Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed Bazmul

 

 

Pyetje: Një pyetës nga Shqipëria, Kosova, thotë: Çfarë gjykimi ka hapja e xhamive për të Krishterët, që ata të praktikojnë adhurimet e tyre, për tolerancë, që t'u lihet atyre gjysma e xhamisë në mënyrë që ata të praktikojnë adhurimet e tyre. Kjo është përhapur te ne, në vendin tonë, Kosovë dhe Shqipëri. Cila është këshilla juaj për atë që është i angazhuar me davetin, ndërkohë që ai thërret te ky mendim në shoqëri. Cila është këshilla juaj për njerëzit e thjeshtë që janë të mashtruar nga një thirrës i tillë?

 

 

Përgjigje: Allahu thotë:

 

﴿وَأَنَّ ٱلۡمَسَٰجِدَ لِلَّهِ فَلَا تَدۡعُواْ مَعَ ٱللَّهِ أَحَدٗا١٨

 

Me të vërtetë që xhamitë janë të Allahut, prandaj mos iu lutni askujt tjetër përkrah Allahut!” [el-Xhinn, 18]

 

Atëherë qysh mund të hapen xhamitë për të Krishterët, të cilët ua dedikojnë lutjet dhe adhurimet e tyre të tjerëve në vend të Allahut të Patëmeta e të Lartësuar?!!! Kjo nuk lejohet. Por, i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – e hapi xhaminë e tij për të Krishterët e Nexhranit, me qëllim që të’i debatonte ata, që t’u bënte davet atyre dhe që të dialogonte me ta, me qëllim që ata të ktheheshin në Islam. Kur i futi në xhami, i la ata që të uleshin në vendin e tyre, por jo që të praktikonin adhurimet e tyre. Prandaj, nuk lejohet që të hapen xhamitë për të Krishterët, që të praktikojnë në to adhurimet e tyre sepse xhamitë janë ndërtuar veçse që të adhurohet Allahu i Patëmeta e i Lartësuar, i vetëm.

 

﴿فِي بُيُوتٍ أَذِنَ ٱللَّهُ أَن تُرۡفَعَ وَيُذۡكَرَ فِيهَا ٱسۡمُهُۥ يُسَبِّحُ لَهُۥ فِيهَا بِٱلۡغُدُوِّ وَٱلۡأٓصَالِ٣٦

 

Në shtëpitë që Allahu ka urdhëruar që të ngrihen dhe të përmendet në to emri i Tij, të bëhet madhërim për Të në mëngjes e në mbrëmje.” [en-Nuur, 36]

 

Prandaj kjo nuk lejohet assesi! Mirëpo këtë e bën veçse ai që është pështjelluar, i është pështjelluar zemra dhe mendja e tij me çështjen e unifikimit të feve apo me çështjen e afrimit mes feve. Dije se kjo është thirrje e kufrit! Kjo është thirrje e kufrit sepse Allahu thotë:

 

إِنَّ ٱلدِّينَ عِندَ ٱللَّهِ ٱلۡإِسۡلَٰمُۗ

 

Padyshim që feja e vërtetë tek Allahu është Islami!” [Aal Imran, 19]

 

Ai thotë gjithashtu:

 

وَمَن يَرۡغَبُ عَن مِّلَّةِ إِبۡرَٰهِ‍ۧمَ إِلَّا مَن سَفِهَ نَفۡسَهُۥۚ

 

E kush largohet nga feja e Ibrahimit, përveçse ai që e poshtëron veten e tij!” [el-Bekara, 130]

 

Ai thotë gjithashtu:

 

إِنَّ ٱلدِّينَ عِندَ ٱللَّهِ ٱلۡإِسۡلَٰمُۗ

 

Padyshim që feja e vërtetë tek Allahu është Islami!” [Aal Imran, 19]

 

Kështu që, njeriu musliman duhet ta dijë patjetër se nuk gjendet asnjë fe tjetër e vërtetë përveç fesë Islame dhe se të gjitha këto fe që janë të pranishme sot, të gjitha janë fe të kota, të shtrembëruara dhe të pasakta dhe se nuk lejohet që të adhurohet Allahu me asnjë fe tjetër përveçse me fenë Islame.

 

Për këtë arsye, i Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – thotë: “Çdo jehudi apo i krishterë që dëgjon për mua dhe nuk më beson mua, padyshim që do të futet në Zjarrin e Xhehenemit.

