Bismilah...

 

Autor: Shejkh Ubejd el-Xhabirij

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira – po e përfundojmë me këtë pyetje – pyetësi thotë: Në cilën pjesë të dashurisë bën pjesë ai që bën tifozllëk dhe i do skuadrat e futbollit të qafirave kur ata luajnë?

 

Përgjigje: Kjo është prej dashurisë së marrëzisë. Nuk e di prej cilës dashuri është, mirëpo kam frikë për bijtë tanë se kjo do t'i shpie ata tek admirimi i qafirave si dhe madhërimi dhe lavdërimi i tyre.

 

Kështu që, fakti që ai shikon ndeshjet, është një gjë dhe fakti që ai e madhëron këtë lojtar dhe e shenjtëron atë si dhe lavdëron atë, është një gjë tjetër.

 

Rasti i parë (d.m.th ai që shikon ndeshjet, sh.p) është: Nëse si pasojë e kësaj ai bie në gjëra të ndaluara, si sharje, fyerje dhe humbje të një obligimi siç është vonimi i namazit nga koha e tij, atëherë ajo është haram, dhe nëse nuk ka ndonjë pasojë prej kësaj, atëherë ajo është dëfrim i urryer.

 

Kurse (rasti) i dytë (d.m.th ai që madhëron një lojtar, sh.p) është haram, sepse ne nuk i duam vetëm se njerëzit e Imanit.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari