Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: El-Bejan li Akhtai b’adi el-Kuttab, vëll. 1, fq. 60

Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Lëvdata dhe shpëtimi qofshin për Pejgamberin tonë Muhamedin, vulën e Pejgamberëve, ndaj të cilit i gjithë njerëzimi e ka detyrë që t’i bindet dhe ta pasojë atë.

E më pas:

Në kohët e fundit është shfaqur një fjalë: “Dialog ndërfetar”. Dhe kjo është një ideologji e cila ka bërë bujë dhe kanë filluar që të mbahen takime dhe konferenca për këtë. Kjo është një ideologji e rrezikshme, është detyrë që të meditojmë rreth saj dhe objektivave të saj, sipas kësaj që vijon:

[1] Nëse ata që dialogojnë, besojnë në misionin e Muhamedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe besojnë në atë që i zbriti nga Zoti i tij, atëherë ata e kanë detyrë që ta pasojnë atë (Muhamedin) dhe ta lënë atë që kanë ata, sepse ai – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – është i Dërguari i Allahut për të gjithë njerëzimin. Allahu i Lartësuar i tha atij:

قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَسُولُ اللَّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا

“Thuaj (o Muhamed): “O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju.” el-‘Araf, 158

(Njerëzit) i binden të Dërguarit dhe ai duhet të pasohet.

وَ مَا أَرْسَلْنَا مِن رَّسُولٍ إِلَّا لِيُطَاعَ بِإِذْنِ اللَّـهِ

“Nuk kemi çuar ndonjë të dërguar vetëm se (njerëzit) t’i binden atij me lejen e Allahut.” En-Nisa, 64

فَإِن لَّمْ يَسْتَجِيبُوا لَكَ فَاعْلَمْ أَنَّمَا يَتَّبِعُونَ أَهْوَاءَهُمْ ۚ وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّنِ اتَّبَعَ هَوَاهُ بِغَيْرِ هُدًى مِّنَ اللَّـهِ

“E nëse ata nuk të përgjigjen ty (o Muhamed), dije se ata pasojnë epshet e veta. E kush është më i devijuar, se ai që pason epshin e vet, pa udhëzim prej Allahut?” el-Kasas, 50

[2] Nëse ata (me të cilët dialogojnë) nuk besojnë në misionin e Muhamedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe qëllimi i dialogut me ta është sqarimi i të kotës që kanë ata dhe thirrja e tyre që të besojnë në Muhamedin – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe ta pasojnë atë, atëherë ky dialog është i ligjësuar me Sheriat dhe me këtë ka ardhur Kurani:

قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ تَعَالَوْا إِلَىٰ كَلِمَةٍ سَوَاءٍ بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ أَلَّا نَعْبُدَ إِلَّا اللَّهَ وَلَا نُشْرِكَ بِهِ شَيْئًا وَلَا يَتَّخِذَ بَعْضُنَا بَعْضًا أَرْبَابًا مِّن دُونِ اللَّهِ ۚ فَإِن تَوَلَّوْا فَقُولُوا اشْهَدُوا بِأَنَّا مُسْلِمُونَ

“Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani te një fjalë që është e drejtë mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta marrim për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!” Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: “Dëshmoni se ne jemi Muslimanë (të nënshtruar ndaj Allahut)!” Al-Imran, 64

Dhe Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i tha Muadhit:

“Ti do shkosh te një popull që është nga ithtarët e Librit, prandaj e para gjë në të cilën do t’i thërrasësh, le të jetë dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.” Siç vazhdon hadithi.

[3] Nëse ata (me të cilët dialogojnë) nuk besojnë në Muhamedin – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – dhe nuk e pranojnë thirrjen për në Islam, por përkundrazi, duan nga ne që ta pranojmë fenë e tyre si të saktë dhe të pajtohemi me këtë, atëherë ky dialog (ndërfetar) me ta nuk lejohet. Për shkak se ky dialog nuk është i dobishëm, meqë këtu ka pranim të së kotës (kufrit). Ata nuk e ndalin sherrin dhe armiqësinë e tyre kundrejt Muslimanëve dhe nuk kënaqen vetëm se atëherë kur ne ta braktisim fenë tonë dhe të hyjmë në fenë e tyre.

وَقَالُوا كُونُوا هُودًا أَوْ نَصَارَىٰ تَهْتَدُوا

“Ata thanë: Bëhuni Jehudë apo të Krishterë që të udhëzoheni.” El-Bekare, 135

وَإِذَا قِيلَ لَهُمْ لَا تُفْسِدُوا فِي الْأَرْضِ قَالُوا إِنَّمَا نَحْنُ مُصْلِحُونَ

“Dhe kur ju thuhet atyre: “Mos bëni fesad (kufër, mëkate, si dhe t’i largoni njerëzit nga besimi në Muhamedin) në tokë.” Ata thonë: “Ne bëjmë përmirësime në tokë.” El-Bekare, 11

وَدَّ كَثِيرٌ مِّنْ أَهْلِ الْكِتَابِ لَوْ يَرُدُّونَكُم مِّن بَعْدِ إِيمَانِكُمْ كُفَّارًا حَسَدًا مِّنْ عِندِ أَنفُسِهِم مِّن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمُ الْحَقُّ ۖ فَاعْفُوا وَاصْفَحُوا حَتَّىٰ يَأْتِيَ اللَّهُ بِأَمْرِهِ ۗ إِنَّ اللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

“Shumë nga ithtarët e Librave (Jehudët dhe të Krishterët) dëshirojnë që sikur t’ju kthejnë juve në pabesimtarë pasi që ju keni besuar nga zilia që kanë në vete, pasi që atyre u është bërë e qartë e vërteta (në Teurat se fjala e Muhamedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – është e vërtetë dhe feja e tij është hak).” El-Bekare, 109

Ata që thërrasin për dialog ndërfetar, janë po ata që në këtë kohë i vrasin mizorisht Muslimanët dhe i dëbojnë nga vatrat e tyre.

وَلَن تَرْضَىٰ عَنكَ الْيَهُودُ وَلَا النَّصَارَىٰ حَتَّىٰ تَتَّبِعَ مِلَّتَهُمْ

“Nuk do të kënaqen me ty as Jehudët dhe as të Krishterët derisa ti ta ndjekësh fenë e tyre.” El-Bekare, 120

Kjo ishte e tëra që desha të sqaroj rreth kësaj çështje. Prej Allahut vjen suksesi.

Përktheu: Jeton Shasivari

17/12/1436 H – 30 Shtator 2015