 

Kështu që, nuk ka në Islam diçka që quhet “afrim midis feve”, as nuk ka diçka që quhet “unifikim i feve”, sipas kësaj rruge. “Unifikimi i feve” bëhet kur të gjithë ithtarët e feve të kthehen te feja Islame, me të cilën erdhi i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –. Të gjithë Profetët e Allahut merrnin besën e popujve të tyre dhe pasuesve të tyre që, nëse shfaqet Muhamedi, ata duhet ta pasonin atë! Siç na ka treguar Allahu i Plotfuqishëm e i Madhërishëm në Kur`an, nga ‘Ijsa i biri i Merjemes:

 

وَمُبَشِّراً بِرَسُولٍ يَأْتِي مِنْ بَعْدِي اسْمُهُ أَحْمَدُ

 

Unë po ju përgëzoj juve për një të Dërguar që do të vijë mbas meje, emri i të cilit është Ahmed.” [es-Saff, 6]

 

Kështu kanë qenë Profetët! Ata merrnin besën e popujve të tyre që, nëse shfaqej Muhamedi, ata duhet të besonin në të dhe duhet ta pasonin. Nëse doni unifikimin e feve, atëherë dijeni se unifikimi i feve është që ju të hyni në Islam dhe të ndiqni Udhëzimin me të cilin erdhi Muhamedi, në këtë Libër të Shenjtë që është dëshmues për të gjithë librat e mëparshëm, që të ndiqni këtë Profet që është vula e të gjithë Profetëve, për të cilin kanë përgëzuar Profetët tuaj. Dijeni se në Teurat ka përgëzim për ardhjen e Muhamedit, në Ungjill ka përgëzim për ardhjen e Muhamedit. E kush dëshiron që të shikojë përgëzimet që kanë ardhur për Muhamedin në Teurat dhe në Ungjill, atëherë le të lexojë librin “el-Xheuab es-sahih li-men beddele Dijn el-Mesijh” dhe librin tjetër “Hidajetu el-hejara fij exhuibetu el-Jehud uen-Nasara” dhe ke për të parë gjëra të shumta në lidhje me këtë temë.

 

Për këtë arsye ne themi që, nuk lejohet hapja e xhamive për Jehuditë dhe të Krishterët që të praktikojnë adhurimet e tyre, ngaqë adhurimet e tyre janë me shirk e me kufër, prandaj nuk u lejohet atyre që të veprojnë kështu. Nuk duhet të lejohen që të veprojnë kështu! Mos u mashtroni assesi nga ajo që shikoni se çfarë po bëjnë në disa xhami në Turqi apo në vende të tjera, ku i kanë shndërruar xhamitë në vende për vizitorët qafira të cilët hyjnë brenda për të parë... të gjitha këto gjëra janë gabim. Asnjëherë nuk kanë hyrë qafirat në xhami në kohën e Profetit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - përveçse ku kanë hyrë si robër lufte, siç ndodhi me Thumameh ibën Vuthal, ose kanë hyrë për të debatuar dhe diskutuar, siç ndodhi me të Krishterët e Nexhranit. Kaq! Kjo s’ka ndodhur asnjë rast tjetër. Prandaj, ata nuk duhet të lejohen që të veprojnë kështu.

 

Këshilla ime për ata është që kenë frikë Allahun e Patëmeta e të Lartësuar, që të pendohen për këtë gjë që bëjnë sepse kjo gjë realisht është kufër. Ata s’duhet ta bëjnë assesi një gjë të tillë! Ata duhet të kthehen nga kjo gjë dhe s’duhet t’i përdhosin xhamitë e Allahut!

 

وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّن مَّنَعَ مَسَٰجِدَ ٱللَّهِ أَن يُذۡكَرَ فِيهَا ٱسۡمُهُۥ وَسَعَىٰ فِي خَرَابِهَآۚ

 

A ka më zullumqarë sesa ata që i ndalojnë xhamitë e Allahut që të përmendet emri i Allahut në to, si dhe përpiqen që t’i rrënojnë ato.” [el-Bekare, 114]

 

E pikërisht kjo që bëjnë ata është prej rrënimit të xhamive. Kjo është prej rrënimit të xhamive!

 

Ne e lusim Allahun që të na japë falje e mirëqënie, neve, juve dhe të gjithë muslimanëve.

 

 

Përktheu: Alban Malaj