Bismilah...

Autorë: Taberiu, Begauiu, Sheukani

 

Thotë Allahu i Lartësuar:

وَالْقَوَاعِدُ مِنَ النِّسَاءِ اللَّاتِي لَا يَرْجُونَ نِكَاحًا فَلَيْسَ عَلَيْهِنَّ جُنَاحٌ أَن يَضَعْنَ ثِيَابَهُنَّ غَيْرَ مُتَبَرِّجَاتٍ بِزِينَةٍ ۖ وَأَن يَسْتَعْفِفْنَ خَيْرٌ لَّهُنَّ ۗ وَاللَّـهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ ﴿٦٠﴾

“Gratë e vjetra, që nuk shpresojnë më të martohen, nuk është gjynah ta heqin mbulesën e jashtme, por jo duke i treguar stolitë e tyre. E, nëse përmbahen, është edhe më mirë për ato. Allahu i dëgjon dhe i di të gjitha.” [en-Nur, 60]

 

 

Tefsiri i Taberiut:

Ka thënë Ibën Xherir Et-Taberij – Allahu e mëshiroftë – në tefsirin e tij:

(وَالْقَوَاعِدُ مِنَ النِّسَاءِ) “Gratë e vjetra” – Janë ato gra të cilat nuk bëjnë më fëmijë për shkak të moshës së madhe, as nuk u vijnë më menstruacionet dhe as nuk lindin më. Njëjësi i fjalës “kaua’id” (gra të vjetra) është “ka’id”.

 

(اللاتِي لا يَرْجُونَ نِكَاحًا) “Që nuk shpresojnë të martohen” – Ato të cilat nuk duan të martohen më dhe s’kanë më dëshirë për burrë.

 

(فَلَيْسَ عَلَيْهِنَّ جُنَاحٌ أَنْ يَضَعْنَ ثِيَابَهُنَّ) “Nuk është gjynah ta heqin mbulesën e jashtme” – Nuk ka problem dhe as gjynah nëse e heqin mbulesën e jashtme, domethënë nëse heqin xhilbabin [1] – i cili është mbulesa që vihet mbi shami dhe mbulon kokën dhe fytyrën (القناع) – dhe nëse heqin mbulesën (الرداء - pelerinën) që e veshin mbi rroba. Ato nuk marrin gjynah nëse e heqin atë përpara mahremëve të tyre dhe përpara jo-mahremëve, me kusht që mos ti tregojnë stolitë e tyre.”

 

(غَيْرَ مُتَبَرِّجَاتٍ بِزِينَةٍ) “Por jo duke i treguar stolitë e tyre ” – Nuk kanë gjynah nëse e heqin mbulesën e jashtme, nëse me heqjen e mbulesës nuk kanë për qëllim shfaqjen e bukurisë së tyre përpara burrave. Dhe kuptimi i fjalës “teberruxh” është: kur gruaja shfaq ato bukuri që e ka detyrë t’i mbulojë.

 

(وَأَنْ يَسْتَعْفِفْنَ خَيْرٌ لَهُنَّ) “E nëse përmbahen, është edhe më e mirë për to” – Nëse heqin dorë nga heqja e mbulesës dhe xhilbabit, pra e veshin atë, kjo është më e mirë për to sesa ta heqin.

 

(وَاللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ) Allahu i dëgjon dhe i di të gjitha” – Allahu i dëgjon ato që flasin gjuhët tuaja dhe i di ato çfarë fshehin zemrat tuaja, prandaj frikësojuni Atij e mos flisni me gjuhët tuaja atë që Ai ua ka ndaluar, e mos fshihni në zemrat tuaja atë që Ai e ka bërë të urryer, në mënyrë që mos të dënoheni.

[Burimi: Xhami’ul-Bejan, vëll.10/fq.209]

 

 

Tefsiri Begauiut:

Ka thënë Ebu Muhamed El-Begauij – Allahu e mëshiroftë – në tefsirin e tij:

(وَالْقَوَاعِدُ مِنَ النِّسَاءِ) “Gratë e vjetra” – Janë ato që nuk bëjnë më fëmijë dhe nuk u vijnë me menstruacionet për shkak të moshës së madhe. As nuk lindin më dhe as nuk u vijnë më menstruacionet. Njëjësi i fjalës kaua’id (gra të vjetra) është ka’id. Dhe thuhet se kuptimi i saj është: ato të cilat kanë hequr dorë nga burrat dhe ky është kuptimi i Fjalës së Allahut: “Që nuk shpresojnë të martohen.”

