Bismilah...

Autor: Shejkh Rabij’ Ibën Hadij el-Medkhalij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=146222

Pyetje: Ka njerëz sot që thërrasin për bashkëjetesë me sektet (Deklarata për Bashkëjetesën Ndërsektare), a mundet Shejkhu të jape një sqarim për vëllezërit?

Përgjigje: Kjo është thirrje e kotë, e pabazë, e cila kundërshton menhexhin e Pejgamberëve – ‘alejhimus-salatu ues-selam –, kundërshton menhexhin e Selefëve dhe kundërshton Kur`anin dhe Sunetin. Bashkëjetesa ndërsektare do të thotë që ti ta pranosh të pavërtetën, të mos thërrasësh tek e mira dhe të mos ndalosh të keqen, të mos refuzosh shirkun, të mos refuzosh bidatet, të mos thërrasësh në Teuhid, kjo është bashkëjetesa ndërsektare! Të bashkëjetosh me Rrafidat, me Sufistët ekstremista, adhuruesit e varreve, të bashkëjetojmë me ata dhe të rrimë të heshtur për ato që bëjnë ata, dhe pikërisht kjo që përmenda është thirrja e devijuar e “el-Ikhuanul-Muslimun”, sepse ata kanë devijuar nga metodologjia e Pejgamberëve, madje ata e luftojnë këdo që thërret drejt metodologjisë së Pejgamberëve – ‘alejhimus-salatu ues-selam – dhe i marrin për miq Rrafidat, Khauarixhët, Sufistët dhe çdo të devijuar, madje ata bëjnë aleanca me Sekularistët, me Komunistët, me Rrafidat, me Ba’athistët, me të gjithë ata!

Pra, kjo është një thirrje e devijuar. Menhexhi Selefij është kundër saj dhe e lufton atë. Menhexhi Selefij është i qartë – lavdi Allahut –, s’ka në të lajkatime në bidate.

Unë u përmenda librat e Ehli-Sunetit, të cilat thërrasin drejt menhexhit të vërtetë të Allahut dhe që paralajmërojnë kundër bidateve dhe i shtypin ato me argument dhe fakte. Dhe pikërisht kjo është rruga e drejtë.

لا تزال طائفة من أمتي على الحق ظاهرين لا يضرهم من خذلهم ولا من خالفهم حتى يأتي وعد الله تبارك وتعالى

“Do të vazhdojë të jetë një grup i vogël nga Umeti im, të ndihmuar në të vërtetën, i cili nuk dëmtohet nga ata që e tradhëtojnë dhe as nga ata që i kundërvihen, derisa të vijë Premtimi i Allahut – Tebarake ue Te’ala –.”

Pra, ky është ai grupi i vogël që thërret në Teuhidin e vërtetë të Allahut, që thërret në Menhexhin e vërtetë të Allahut, që thërret për pasimin e të Dërguarve, për urdhërimin e të mirës, ndalimin nga e keqja, refuzimin e bidateve, refuzimin e shirkut, refuzimin e devijimit…, ky është daveti i saktë, i cili është trashëgimia e Pejgamberëve – ‘alejhimus-salatu ues-selam –. Dijetarët janë trashëgimtarët e Pejgamberëve. Por çfarë kanë trashëguar nga ata? A mos vallë kanë trashëguar nga ata bashkëjetesën në paqe! Apo bashkëjetesën e rreme ndërsektare? Ata i kanë trashëguar në thirrjen për Teuhidin e Allahut, për përhapjen e dijes së dobishme, për punimin e veprave të mira, për urdhërimin e të mirës dhe për ndalimin nga e keqja.

Kjo është ajo që them unë, si përgjigje për këtë fjalë dhe devijim, Allahu na ruajt nga ata. Ata duan veçse devijimin e Umetit, duan veçse fitne për Muslimanët. Prandaj, lusim Allahun që të na japë mirëqënie.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj