Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9118

Pyetje:

(Pyetësi) thotë: Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses. Cila është përgjigja për atë që thotë se në Islam ekziston liri e besimit. Kështu, ti adhuron atë që adhuron. Dhe disa argumentohen me fjalën e Tij - të Pastrit nga çdo e metë: “Ju keni fenë tuaj dhe unë kam fenë time.”?

Përgjigje:

Kjo është distancim o vëlla, nuk është liri. Kjo është distancim (nga qafirat).

قُلْ يَا أَيُّهَا الْكَافِرُونَ

“Thuaj: O ju mosbesimtarë.” El-Kafirun, 1

Ai nuk e ka sjell fillimin e sures (ajetin e parë) por e ka marr fundin e saj, sepse kjo i përshtatet gjuhës së tij dhe e ka thënë këtë në fillim (Ju keni fenë tuaj dhe unë kam fenë time).

قُلْ يَا أَيُّهَا الْكَافِرُونَ

“Thuaj: O ju mosbesimtarë.” El-Kafirun, 1

Çfarë i quajti ata? Hë? I quajti (Allahu) ata mosbesimtarë, i quajti mosbesimtarë. “Thuaj: O ju mosbesimtarë,” ky (ajet) na paska liri të besimit?! Allahu gjykoi ndaj tyre më kufër.

لَا أَعْبُدُ مَا تَعْبُدُونَ

“Unë nuk adhuroj atë që adhuroni ju.” El-Kafirun, 2

E që janë putat dhe idhujt.

لَا أَعْبُدُ مَا تَعْبُدُونَ وَلَا أَنتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُ

“Unë nuk adhuroj atë që adhuroni ju. Dhe as ju nuk jeni adhurues të Atij që unë adhuroj” El-Kafirun, 2-3

Ata nuk e adhurojnë Allahun, të Vetmin, porse ata adhurojnë Allahun dhe krahas Tij adhurojnë edhe të tjerë bashkë me të. Ky është dallimi në mes nesh dhe atyre. Pastaj, ka thënë:

لَكُمْ دِينُكُمْ وَلِيَ دِينِ

“Ju keni fenë tuaj dhe unë kam fenë time.” El-Kafirun, 6

Kjo është distancim (nga mosbesimtarët, sh.p.), nuk është zgjedhje apo liri, por është distancim dhe kërcënim.

فَمَن شَاءَ فَلْيُؤْمِن وَمَن شَاءَ فَلْيَكْفُرْ

“Kush të dojë, le të besojë e kush të dojë, le të mohojë.” El-Kehf, 29

A është kjo zgjedhje apo është kërcënim? Kjo është kërcënim, sepse pas këtij ajeti, vjen:

إِنَّا أَعْتَدْنَا لِلظَّالِمِينَ نَارًا أَحَاطَ بِهِمْ سُرَادِقُهَا

“Dhe ne kemi përgatitur për zullumqarët (mosbesimtarët që nuk besojnë në Allahun, të Dërguarin dhe Librin e Tij) një zjarr muret e të cilit do t’i rrethojnë ata.” El-Kehf, 29

Pra, ky është kërcënim e nuk është zgjedhje.

Porse ata (që thonë për ajetin “liri e besimit”) ose janë injorantë ose u fusin njerëzve dyshime me gjëra të këtilla.

Siç thonë tani: mos thoni mosbesimtar (qafir), thoni “tjetri.” Thoni: “tjetri,” “ne dhe tjetri.” Mos thoni: “Muslimanët dhe mosbesimtarët (kufarët).”

A është kjo e logjikshme sipas fjalëve të tyre?!

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari