Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/10443

Pyetje: Allahu ju dhëntë mirësi, Shkëlqesia juaj. Ky pyetës thotë: Këto ditë po dëgjojmë për propagandën e hapjes së dialogut me fetë e tjera dhe tentativat për promovimin e saj, duke u nisur nga takimet, gazetat dhe disa faqe në internet. Pyetja është: Ç’gjykim ka marrja me këtë thirrje dhe inkurajimi i saj?

Përgjigje: Kjo nuk lejohet. Kjo është barazim i fesë së pavërtetë me fenë e vërtetë. Objektivi i tyre është që të barazojnë fenë Islame me fenë e të Krishterëve dhe fenë e Jehudëve; t’i bëjnë të gjitha të sakta dhe të gjitha janë fe. Dhe njeriu ka zgjedhje: Nëse do mund të bëhet Jehud ose i Krishterë ose Musliman. Sipas tyre të gjitha fetë janë të barabarta. Kjo është ajo që duan ata. Përndryshe, feja Islame është feja e vërtetë dhe ajo i shfuqizon fetë (sheriatet e Pejgamberëve, sh.p.) që erdhën para saj. Kështu që, nuk ka fe (të vërtetë) përveç fesë Islame.

وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الْإِسْلَامِ دِينًا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الْآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ

“Ai që kërkon fe tjetër përveç Islamit, ajo (fe) nuk do të pranohet prej tij dhe ai në botën tjetër do të jetë prej të humburve.” Ali-Imran, 85

Kurse Islami pas dërgimit të Muhamedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – është ai (Islam) me të cilin ka ardhur i Dërguari. Kurse para ardhjes së Muhamedit, gjithçka me të cilën erdhën të Dërguarit – ‘alejhimu salatu ue selam – është Islam, porse pas dërgimit të Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – Islam u bë ajo me të cilën erdhi i Dërguari (Muhamedi) në mënyre specifike.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

24/11/1436 H - 8 Shtator 2015