Bismilah...

Autor: Shejkh Abdullah en-Nexhmi

 Burimi: http://radio.selefi.org

  

 

Mësimi i katërmbëdhjetë

 

Të gjitha lavdet i takojnë Allahut, lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin për Pejgamberin Besnik, si dhe për Familjen e tij, Shokët e tij, Tabi’inët dhe për të gjithë ata që i pasuan me mirësi deri në Ditën e Kijametit.

 

E më pas:

O ju vëllezër të nderuar, së pari u kërkoj ndjesë për vonesën. Pastaj, vazhdojmë më tej me mësimin tonë.

 

Çështja e tretë, që është nga çështjet e rëndësishme, është: se kush i bindet të Dërguarit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe e veçon Allahun me adhurim, nuk i lejohet atij që ta miqësojë atë që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe nëse ai është prej njerëzve më të afërt.

 

Kjo është çështja e miqësimit (el-uelaa`) dhe armiqësimit (el-beraa`), e cila është e lidhur me Teuhidin. Prej të drejtave të Teuhidit është miqësimi i atyre që i do Allahu dhe armiqësimi i armiqve të Allahut.

 

Fjala “mu-ualat” dhe fjala “uelaa” kanë të njëjtin kuptim. Me fjalën “uelaa” është për qëllim dashuria me zemër, si dhe është për qëllim ndihma dhe përkrahja. Muslimani miqëson ata që i do Allahu, domethënë që ai e kufizon dashurinë e tij vetëm për ata që i do Allahu, prandaj ai i ndihmon ata, mban krahun e Muslimanëve dhe bashkëpunon me ta, siç ka Thënë Allahu i Përsosur nga çdo e metë:

 

وَأُولُو الْأَرْحَامِ بَعْضُهُمْ أَوْلَى بِبَعْضٍ فِي كِتَابِ اللَّهِ

“Sipas Librit të Allahut, pjesëtarët e farefisit janë më të afërt për njëri-tjetrin.” [el-Ahzab, 6]

 

Dhe siç ka Thënë Allahu – ‘Azze ue Xhel-le –:

والمؤمنون والمؤمنات بعضهم أولياء بعض يأمرون بالمعروف وينهون عن المنكر

“Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat.” [et-Teubeh, 71]

 

Dhe lidhja më e fortë e Imanit është që të duash për hir të Allahut dhe të urresh për hir të Allahut, sikurse ka thënë Pejgamberi – ‘alejhis-salatu ues-selam –:

من أحب لله و أبغض لله – و من أنكح لله – فقد استكمل الإيمان

“Kush do për hir të Allahut dhe urren për hir të Allahut…” – kurse në Musnedin e Imam Ahmedit ka ardhur shtesa “dhe kush marton për hir të Allahut” – “…me të vërtetë ai e ka plotësuar Imanin e tij.”

 

Pra, dashuria për ata që i do Allahu është prej Imanit, ashtu sikurse urrejtja për armiqtë e Allahut është prej Imanit, sikurse ka Thënë Allahu – ‘Azze ue Xhel-le –:

لا تَجِدُ قَوْمًا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ يُوَادُّونَ مَنْ حَادَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَوْ كَانُوا آبَاءَهُمْ أَوْ أَبْنَاءَهُمْ أَوْ إِخْوَانَهُمْ أَوْ عَشِيرَتَهُمْ أُولَئِكَ كَتَبَ فِي قُلُوبِهِمُ الإيمَانَ وَأَيَّدَهُمْ بِرُوحٍ مِنْهُ وَيُدْخِلُهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الأنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ أُولَئِكَ حِزْبُ اللَّهِ أَلا إِنَّ حِزْبَ اللَّهِ هُمُ الْمُفْلِحُونَ (٢٢

“Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët i kundërvihen Allahut dhe të Dërguarit të tij, edhe në qofshin ata etërit e tyre ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Allahu ka skalitur besimin në zemrat e tyre dhe i ka fuqizuar ata me shpalljen e Vet. Ai do t’i shpjerë ata në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ata, por edhe ata do të jenë të kënaqur me Të. Ata janë Pala e Allahut dhe, vërtet që Pala e Allahut do të jetë fituese.” [el-Muxhadileh, 22]

 

Pra, armiqësia ndaj armiqve të Allahut është prej Imanit.

