Bismilah...

Autor: Shemsuddin Muhamed bin Bekër bin Ejjub ibën Kajjim el-Xheuzijeh (v.751 h)

Burimi: El-Feuaid, fq. 82-83

 

Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا

“Ata që bëjnë xhihad për hir Tonin, Ne pa dyshim se do t’i udhëzojmë në rrugët Tona.” El-Ankebut, 69

________________________

Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Një dobi nga ky ajet

I Pastri nga çdo mangësi, e ndërlidhi udhëzimin me xhihadin. Kështu, njerëzit me udhëzimin më të plotë janë ata që bëjnë më së shumti xhihad.

Xhihadi më i obliguar është:

[1] Xhihadi me vetveten,

[2] Xhihadi me epshin,

[3] Xhihadi me shejtanin dhe

[4] Xhihadi me dunjanë.

Kush bën xhihad me këto të katërtat, Allahu do ta udhëzojë atë në rrugët e kënaqësisë së Tij, të cilat shpijnë në Xhenetin e Tij, kurse ai që e lë xhihadin, do të humb prej udhëzimit aq sa ka hequr dorë nga xhihadi. El-Xhunejdi ka thënë: "Ata që bëjnë xhihad kundër epsheve të tyre për hir Tonin duke u penduar, Ne pa dyshim se do t'i udhëzojmë ata në rrugët e sinqeritetit.” Nuk mund të bëjë xhihad fizikisht kundër armikut vetëm se ai që i lufton këto katër armiq në brendinë e tij. Kush i mund këto katër armiq, e ka mundur edhe armikun e tij të jashtëm, e kush humb para tyre, ka humbur edhe para armikut të tij.  

 

Përktheu: Jeton Shasivari