Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibën Baz
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/noor/10433
Pyetje: Cila është shlyerja për thyerjen e betimit (keffaratul-jemiin)?
Përgjigje: Shlyerja e thyerjes së betimit është ashtu siç ka thënë Allahu – Xhel-le ue ‘Ala:
فَكَفَّارَتُهُ إِطْعَامُ عَشَرَةِ مَسَاكِينَ مِنْ أَوْسَطِ مَا تُطْعِمُونَ أَهْلِيكُمْ أَوْ كِسْوَتُهُمْ أَوْ تَحْرِيرُ رَقَبَةٍ
“Larja e gjynahut për thyerjen e betimit është: ushqyerja e dhjetë të varfërve me mesataren e ushqimit të familjes suaj ose t’i vishni ata, ose të lironi një skllav.” el-Ma`ideh, 89
Kjo është shlyerja e thyerjes së betimit: ose ushqen dhjetë nevojtarë, me darkë ose drekë, ose u jep atyre nga ushqimi i vendit: gjysmë s’aa hurma, oriz dhe të tjera prej ushqimeve të atij vendi ose u jep veshje ose liron një rob, mashkull ose femër; kjo është shlyerja e thyerjes së betimit.
Nëse për shembull betohet se nuk do t’i flasë filanit, pastaj i flet, ose betohet se nuk do flejë te filani pastaj fle tek ai, ose që nuk do t’i përgjigjej ftesës së një personi pastaj iu përgjigj, ai duhet të shlyejë thyerjen e betimit; ushqen dhjetë nevojtarë me nga gjysmë s’aa për secilin, që është një kile e gjysmë, dhe nëse u jep më tepër s’ka gjë ose u jep veshje; ose u jep darkë ose drekë ose liron një rob.
E nëse s’ka mundësi nga të gjitha këto, agjëron tre ditë, nëse s’ka mundësi…është i varfër e s’mundet, agjëron tre ditë, sepse i Përsosuri nga çdo e metë ka thënë:
فَمَن لَّمْ يَجِدْ فَصِيَامُ ثَلاَثَةِ أَيَّامٍ
“Ai që nuk gjen mundësi për këto, le të agjërojë tre ditë.” el-Ma`ideh, 89
Dhe më parësore është që të bëhet (agjërimi) rresht, ashtu siç ka thënë Ibën Mes’udi – radijAllahu ‘anhu –…të jetë rresht. Pra, kështu duhet bërë.
Përktheu: Umm ‘Akil