ndaj të vërtetës), dhe ai (Kur'ani) për ta është verbim . Të tillët janë sikurse ata që thirren prej ndonjë vendi të largët e nuk dëgjojnë.” Fussilet, 44
وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاءٌ وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ ۙ وَلَا يَزِيدُ الظَّالِمِينَ إِلَّا خَسَارًا ﴿٨٢﴾
“Ne të shpallim Kur'anin i cili është shërim dhe mëshirë për besimtarët, ndërsa jobesimtarëve nuk ju shton vetëm se dëshpërim.” El-Isra, 82
Si dhe ajete të tjera që tregojnë se besimtarët janë të veçantë në përfitimin e tyre nga Kur'ani, pasi ai në vetvete është udhëzim. Por nuk e arrijnë atë vetëm se të drejtët, siç Thotë i Lartësuari :
يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءَتْكُم مَّوْعِظَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَشِفَاءٌ لِّمَا فِي الصُّدُورِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ ﴿٥٧﴾
“O ju njerëz! Ju ka ardhur juve Këshillë (Kur'ani) prej Zotit tuaj, si dhe shërim për atë që gjendet në gjokset tuaja si dhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.” Junus, 57
Transmetohet nga Ibën Abbasi se ka thënë: “(المتقين) janë ata të cilët i ruhen dënimit të Allahut nëse e lënë atë që e dinë se është prej udhëzimit, dhe shpresojnë në Mëshirën e Tij duke i besuar asaj që ka ardhur prej Tij.”
Katadeh ka thënë: “(المتقين) janë ata të cilët i ka cilësuar Allahu me Fjalën e Tij:
الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِالْغَيْبِ وَيُقِيمُونَ الصَّلَاةَ
“Ata të cilët besojnë Gajbin (të fshehtën) dhe e falin Namazin.” Bekareh, 3
Siç vazhdon ajeti deri në fund dhe ajeti 3 dhe 4 pas këtij në suren el-Bekare.”
Ibën Xheriri ka zgjedhur mendimin për për këtë ajet, duke thënë: “Ajeti i përfshin të gjitha këto kuptime.” Dhe kjo është e saktë.
Ka transmetuar Tirmidhiu dhe Ibën Maxheh nga ‘Atijeh es-Sadij, i cili ka thënë: “Ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
“Nuk do të arrij robi që të jetë prej të devotshmëve derisa ta lë diçka që nuk ka të keqe në të prej frikës se mund të ketë diçka të keqe në të.”
Tirmidhiu ka thënë se hadithi është: hasenun garib.
Gjithashtu, thuhet edhe me kuptim të përgjithësuar për fjalën “el-Huda - udhëzimi” dhe është për qëllim ajo çfarë gjendet në zemër prej Imanit. Këtë Iman nuk mund ta krijojë në zemrat e robërve askush tjetër përveç Allahut - Azze ue Xhel.
Thotë i Lartësuari :
إِنَّكَ لَا تَهْدِي مَنْ أَحْبَبْتَ
“Ti nuk mund të udhëzosh atë që do.” El-Kasas, 56
Dhe Thotë :
لَّيْسَ عَلَيْكَ هُدَاهُمْ
“Nuk është detyrë e jotja udhëzimi i tyre (por detyra jote është përcjella e udhëzimit, e udhëzimi është në Dorën e Allahut).” El-Bekareh, 272
Dhe thotë :
مَن يُضْلِلِ اللَّـهُ فَلَا هَادِيَ لَهُ
“Atë që Allahu e lë në humbje, nuk ka udhëzues për të.” El-A'raf, 186
Dhe thotë:
مَن يَهْدِ اللَّـهُ فَهُوَ الْمُهْتَدِ ۖ وَمَن يُضْلِلْ فَلَن تَجِدَ لَهُ وَلِيًّا مُّرْشِدًا ﴿١٧﴾
“Atë që e udhëzon Allahu, ai me të vërtetë është i udhëzuar. E atë që e humb, ti nuk do të gjesh për të ndihmës që do ta udhëzonte.” El-Kehf, 17
Si dhe ajete të tjera me këtë kuptim.
Thuhet në mënyrë të përgjithshme dhe kihet për qëllim me të, sqarimi i të vërtetës, qartësimi i saj, argumentimi me të dhe udhëzimi për tek ajo.
Thotë Allahu i Lartësuar :
وَإِنَّكَ لَتَهْدِي إِلَىٰ صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ ﴿٥٢﴾
“Me të vërtetë që ti (Muhammed) udhëzon për në rrugë të drejtë.” Esh-Shuraa, 52
Dhe Thotë i Lartësuari :
إِنَّمَا أَنتَ مُنذِرٌ ۖ وَلِكُلِّ قَوْمٍ هَادٍ ﴿٧﴾
“Ti je vetëm qortues. Dhe çdo popull pati udhëzues.” Err-Rrad, 7
Dhe Thotë i Lartësuari :
وَأَمَّا ثَمُودُ فَهَدَيْنَاهُمْ فَاسْتَحَبُّوا الْعَمَىٰ عَلَى الْهُدَىٰ
“Ndërsa Themudit i treguam rrugën e drejtë, por ata preferuan verbërinë (kufrin) në vend të rrugës së drejtë (besimit në Allahun).” Fussilet, 17
Dhe Thotë :
وَهَدَيْنَاهُ النَّجْدَيْنِ ﴿١٠﴾
“Dhe ia sqaruam atij të dyja rrugët.” El-Beled, 10
Duke u bazuar në shpjegimin e atyre që thonë qëllim me këto (dy rrugët) është: e mira dhe e keqja. Dhe kjo është më e sakta.
Allahu e Di më së miri.
Origjina e devotshmërisë (et-takua) është: parandalimi (et-Teuekkij) nga ajo çfarë Ai (Allahu) e urren.
Përktheu: Servet Mata