Autor: Shejkh Zejd bin Muhamed bin Hadij el-Medkhalij
Burimi: “el-Ikdul-Mundad el-Xhedid fil-Ixhabeti ‘ala Mesa’il fil Fik’hi uel-Menahixh uet-Teuhid” (fq. 28-29),
Pyetje: Shejkh i nderuar, nga ajo që dihet mjaft mirë dhe është rënë në pajtim, është se me të vërtetë të gjitha gjynahet dhe mosbindja (e lënë robin) në Dëshirën (Meshije) e Allahut. Nëse Allahu do, Ai e fal atë; dhe nëse Ai do, Ai e dënon atë, me përjashtim të Shirkut, sepse vërtet Allahu nuk e fal atë (Shirkun) për shkak të thënies së Më të Lartit:
“Padyshim që Allahu nuk falë t’i vëhen Atij shokë në adhurim, por Ai fal përveç kësaj atë që është më e vogël se ajo, për këdo që Ai dëshiron.” [Nisa, 116]
Por, unë lexoj në një libër me titull “Zadul-Muslim el-Jeumi” [1] se vërtet kushdo që thotë në një ditë:
“Allahumme inni e’udhu Bike en ushrike Bike ue ene a’lem, ue estagfiruke lima la a’lem.” [2]
se Allahu do ta largojë nga ai Shirkun e Madh dhe Shirkun e Vogël. Pra, a i falen gjynahet atij që e thotë këtë dua (lutje) çdo ditë?
Përgjigje: “Teubja (pendimi) e fshin atë që ka kaluar. Kërkimi i Faljes dhe keqardhja është Teube (pendim). Hadithi përmend shlyerjen e Shirkut të Vogël që është Rijaja (syfaqësia, t’i bësh veprat për t’u dukur para njerëzve).”
Fundnota:
[1] “Furnizimi Ditor i Muslimanit”
[2] “O Allah, unë të lutem Ty të më ruash që të mos të bëj shok Ty në adhurim duke e ditur; dhe të lutem Ty që të më falësh për atë që e bëj pa dije.”
Përktheu Alban Malaj