Bismilah...

Autor: Muhamed bin Salih el-Uthejmin (1421 h.)

Burimi: Likau el-Bab el-Meftuh, 16

 

Pyetje: Në lidhje me fjalën e Allahut, të Pastrit nga çdo mangësi dhe të Lartësuarit, që i tha Musait:

﴿فَقُولَا لَهُ قَوْلًا لَيِّنًا لَعَلَّهُ يَتَذَكَّرُ أَوْ يَخْشَى

“Thoni atij fjalë të buta, ndoshta ai përkujtohet apo frikësohet.” Taha, 44

Nga ana tjetër, shohim në suren el-Isra se Musai i foli fjalë të rënda dhe të ashpra Faraonit. Një nga ato është fjala e Musait:

﴿ وَإِنِّي لَأَظُنُّكَ يَا فِرْعَوْنُ مَثْبُورًا

“Unë besoj se ti faraon je vërtet i shkatërruar.” El-Isra, 102

Si të bëhet bashkimi midis këtij ajeti që flet për ashpërsi dhe ajetit që flet për butësi?

Përgjigje: Bashkimi midis këtyre dy ajeteve është se në fillim i foli me butësi dhe kur ai i kaloi kufijtë, u tregua arrogant dhe u fry, ai e meritonte që të poshtërohej. Pra, kjo është avancim gradual në thirrjen për tek Allahu duke përdorur urtësinë. Si fillim, atë që e thërret në fe, i flet me butësi dhe delikatesë, e nëse ai këmbëngul dhe tregohet kryeneç, atëherë ai e meriton që t’i flasësh me ashpërsi.

 

Përktheu: Jeton Shasivari