 

(اللاتِي لا يَرْجُونَ نِكَاحًا) “Që nuk shpresojnë të martohen” – D.m.th. nuk duan më burrë për shkak të moshës së madhe.

Ka thënë ibn Kutejbah: “Gruaja quhet ka’idan (e vjetër) nëse arrin moshën e pleqërisë; ngase ajo në këtë moshë rri më shumë ulur (pra në pleqëri ajo nuk ka aftësinë e të lëvizurit dhe të jetë aktive).”

Dhe ka thënë Rabija Er-Rra’j: “Janë ato gra plaka të cilat janë plakur aq shumë saqë kur i shohin burrat ndjejnë neveri. Ndërsa gruaja që ka akoma bukuri – dhe bukuria është ajo që ngjall epsh –, atëherë ajo nuk bën pjesë në ajetin: “Nuk është gjynah ta heqin mbulesën e jashtme” përpara burrave.” [2]

 

(فَلَيْسَ عَلَيْهِنَّ جُنَاحٌ أَنْ يَضَعْنَ ثِيَابَهُنَّ) “Nuk është gjynah ta heqin mbulesën e jashtme” – D.m.th. të heqin disa nga veshjet e tyre dhe ai është xhilbabi, mbulesa (االرداء -pelerina) që vishet mbi rroba dhe mbulesa që mbulon kokën dhe fytyrën (القناع). Dhe mbulesa që mbulon kokën dhe fytyrën vihet mbi shaminë e kokës. Ndërsa shamia nuk lejohet të hiqet.

 

(وَأَنْ يَسْتَعْفِفْنَ خَيْرٌ لَهُنَّ) “E nëse përmbahen, është edhe më e mirë për to” – Pra, nuk e heqin xhilbabin dhe mbulesën, dhe (وَاللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ) Allahu i dëgjon dhe i di të gjitha”.

[Burimi: Me’alim et-Tenzil, vëll.3/fq.314]

 

 

Tefsiri i Sheukanit:

Ka thënë Sheukanij – Allahu e mëshiroftë – në tefsirin e tij:

Ajo që kihet për qëllim me fjalët (وَالْقَوَاعِدُ مِنَ النِّسَاءِ) “Gratë e vjetra” – Janë plakat të cilat nuk kanë më menstruacione dhe nuk lindin më për shkak të moshës së madhe.

Ka thënë ez-Zuxhaxh: “Janë ato të cilat nuk martohen më dhe ky është kuptimi i Fjalës së Allahut (اللاتِي لا يَرْجُونَ نِكَاحًا) “Që nuk shpresojnë të martohen””.

 

(اللاتِي لا يَرْجُونَ نِكَاحًا) “Që nuk shpresojnë të martohen” – D.m.th. nuk kanë më dëshirë për burrë për shkak të moshës së shtyrë.

Ka thënë Ibën Ubejdeh: “Janë ato të cilat nuk bëjnë më fëmijë.” Mirëpo, kjo fjalë (e Ibën Ubejdeh) nuk qëndron, ngase gruaja mund mos të bëjë më fëmijë, por ka akoma dëshirë për burrë.

 

(فَلَيْسَ عَلَيْهِنَّ جُنَاحٌ أَنْ يَضَعْنَ ثِيَابَهُنَّ) “Nuk është gjynah ta heqin mbulesën e jashtme” – domethënë veshjet që vishen sipër, si xhilbabi dhe të ngjashme me të, e jo veshjet që mbulojnë auretin. U është lejuar atyre kjo gjë për shkak të mos-interesit ndaj tyre, përderisa burrat nuk i dëshirojnë ato. Kështu që Allahu ua lejoi atyre atë që nuk ua lejoi grave të tjera. Më pas përjashton një rast dhe thotë:

 

(غَيْرَ مُتَبَرِّجَاتٍ بِزِينَةٍ) “Por jo duke i treguar stolitë e tyre” – D.m.th. mos t’i shfaqin bukuritë që Allahu i ka urdhëruar t’i fshehin ato në ajetin: (غَيْرَ مُتَبَرِّجَاتٍ بِزِينَةٍ) “Dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre”. Dhe kuptimi është: të mos synojnë me heqjen e xhilbabit, shfaqjen e bukurive dhe as të dalin të zbukuruara që t’i shohin burrat. “Teberruxh” është zbulimi dhe shfaqja para syve të njerëzve.

 

(وَأَنْ يَسْتَعْفِفْنَ خَيْرٌ لَهُنَّ) “E nëse përmbahen, është edhe më e mirë për to” – D.m.th. që të mos e heqin mbulesën e jashtme, është më mirë për to sesa ta heqin.

