Bismilah...

 


[1] Xhundub Ibn Abdullah el-Bexheli ka thënë se ai e ka dëgjuar Profetin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) të thotë pesë ditë para se ai të vdiste: “Vërtet ata që ishin para jush i morën varret e Profetëve të tyre dhe ato të njerëzve të mirë si vende adhurimi, prandaj ju mos i merrni varret si vende adhurimi. Sigurisht unë u ndaloj nga kjo gjë.!”

[Transmetuar nga Muslimi (2/67-68), Ebu ‘Auaneh (1/104) dhe të tjerët.]

 

[2] Nga Ebu Hurejra transmetohet se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “O Allah mos e kthe varrim tim në idhull. Mallkimi i Allahut qoftë mbi ata që i marrin varret e Profetëve të tyre si vende adhurimi!”

[Transmetuar nga Ahmedi (n.7352), Ibn Sa‘d (2/241-242) dhe të tjerët. Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i saktë (sahijh).]

 

[3] 'Abdullah Ibn Sherxhil Haseneh ka thënë: "E pashë Uthman Ibn Affanin të urdhëronte nivelimin e varreve. Atij iu tha: “Ky është varri i Umm Amr, e bija e Uthmanit!” Megjithatë, ai i urdhëroi që të nivelohej edhe ai varr.”

[Transmetuar nga Ibn Ebi Shejbe në el-Musannef (4/138) dhe Ebu Zur’ah në et-Tarijkh (22/2) me një zinxhir të saktë transmetuesish.]

 

 

[4] Nga Ebul-Hejjaxh el-Asdij transmetohet se ai ka thënë: “Ali Ibn Ebi Talib më tha: “A të mos të dërgoj për atë që më dërgoi i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)?” Që t’i prishësh të gjitha statujat dhe pikturat dhe t’i nivelosh të gjitha varret e ngritura.”

[Transmetuar nga Muslimi (3/61), Ebu Davudi (3/70), Nesa‘iu (1/285) dhe të tjerët.]

 

[5] Ebu Burde ka thënë: "Ebu Musa el-Esh‘ari na këshilloi para se të vdiste, duke na thënë: “Ju duhet të shpejtoni me Xhenazen time…dhe mos çoni asgjë në lahdin (pjesa e gërmuar në njërën anë të fundit të gropës së varrit në formën e një xhepi ku vendoset i vdekuri) tim që të jetë mes meje dhe tokës, as mos ndërtoni gjë mbi varrin tim. Dëshmoni pra se unë jam larg atyre grave të cilat i rruajnë kokat e tyre, i grisin rrobat apo godasin faqet e tyre.” Ata thanë: “Mos ke dëgjuar ndonjë gjë për këtë?” Ai tha: “Po, nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)!”

[Transmetuar nga Ahmedi (4/397) me një zinxhir të fuqishëm transmetuesish.]

 
Përktheu: Alban Malaj