 

Fjala e Allahut të Lartësuar:

لا تَجِدُ قَوْمًا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ يُوَادُّونَ مَنْ حَادَّ اللَّهَ

“Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët i kundërvihen Allahut…”

 

“El-Muhaaddeh” (المُحَادَّة) do të thotë: që njeriu të jetë në një anë, kurse Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe Besimtarët janë në anën tjetër. Kështu që, ai që bën “muhaaddeh” është në anën e kafirave. Ky është kuptimi i fjalës “muhaaddeh”. Edhe sikur njeriu të jetë më i afërti nga gjaku, nuk lejohet miqësimi i tij; përderisa i kundërvihet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nuk lejohet miqësimi i tij, edhe nëse ai është njeriu më i afërt nga gjaku. Nëse të thonë se i afërmi yt i kundërvihet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, atëherë ti e ke obligim që ta armiqësosh dhe ta braktisësh atë. Dhe kush është ndihmues i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij, ti e ke detyrë që ta duash dhe ta miqësosh atë, edhe nëse ai s’ka lidhje fisnore me tyre, edhe nëse është i huaj, i zi apo i bardhë apo i kuq; ti e ke detyrë që ta miqësosh dhe ta duash atë, qoftë ai nga vendi yt apo qoftë nga Lindja apo nga Perëndimi i largët.

 

لا تَجِدُ قَوْمًا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ

“Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit…”

 

Kjo i drejtohet Pejgamberit – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –. Domethënë: kjo nuk ndodh dhe s’ka për të qenë ndonjëherë, që ai të besojë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe të dojë kafirat, sepse nëse i do ata, ai nuk është besimtar, edhe nëse pretendon se është i tillë. Sikurse ka thënë Ibnul-Kajjim – rahimehUllah –:

 

أَتُحِبُّ اعْدَاءَ الحَبِيبِ وَتَدَّعِي ::: حُبًّا لَهُ !! مَا ذَاكَ فِي الإِمْكَانِ

وَكَذَا تُعَادِي جَاهِداً أَحْبَابَهُ ::: أَيْنَ الْمَحَبَّةُ ؟! يَا أخَا الشَّيْطَانِ

 

“Qysh i do armiqtë e Allahut dhe pretendon,

se e do Atë, por ama kjo s’qëndron!

të dashurit e Tij i armiqëson dhe i lufton,

 o vëllai Shejtanit, ku është dashuria që pretendon?”

 

Pra, kurrsesi, ky njeri s’ka mundësi që t’i dojë kafirat dhe të thotë unë e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ai e ka detyrë që të distancohet nga kafirat, ashtu siç u distancua Ibrahimi, Khalili (miku i shtrenjtë) i Allahut, nga babai i tij.

 

قَدْ كَانَتْ لَكُمْ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ فِي إِبْرَاهِيمَ وَالَّذِينَ مَعَهُ إِذْ قَالُوا لِقَوْمِهِمْ إِنَّا بُرَآءُ مِنْكُمْ وَمِمَّا تَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ كَفَرْنَا بِكُمْ وَبَدَا بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمُ الْعَدَاوَةُ وَالْبَغْضَاءُ أَبَدًا حَتَّى تُؤْمِنُوا بِاللَّهِ وَحْدَهُ

“Shembull i mrekullueshëm për ju është Ibrahimi dhe ata që kanë qenë me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne distancohemi nga ju dhe nga ato që ju i adhuroni në vend të Allahut; ne u kemi mohuar juve dhe armiqësia e urrejtja midis nesh është e përhershme, derisa të besoni tek Allahu Një dhe i Vetëm.”” [el-Mumtehineh, 4]

