Disa tefsire për ajetin:

 

وَإِذَا سَمِعُوا مَا أُنزِلَ إِلَى الرَّسُولِ تَرَىٰ أَعْيُنَهُمْ تَفِيضُ مِنَ الدَّمْعِ مِمَّا عَرَفُوا مِنَ الْحَقِّ ۖ يَقُولُونَ رَبَّنَا آمَنَّا فَاكْتُبْنَا مَعَ الشَّاهِدِينَ

“E kur ata dëgjojnë atë që i është zbritur të Dërguarit, sheh se prej syve të tyre rrjedhin lot për shkak të vërtetës që e kanë kuptuar (nga leximi i Kuranit). Ata thonë: “O Zoti ynë! Na shkruaj neve nga ata që dëshmojnë.” El-Maideh, 83

 

 

1.                 Tefsiri i Imam Taberijut:

 

12325 – Na ka treguar Hanad ibën es-Sirrij, na ka treguar Junus bin Bekir, na ka treguar Esbat bin Nasër el-Hemdanij, nga Ismail bin Abdu-Rrahman i cili ka thënë:

 

Nexhashiu dërgoi tek Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dymbëdhjetë burra që ta pyesin atë dhe të kthehen tek ai për t’i treguar se çfarë thotë ai. I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – u lexoi atyre Kuranin dhe ata u përlotën nga leximi i Kuranit. Nga mesi i tyre kishte shtatë murgj dhe pesë priftërinj. Dhe për shkak të kësaj Allahu zbriti ajet për ata:

وَإِذَا سَمِعُوا مَا أُنزِلَ إِلَى الرَّسُولِ تَرَىٰ أَعْيُنَهُمْ تَفِيضُ مِنَ الدَّمْعِ مِمَّا عَرَفُوا مِنَ الْحَقِّ ۖ يَقُولُونَ رَبَّنَا آمَنَّا فَاكْتُبْنَا مَعَ الشَّاهِدِينَ

“E kur ata dëgjojnë atë që i është zbritur të Dërguarit, sheh se prej syve të tyre rrjedhin lot për shkak të vërtetës që e kanë kuptuar (nga leximi i Kuranit). Ata thonë: “O Zoti ynë! Na shkruaj neve nga ata që dëshmojnë.” El-Maideh, 83

 

 

2.      Tefsiri i Imam Begauijut:

 

Ka thënë: “E kur ata dëgjojnë atë që i është zbritur të Dërguarit” pra Muhamedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –. “...sheh se prej syve të tyre rrjedhin lot për shkak të vërtetës që e kanë kuptuar...” Ibën Abbasi – radijAllahu ‘anhuma – në një transmetim nga ‘Ata, ka thënë: “Me këtë ajet është për qëllim Nexhashiu dhe shokët e tij në Habeshe kur Xhaferi u lexoi atyre ajetet nga surja Merjem, ata nuk pushuan së qari derisa Xhaferi mbaroi leximin.

“...Ata thonë: “O Zoti ynë! Na shkruaj neve nga ata që dëshmojnë.” D.m.th nga ummeti i Muhamedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –. Argument për këtë është Fjala e të Lartësuarit:

لِّتَكُونُوا شُهَدَاءَ عَلَى النَّاسِ

 “...për të qenë ju dëshmitarë (në Ditën e Gjykimit) ndaj njerëzve...” el-Bekare, 143

 

 

3.     Tefsiri i Hafidh ibën Kethirit:

 

Pastaj, (Allahu) i përshkroi ata duke thënë se i nënshtrohen të vërtetës dhe e pasojnë atë, dhe mbajnë drejtësi. Prandaj tha: “E kur ata dëgjojnë atë që i është zbritur të Dërguarit, sheh se prej syve të tyre rrjedhin lot për shkak të vërtetës që e kanë kuptuar...” që do të thotë nga përgëzimi që kanë (në Inxhil) për dërgimin e Muhamedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –. “Ata thonë: “O Zoti ynë! Na shkruaj neve nga ata që dëshmojnë.” D.m.th. me ata që dëshmojnë për vërtetësinë e kësaj (Kuranit) dhe besojnë në të.

 

Transmeton Nesaiju nga Amër bin ‘Alij el-Felas, e ky nga Umer bin ‘Alij bin Makdem, e ky nga Hisham bin ‘Urueh, e ky nga babai i tij, nga Abdullah bin Zubejr – radijAllahu ‘anhu – se ka thënë: “Ky ajet ka zbritur për Nexhashiun dhe shokët e tij.”

 

وَإِذَا سَمِعُوا مَا أُنزِلَ إِلَى الرَّسُولِ تَرَىٰ أَعْيُنَهُمْ تَفِيضُ مِنَ الدَّمْعِ مِمَّا عَرَفُوا مِنَ الْحَقِّ ۖ يَقُولُونَ رَبَّنَا آمَنَّا فَاكْتُبْنَا مَعَ الشَّاهِدِينَ

“E kur ata dëgjojnë atë që i është zbritur të Dërguarit, sheh se prej syve të tyre rrjedhin lot për shkak të vërtetës që e kanë kuptuar (nga leximi i Kuranit). Ata thonë: “O Zoti ynë! Na shkruaj neve nga ata që dëshmojnë.” El-Maideh, 83

 

Taberanij thotë: na ka treguar Ebu Shebil UbejduLlah bin Abdu-Rrahman bin Uakid, na ka treguar babai im, na ka treguar Abbad bin Fadël nga Abdul-Xhebbar bin Nafi’ ed-Dabij, nga Katadeh dhe Xhafer bin Ijas, nga Seid bin Xhubejr, nga Ibën Abbasi se Fjala e Allahut:

وَإِذَا سَمِعُوا مَا أُنزِلَ إِلَى الرَّسُولِ تَرَىٰ أَعْيُنَهُمْ تَفِيضُ مِنَ الدَّمْعِ

“E kur ata dëgjojnë atë që i është zbritur të Dërguarit, sheh se prej syve të tyre rrjedhin lot...”

 

Ata (të Krishterët) ishin disa bujq që erdhën nga Abisinia me Xhafer bin Ebi Talib, dhe kur i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ua lexoi Kuranin, besuan dhe u përlotën sytë e tyre. Kështu i Dërguari i Allahut  – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – tha: “Ndoshta kur të ktheheni në tokën tuaj, i ktheheni fesë suaj (Krishterimit).” Ata thanë: “Nuk do të kthehemi më nga feja jonë (Islami).” Për këtë arsye, Allahu zbriti këtë ajet për shkak të këtyre fjalëve të tyre.

 

Transmeton Ibën Ebi Hatim, Ibën Merdeuej dhe Hakimi në “Mustedrekun” e tij nga një transmetim i Semmak, nga ‘Ikrimeh, nga Ibën Abbasi se Fjala e Tij: “Na shkruaj neve nga ata që dëshmojnë,” do të thotë me Muhamedin – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe ummeti i tij janë dëshmitarët, që do të dëshmojnë për Pejgamberin e tyre se e ka përcjellë (shpalljen nga Zoti i tij) dhe të Dërguarit e kanë përcjellë shpalljen. Pastaj Hakimi ka thënë: zinxhiri është i saktë, por nuk e kanë nxjerr Buhariu dhe Muslimi.

 

 

Përktheu: Jeton Shasivari