Bismilah...

Nga Shejkh Salih el-Feuzan

 

Pyetje: Allahu ju bekoftë, ky pyetës thotë: Dikush nga njerëzit e dijes ka patur guximin që t’i cilësojë Sahabët me fjalën “guthaa” [1] dhe pasiqë atij iu bë e qartë se kjo është sharje për Sahabët ai refuzoi që të tërhiqej e të pendohej. Atëherë cili është obligimi ynë si nxënësa të dijes karshi atij?

Përgjigje: Askush nuk i shan Sahabët me përjashtim të zindikut [2] apo atij që është i humbur (daal) apo atij që është bidatçi. Nuk i shan Sahabët ai i cili në zemrën e tij ka iman. Sahabët gëzojnë të drejta, nder dhe pozitë të lartë. Ata janë shokët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ata janë më të mirët e këtij Umeti, populli më i mirë në mënyrë absolute janë Sahabët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), kështu që nuk lejohet nënçmimi apo sharja e tyre.

Ka thënë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):

 

لا تَسُبُّوا أَصْحَابِي، فَوَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَوْ أنفق أحدكم مثل أحد ذهبا ما بلغ مد أحدهم ولا نصيفه

 

“Mos i shani shokët e mi se pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, sikur ndonjëri prej jush të jepte ar sadaka, nuk do të arrinte vlerën e muddit [3] të njërit prej tyre dhe as gjysmën e tij.”

Pra, askush nuk e arrin dot mirësinë e Sahabëve sado ibadet dhe zuhd që të ketë ai, kurrë nuk i arrin Sahabët. Dhe Allahu Xhel-le ue ‘Ala thotë:

 

وَالَّذِينَ جَاءُوا مِنْ بَعْدِهِمْ

 

“Edhe ata që erdhën pas tyre...” Mbasi që përmendi Sahabët, Muhaxhirët dhe Ensarët, Ai tha:

 

وَالَّذِينَ جَاءُوا مِنْ بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ .

 

Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” [el-Hashr, 10]

Dhe ai që i trajton Sahabët apo ndonjërin prej tyre me nënçmin, ky njeri është i humbur pa pikë dyshimi. Ai ose është kafir ose është me të vërtetë bidatçi. Ai ose është me të vërtetë kafir ose është me të vërtetë bidatçi i humbur.

Lusim Allahun të na japë mirëqënie. Po. [4]

 

Gjithashtu, Shejkh Salih el-Feuzan është pyetur: Në thënien e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Popujt do të ftojnë njëri-tjetrin për t’ju sulmuar ashtu sikur ftohen të uriturit për të ngrënë ushqimin që është shtruar.” Dikush tha: “A do të ndodhë kjo për shkak të numrit tonë të vogël në atë ditë?” Ai tha: “Përkundrazi, ju do të jeni të shumtë në atë ditë, por do të jeni “guthaa” (si shkuma në rrjedhën e ujit).” A lejohet ta përdorim këtë hadith për Sahabët (radij-Allahu ‘anhum) dhe ai që i cilëson ata me fjalën “guthaa”, a konsiderohet kjo si sharje dhe nënçmim i tyre?

Përgjigje: Po, ai që i cilëson ata me këtë fjalë është sharës dhe nënçmues i tyre. Hadithi në të vërtetë është për njerëzit që do të vijnë në fund të kohës. Në fund të kohës do të jenë Muslimanë me këtë cilësi “guthaa”, si shkuma e valës, kjo do t’ju ndodhë juve në të ardhmen, kjo është në të ardhmen. Po. [5]

 

Fundnota:

[1] Shënim i përkthyesit: “Guthaa” quhet shkuma, llumi, etj që mbart rryma e ujit.

[2] Shënim i përkthyesit: Zindik quhet ai i cili fsheh kufrin e tij dhe nga ana e jashtme shfaq Islamin.

[3] Shënim i përkthyesit: Mudi është njësi peshimi, dy grushta të mbushur plotë.

[4] Shiko: http://www.sahab.net/forums/shoëthread.php?t=366033&page=2

[5] Shiko: http://www.sahab.net/forums/shoëthread.php?p=697612

 

Përktheu: Alban Malaj