Bismilah...

Gjithashtu Allahu, i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar, ka thënë:

وَعِندَهُمْ قَاصِرَاتُ الطَّرْفِ عِينٌ ﴿٤٨﴾‏ كَأَنَّهُنَّ بَيْضٌ مَّكْنُونٌ ﴿٤٩﴾

“Ata do të kenë (hyritë) symëdha që kanë shikim të përulur (të cilat shikojnë vetëm burrat e tyre); sikur të ishin brendësia e vezës.” Es-Saffaat, 49

Pra, Allahu i Plotëfuqishëm dhe i Madhëruar, e përngjasoi bukurinë e hyrive të Xhenetit sikur të ishte brendësia e vezës. Fjala më e saktë e komentatorëve është se Allahu, i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar, e përngjaësoi bardhësinë e hyrive dhe shndritjen e theksuar të kësaj bardhësie me bardhësinë e vezës që ajo përmban brenda dhe se kjo e brendshme nuk është shqyer dhe nuk është ngjitur për bardhësinë e lëvozhgës që veza ka brenda.   

Nuk është për qëllim bardhësia e lëvozhgës nga jashtë, porse është për qëllim bardhësia e vezës nga brenda. Për këtë arsye Ai nuk tha:

كَأَنَّهُنَّ بَيْضٌ

Sikur ato të ishin vezë.”

Por tha:

‏ كَأَنَّهُنَّ بَيْضٌ مَّكْنُونٌ ﴿٤٩﴾

“Sikur të ishin brendësia e vezës.”

“Meknun” është ajo që gjendet brenda vezës.

Pra, ky është përngjasim për bardhësinë dhe bukurinë e tyre.

Një nga komentatorët ka thënë një fjalë e cila ka vlerën e vet. Ai ka thënë: “Allahu, i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar, në këtë ajet e ka përngjasuar butësinë e lëkurave të hyrive me butësinë e cipës që është brenda vezës, cipa delikate e të verdhës së vezës, Saqë nëse do ta vendosje gishtin mbi këtë cipë, do ta plasje atë.”

Pra, butësia e lëkurës së hyrive është sikur kjo cipa e të verdhës së vezës.

 

Përktheu: Jeton Shasivari