 

وَمَا كَانَ اسْتِغْفَارُ إِبْرَاهِيمَ لأبِيهِ إِلا عَنْ مَوْعِدَةٍ وَعَدَهَا إِيَّاهُ فَلَمَّا تَبَيَّنَ لَهُ أَنَّهُ عَدُوٌّ لِلَّهِ تَبَرَّأَ مِنْهُ إِنَّ إِبْرَاهِيمَ لأوَّاهٌ حَلِيمٌ (١١٤

“Ndërsa lutja e Ibrahimit për faljen e babait të tij, ka qenë vetëm për shkak të një premtimi, që i kishte bërë. Por, kur iu bë e qartë se i ati ishte armik i Allahut, ai u nda prej tij. E megjithatë, Ibrahimi ishte njeri i dhembshur dhe i butë.” [et-Teubeh, 114]

 

Pra, Ibrahimi, Khalili – ‘alejhis-salatu ues-selam – u nda nga babai i tij, që ishte njeriu më i afërt për të, kur iu bë e qartë që ai ishte armik i Allahut.

Ajeti tregon gjithashtu se dashuria për kafirin e kundërshton Imanin (besimin) në Allahun dhe në Ditën e Kijametit, ose kundërshton themelin e Imanit ose përsosjen e tij. Mirëpo, nëse dashurisë për kafirat i shtohet edhe përkrahja për ideologjinë e tyre dhe për kufrin e tyre, atëherë kjo është dalje nga Islami. E nëse është thjesht dashuri, pa i përkrahur ata, kjo e pakëson Imanin, është gjynah dhe e dobëson Imanin.

 

Kanë thënë se ky ajet ka zbritur për Ebu ‘Ubejdeh Ibnul-Xherraah – radijAllahu ‘anhu –, kur ai vrau babanë e tij në betejën e Bedrit, sepse babai i tij ishte kafir dhe donte ta vriste djalin e tij, Ebu ‘Ubejden, prandaj Ebu ‘Ubejdeh – radijAllahu ‘anhu – e vrau atë, sepse ai ishte armik i Allahut. Fakti që ai ishte babai i tij, nuk e ndaloi atë nga vrasja e tij. Ai nuk u ndal nga vrasja e babait të tij sepse ishte i zemëruar me të për hir të Allahut – Subhanehu ue Te’ala –. Ka Thënë Allahu – ‘Azze ue Xhel-le –:

أُولَـٰئِكَ كَتَبَ فِي قُلُوبِهِمُ الْإِيمَانَ

“Janë ata, në zemrat e të cilëve (Allahu) ka shkruar Imanin…” [el-Muxhaadileh, 22]

 

[Ulaa`ike ketebe fij kulubihim el-ijman] domethënë: ata që janë larg dashurisë për atë që i kundërvihet Allahut dhe të Dërguarit e Tij, në zemrat e tyre Ai ka shkruar Iman, pra e përforcoi dhe e rrënjosi Allahu Imanin në zemrat e tyre.

 

وَأَيَّدَهُمْ بِرُوحٍ مِنْهُ وَيُدْخِلُهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الأنْهَارُ

dhe i mbështeti ata me ndihmë nga ana e Tij dhe do t’i fusë ata në Xhenete, nën të cilat rrjedhin lumenj.” [el-Muxhaadileh, 22]

 

[…ue ejjedehum bi ruuhin minhu ue jud-khiluhum xhennatin texhrij min tahtihal-enhaar] “et-te`jiid” (mbështetja) është përforcimi, domethënë i forcoi Allahu me “ruuh” (ndihmë) nga ana e Tij. Fjala “ruuh” ka ardhur me disa kuptime në Kur`anin Fisnik, prej të cilave: “en-nefsu” shpirti, në të cilin është jeta; “el-uahju” që është shpallja:

وَكَذَلِكَ أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ رُوحًا مِنْ أَمْرِنَا

“Po ashtu, Ne të frymëzuam edhe ty me shpallje, me urdhrin Tonë.” [esh-Shuura, 52]

 

Prej kuptimeve të saj është edhe Xhibrili – ‘alejhis-salatu ues-selam –.

