Autor: ‘Imadud-din Ismail bin ‘Umer Ibën Kethir (701-774 h.)
Burimi: ‘Umdetu Tefsir ‘anil Hafidh Ibën Kethir, vëll. 3, fq. 549
Thotë Allahu në Kur’an:
ضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا لِلَّذِينَ كَفَرُوا امْرَأَتَ نُوحٍ وَامْرَأَتَ لُوطٍ ۖ كَانَتَا تَحْتَ عَبْدَيْنِ مِنْ عِبَادِنَا صَالِحَيْنِ فَخَانَتَاهُمَا فَلَمْ يُغْنِيَا عَنْهُمَا مِنَ اللَّهِ شَيْئًا وَقِيلَ ادْخُلَا النَّارَ مَعَ الدَّاخِلِينَ
“Allahu ka sjellë si shembull për ata që kanë mohuar, gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin nën kurorë me dy prej robërve Tanë të mirë, por i tradhtuan ata (duke mos besuar)! Dhe ata të dy nuk ju bënë dobi atyre (grave të tyre) tek Allahu me asgjë! Kështu që do u thuhet (atyre dyjave): Hyni në Zjarr së bashku me të gjithë ata që do të hyjnë në të!” [Et-Tahrim, 10]
Pastaj, thotë Allahu i Lartësuar:
ضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا لِلَّذِينَ كَفَرُوا
“Allahu ka sjellë si shembull për ata që kanë mohuar."
D.m.th. ka sjellë shembullin e mosbesimtarëve në përzierjen dhe bashkëjetesën e tyre me Muslimanët. (Dhe ka treguar) se ata nuk përfitojnë aspak nga këto gjëra, dhe as që u bën dobi tek Allahu nëse nuk ju arrin imani në zemrat e tyre. Pastaj Allahu përmend shembullin dhe thotë:
امْرَأَتَ نُوحٍ وَامْرَأَتَ لُوطٍ ۖ كَانَتَا تَحْتَ عَبْدَيْنِ مِنْ عِبَادِنَا صَالِحَيْنِ
“...gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin të martuara me dy prej robërve Tanë të mirë.”
D.m.th. dy Pejgamber, dy të Dërguar, që ishin në shoqërinë e tyre ditën dhe natën. Ato hanin me ta, flinin me ta, u shoqëronin shumë dhe kishin tej mase kontakte me burrat e tyre.
Dhe Fjala e Allahut:
فَخَانَتَاهُمَا
“...por ato i tradhtuan ata...”
D.m.th. në Iman. Ato nuk u pajtuan me ta në çështjen e besimit dhe nuk e besuan shpalljen e tyre si Pejgamber. Mirëpo, të gjitha këto gjëra (shoqërimi, etj.) nuk u bën dobi atyre dhe nuk ua larguan rrezikun! Prandaj Allahu thotë:
فَلَمْ يُغْنِيَا عَنْهُمَا مِنَ اللَّهِ شَيْئًا
“Dhe ata të dy nuk u bënë dobi atyre (grave të tyre) tek Allahu me asgjë!”
D.m.th. për shkak të mosbesimit të tyre!
Dhe thotë Allahu:
﴿وَقِيلَ﴾
“Kështu që do u thuhet.”
D.m.th. dy grave të tyre!
ادْخُلَا النَّارَ مَعَ الدَّاخِلِينَ
“Hyni në Zjarr së bashku me të gjithë ata që do të hyjnë në të!”
Fjala e Tij:
فَخَانَتَاهُمَا
“Por ato i tradhtuan ata.”
Nuk është për qëllim imoraliteti, por është për qëllim tradhtia në Fe. Pasi gratë e Pejgamberëve janë të mbrojtura nga rënia në imoralitet, në mënyrë që të mbrohet nderi i Pejgamberëve.
Ibën Abbasi – radijAllahu ‘anhuma – për këtë Ajet “Por ato i tradhtuan ata”, thotë:
ما زنا. أما إمرأة نوح فكانت تخبر أنه مجنون, أما خيانة إمرأة لوط فكانت تدل قومها على أضيافه.
“Ato të dyja nuk kanë bërë imoralitet! Për sa i përket gruas së Nuhut – alejhis-selam – ajo përhapte se Nuhu ishte i çmendur, ndërsa tradhtia e gruas së Lutit – alejhis-selam – ishte se ajo e lajmëronte popullin e saj për mysafirët e tij!
Përktheu: Servet Mata