Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

Burimi: Tefsiri i Shejkh ibn Uthejminit, vëll. 1, fq. 33

 

Allahu i Lartësuar thotë:

وَقَالَ الَّذِينَ فِي النَّارِ لِخَزَنَةِ جَهَنَّمَ ادْعُوا رَبَّكُمْ يُخَفِّفْ عَنَّا يَوْمًا مِّنَ الْعَذَابِ

“E ata, që janë në zjarr, i thonë rojës së xhehenemit: “Luteni Zotin tuaj që të na e lehtësojë dënimin një ditë të vetme.” Gafir, 49

 

 

 

Shpjegimi i Shejkh Uthejminit – Allahu e mëshiroftë:

 

Medito për këtë ajet nga disa këndvështrime:

 

E para: Ata nuk do ta pyesin Allahun – të Pastrin nga çdo mangësi – por do t'i pyesin rojtarët e Xhehenemit që të luten për ta, sepse Allahu ju thotë atyre:

اخْسَئُوا فِيهَا وَلَا تُكَلِّمُونِ

“Heshtni aty e mos më flisni (që t’ua largoj dënimin).” El-Muminun, 108

 

Kështu ata nuk e shohin veten e tyre të denjë që t’i kërkojnë Allahut dhe t’i luten për veten e tyre, por i luten Atij përmes dikujt:

 

ادْعُوا رَبَّكُمْ يُخَفِّفْ عَنَّا يَوْمًا مِّنَ الْعَذَابِ

“Luteni Zotin tuaj që të na e lehtësojë dënimin një ditë të vetme.” Gafir, 49

 

E dyta: Ata thonë: “Luteni Zotin tuaj,” e nuk thonë “Luteni Zotin tonë” sepse fytyrat dhe zemrat e tyre nuk mund të flasin e ti atribuohen të qenurit e Allahut Zot i tyre, pra që të thonë Zoti jonë. Ata kanë turp dhe e shohin vetën të padenjë që t’i atribuohen të qenurit e Allahut Zot i tyre, por përkundrazi thonë “Zoti juaj.”

 

E treta: Ata nuk thonë që t’u largohet dënimi, por thonë “të na e lehtësojë” sepse ata – Allahu na ruajt – i kanë humbur shpresat se Allahu do t’ua largojë dënimin.

 

E katërta: Ata nuk thonë që ta na lehtësojë dënimin përgjithmonë, por thonë “një ditë nga dënimi,” një ditë të vetme.

 

Nga kjo na bëhet e qartë se në çfarë gjendje dënimi, poshtërimi dhe mjerimi janë ata.

وَتَرَاهُمْ يُعْرَضُونَ عَلَيْهَا خَاشِعِينَ مِنَ الذُّلِّ يَنظُرُونَ مِن طَرْفٍ خَفِيٍّ

“Do t’i shohësh ata duke iu afruar atij (xhehenemit) të frikësuar nga poshtërimi se si e shikojnë atë tinëzisht.” Esh-Shura, 45

 

Allahu na ruajt nga ai (xhehenemi).

 

Përktheu: Jeton Shasivari