Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin
Burimi: El-Likau Shehrij li Shejkh Uthejmin, (6).
Pyetje: Disa bukëpjekës dhe pronarë librarish në fund të muajit të Krishtlindjeve, shpërndajnë disa gjëra për të Krishterët gjatë festave të tyre të Krishtlindjeve, qofshin ato shkrime të disa shprehjeve mbi ëmbëlsira apo tortë, si: “Urime Festat”, apo “Gëzuar Festat”, apo “Gëzuar Vitin e Ri” apo gjëra të ngjashme dhe pronarët e librarive shpërndajnë kartolina për urime (të Krishtlindjeve). Çfarë gjykimi kanë këto? A keni ndonjë këshillë për bukëpjekësit të cilët mund të kenë punëtorë që nuk janë Muslimanë dhe ata i bëjnë këto gjëra? Shpresoj në një përgjigje të plotë që t’u arrijë atyre kjo përgjigje, Allahu ua shpërbleftë me të mira. Më në fund, rreth të njëjtës temë, (pyetësi tjetër) thotë: Cili është mendimi juaj për përhapjen e fetvasë që keni nxjerr ju rreth gjykimit të urimit të Krishterëve për festat e tyre?
Përgjigje: Fillojmë me pyetjen e fundit. Kërkohet përhapja e asaj që kemi shkruar rreth gjykimit të urimit të Krishterëve për festat e tyre. Dhe ai që ndihmon në përhapjen e saj shpresojmë që Allahu ta shpërblejë, në mënyrë që Muslimanët të vetëdijesohen për faktin se urimi i festave të Krishterëve është haram sipas unanimitetit të dijetarëve.
Siç e ka transmetuar atë Ibën Kajjimi – Allahu e mëshiroftë – në librin e tij “Ahkamu Ehli Dhimmeh.” Sepse ai që ua uron festat atyre, i uron ata për ceremonitë e tyre të kufrit, ashtu sikur t’i uronte ata për adhurimin e kryqit, apo ngrënien e mishit të derrit, apo pirjes së alkoolit, apo gjëra të ngjashme. Andaj, përhapeni atë që njerëzit ta dinë gjykimin sheriatik për të dhe që të mos mashtrohen dhe t’u ikë koha. Kjo është vepër e mirë, njeriu ka shpërblim për këtë – in sha Allah.
Ndërsa pjesëmarrja e Muslimanit në këto festa duke i uruar ata dhe duke gatuar për ta apo gjëra të ngjashme, është haram edhe në qoftë se nuk ua uron atyre, prapëseprapë është haram. Prandaj, të Krishterët ndalohen që t’i manifestojnë ceremonitë e fesë së tyre në vendet e Muslimanëve.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari