Autor: Shejkh ‘Abdur-Rrahman Ibën Nasir es-Sa’dij – rahimehullah
Burimi: Tejsiir el-Keriim err-Rrahman fij Tefsiir Kelami el-Mennan, fq.975
أَفَرَأَيْتُمُ اللَّاتَ وَالْعُزَّىٰ ﴿١٩﴾ وَمَنَاةَ الثَّالِثَةَ الْأُخْرَىٰ ﴿٢٠﴾
“A nuk po e shikoni ju Latin, ‘Uza-n dhe tjetrin, Menatin, që është i treti (të cilët ju po i adhuroni)?” [en-Nexhm, 19-20]
“I Lartësuari pasi përmendi që Muhamedi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – erdhi me Udhëzimin, me Fenë e Hakut dhe me urdhrin për adhurimin e Allahut me Teuhid, Ai përmendi kotësinë e adhurimit që ata ua kushtonin (idhujve) që s’kanë asnjë gjë nga cilësitë e përsosmërisë dhe as të bëjnë dobi dhe as të dëmtojnë, porse ato janë veçse emra të zbrazura nga çdo kuptim, me të cilat i quajtën mushrikët dhe baballarët e tyre injorantë e të devijuar. Ata shpikën për idhujt emra të kotë, të cilat nuk i meritonin, kështu i mashtruan me to vetet e tyre dhe njerëzit e tjerë të devijuar si puna e tyre. Pra, të adhuruarit që janë në këtë gjendje nuk meritojnë asnjë grimcë prej adhurimit. Këto emra me të cilat i quajtën idhujt, ata pretenduan se janë nxjerrë nga cilësitë që kanë ato: kështu e quajtën Latin nga el-Ilah, Ai që e meriton adhurimin; ‘Uza nga emri el-‘Azijz; Menati nga el-Mennan, duke devijuar rëndë nga Emrat e Allahut dhe duke i bërë shirk Atij! Pra, këto emra janë të zbrazura nga kuptimi, sepse çdokush që ka sadopak logjikë e di se sa të pavërteta janë këto cilësi tek ato idhuj.”
Përktheu: Alban Malaj