Bismilah...

Autor: ‘Imadud-din Ismail bin 'Umer Ibën Kethir (701-774 h.)

Burimi: ’Umdetu Tefsir ‘anil Hafidh Ibën Kethir, vëll. 3, fq. 680

 

 

Thotë Allahu në Kur' an:

 

﴿وَالْفَجْرِ ﴿١ وَلَيَالٍ عَشْرٍ﴾

“Betohem në agimin! Betohem në Dhjetë Netët!” [El-Fexhr, 1-2]

 

Për sa i përket “el-fexhr”, është e njohur, ajo është koha kur nis të zbardhet. Kjo është thënë nga Aliu, ibën Abbasi, Muxhahidi, ‘Ikrimeh dhe Es-Siddij. Transmetohet nga Mesruk, Muxhahidi dhe Muhammed ibn K’ab se kanë thënë: “Me këtë është për qëllim agimi i ditës së therjes së Kurbanit në veçanti, sepse therja e kurbanit është fundi i dhjetë netëve të Dhul Hixhes!”

Është thënë gjithashtu se: “Është për qëllim namazi që falet në këtë ditë”, siç ka thënë ‘Ikrimeh.

Gjithashtu është thënë: “Janë për qëllim të gjitha ditët”, dhe ky transmetim është  nga ibn Abbasi.

 

Ndërsa, Fjala e Allahut:

 

﴿ وَلَيَالٍ عَشْرٍ﴾

“Betohem në dhjetë netët!”

 

Me këtë janë për qëllim dhjetë ditët e para të muajit Dhul Hixheh, siç e kanë thënë këtë ibën Abbasi, ibën Zubejri, Muxhahidi dhe shumë të tjerë prej Selefëve (të parëve tanë të mirë) dhe prej të mëvonshmëve.

 

Është transmetuar në Sahihun e Bukhariut, nga ibn Abbasi se Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:

 

مَا الْعَمَلُ فِي أَيَّامِ الْعَشْرِ أَفْضَلَ مِنَ الْعَمَلِ فِي هَذِهِ ‏"‏‏.‏ قَالُوا وَلاَ الْجِهَادُ قَالَ ‏"‏ وَلاَ الْجِهَادُ، إِلاَّ رَجُلٌ خَرَجَ يُخَاطِرُ بِنَفْسِهِ وَمَالِهِ فَلَمْ يَرْجِعْ بِشَىْءٍ ‏"‏‏.‏


“Nuk ka ditë të tjera, në të cilat veprat e mira janë më të dashura tek Allahu, sesa në këto ditë!”

Pra, në dhjetë ditët e para të muajit Dhul Hixheh.

I thanë (Sahabët): As xhihadi në Rrugë të Allahut?! 

Ai tha: “As xhihadi në Rrugë të Allahut. Vetëm nëse një burrë, del me veten dhe pasurinë e tij, dhe nuk kthehet me asgjë prej këtyre!”

[Sahihul Bukhari, 969]

 

Gjithashtu është thënë: “Me këtë Ajet janë për qëllim dhjetë ditët e para të muajit Muharrem,” por e sakta është mendimi i parë.

 

Përktheu: Servet Mata