 

Pra, kjo është një çështje madhështore, që është çështja e miqësisë dhe armiqësisë. Kjo çështje lidhet me armiqësinë ndaj kafirave dhe mos-miqësimin e tyre. Kjo nuk do të thotë detyrimisht që ne duhet t’i bojkotojmë kafirat në gjëra dhe interesa të dunjasë, porse këto përjashtohen këtu. Dhe pavarësisht urrejtjes dhe armiqësisë që kemi për ta, ne e kemi detyrë që t’i ftojmë ata tek Allahu – Subhanehu ue Te’ala – dhe të mos i lëmë. Ne themi që ata janë armiqtë e Allahut dhe armiqtë tanë, mirëpo ne e kemi detyrë që t’i ftojmë tek Allahu, ndoshta Allahu i udhëzon ata.

 

Së dyti, nuk është e ndaluar që të bësh armëpushim me kafirat, kur është nevoja, nëse Muslimanët kanë nevojë që të bëjnë paqe me ata, ngaqë Muslimanët nuk janë në gjendje që t’i luftojnë ata, dhe ngaqë Muslimanët kanë frikë nga sherri i tyre. Në këtë rast nuk ka problem që të bëhet armëpushim me kafirat, deri atëherë kur Muslimanët të marrin fuqi të mjaftueshme për t’i luftuar ata, ose nëse… [fjalë të paqarta në inçizim].

 

Së treti, nuk është e ndaluar që të tregohesh bamirës me ta, nëse ata sillen mirë me Muslimanët, sepse Allahu i Lartësuar Thotë:

لا يَنْهَاكُمُ اللَّهُ عَنِ الَّذِينَ لَمْ يُقَاتِلُوكُمْ فِي الدِّينِ وَلَمْ يُخْرِجُوكُمْ مِنْ دِيَارِكُمْ أَنْ تَبَرُّوهُمْ وَتُقْسِطُوا إِلَيْهِمْ

“Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja.” [el-Mumtehineh, 8]

 

Së katërti, kur babai dhe mamaja janë që të dy kafira, djali e ka obligim që të jetë bamirës ndaj tyre, mirëpo nuk i lejohet që t’u bindet atyre të dyve në kufër.

 

Së pesti, shkëmbimi i mallrave dhe tregtia me ta nuk ka gjë të keqe, sepse Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – bashkëvepronte me kafirat në shit-blerje, e madje ai vdiq dhe parzmorja e tij mbeti peng tek një çifut (ngaqë kishte marrë hua nga ai një sasi drithi [sh.p.]).

 

Së gjashti, Allahu e ka bërë të lejuar martesën me gratë e Ithtarëve të Librave të Mëparshëm, me kusht që ato të jenë të ndershme dhe të dëlira.

 

Së shtati, nuk ka gjë të keqe nëse i përgjigjes ftesës së tyre në gosti dhe ngrënien e ushqimit të tyre që është i lejuar, siç ka bërë Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem –.

 

Së teti, lejohet bamirësia ndaj fqinjëve që janë kafira, sepse ata kanë hakun e fqinjësisë.

 

Së nënti, nuk lejohet që t’u bësh zullum atyre, sepse Allahu – Xhel-le ue ‘Alaa – Thotë:

وَلا يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَآنُ قَوْمٍ عَلَى أَلا تَعْدِلُوا اعْدِلُوا هُوَ أَقْرَبُ لِلتَّقْوَى

“Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve që të mos mbani drejtësi. Mbani drejtësi, se kjo është më afër devotshmërisë.” [el-Ma`ideh, 8]

 

Po mjaftohemi me kaq sa përmendëm o vëllezër.

 

Lavdërimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, si dhe mbi Familjen e tij dhe Shokët e tij.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Alban Malaj