[Burimi:Fet`hul-Kadir, vëll.4/fq.70]

 

 

Fundnotat:

[1] Shënim i përkthyeses: Dallimi midis xhilbabit dhe shamisë është se shamia është e shkurtër, mbështillet rreth kokës dhe mbulon gushën dhe kraharorin, kurse xhilbabi është i gjerë dhe i gjatë, hidhet mbi kokë dhe zbret poshtë deri te këmbët. Xhilbabi i përmendur në ajet është abaja që përdoret në Arabinë Saudite. Shamia vendoset në kokë, mbulon gushën dhe kraharorin dhe mbi shami hidhet xhilbabi e zbret deri në fund të këmbëve.

Ka thënë Shejkh Albani – Allahu e mëshiroftë –: “Nëse gruaja vesh – p.sh dy rroba –, ose e bën xhilbabin me dy pjesë; pjesa e sipërme dhe pjesa e poshtme (fundi), të dyja këto pjesë realizojnë të njëjtin qëllim si xhilbabi, i cili është përmendur në Kuran. Dhe në përgjithësi edhe pse këto dy pjesë nuk i quajmë xhilbab – sipas përdorimit gjuhësor – por ama ato realizojnë qëllimin për të cilin është urdhëruar xhilbabi nga aspekti sheriatik. Pra, pjesa e poshtme shtrëngohet në bel me llastik dhe është i gjerë dhe i bollshëm. Pra, gruaja e vesh këtë (fund) dhe mbulon me të gjithë pjesën e poshtme. Dhe pjesa e sipërme vihet në kokë dhe mbulon me të kokën, shpatullat, dy anët, belin, po ashtu edhe llastikun e fundit që vjen në bel dhe kështu nuk duket gjë ngase mbulesa e sipërme vjen më poshtë llastikut të fundit.”

[Shkëputur nga kaseta nr. 232 e serisë Silsiletul-Huda uen-Nur]

 

[2] Ka thënë shejkh bin Bazi – Allahu e mëshiroftë –:

أم خمسين لا تزال قوية، وليست من القواعد، ولا تزال النفوس تميل إليها؛ فالواجب عليها التستر، وعدم التكشف، الله يقول: وَالْقَوَاعِدُ مِنَ النِّسَاءِ اللَّاتِي لا يَرْجُونَ نِكَاحًا فَلَيْسَ عَلَيْهِنَّ جُنَاحٌ أَنْ يَضَعْنَ ثِيَابَهُنَّ غَيْرَ مُتَبَرِّجَاتٍ بِزِينَةٍ ، ثم قال سبحانه: وَأَنْ يَسْتَعْفِفْنََ خَيْرٌ لَهُنَّ [النور:60]، والقواعد: العجائز اللي ما لا يلتفت إليهن، ولا يتزين، أما بنت الخمسين فهي حتى الآن فيها بقية، فالذي ينبغي لها التستر، والواجب عليها التستر، وعدم التزين عند الرجال الأجانب.

“Gruaja tek të pesëdhjetat është akoma e fortë dhe nuk bën pjesë tek “gratë e vjetra” dhe burrat e lakmojnë ende atë (në këtë moshë), kështu që ajo e ka obligim të mbulohet dhe të mos të zbulohet.  Allahu thotë:

وَالْقَوَاعِدُ مِنَ النِّسَاءِ اللاتِي لا يَرْجُونَ نِكَاحًا فَلَيْسَ عَلَيْهِنَّ جُنَاحٌ أَنْ يَضَعْنَ ثِيَابَهُنَّ غَيْرَ مُتَبَرِّجَاتٍ بِزِينَةٍ

“Gratë e vjetra, që nuk shpresojnë më të martohen, nuk është gjynah ta heqin mbulesën e jashtme, por jo duke i treguar stolitë e tyre.”

 

Pastaj tha Allahu – SubhaneHu ue Te’ala –:

وَأَنْ يَسْتَعْفِفْنَ خَيْرٌ لَهُنَّ

“E nëse përmbahen, është edhe më e mirë për to.”

 

(وَالْقَوَاعِدُ مِنَ النِّسَاءِ) “Gratë e vjetra” – Janë plakat, të cilave nuk ua hedh më sytë njeri dhe as nuk zbukurohen. Kurse gruas te të pesëdhjetat, i ka mbetur akoma tërheqje, prandaj ajo duhet të mbulohet dhe të mos zbukurohet kur të jetë në prani të burrave të huaj.”

[Shkëputur nga: BinBaz.org.sa]

 

 

 

Përktheu: Umm ‘Akil