Bismilah...

Autor: Salih bin Feuzan el Feuzan

 

Pyetje:

Allahu ju dhëntë bereqet, ai që ka bërë pyetjen thotë: “Kam medituar rreth ajeteve të Allahut të Plotfuqishëm dhe të Madhërishëm dhe kam vënë re që të gjithë Profetët kanë patur një davet të vetëm, që ishte Teuhidi. Vetëm se ajo që më pështjelloi ishte historia e Lutit - alejhi-salatu ues-selam -, kur Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar fillon të përmendë veprën e tyre, Ai përmend imoralitetin dhe nuk përmend Teuhidin në këtë ndodhi. Shpresoj që ju do të ma largoni këtë pështjellim.

Përgjigje:

Me një fjalë ti nuk i paske lexuar ajetet e ndodhisë së Lutit alejhi selam, a nuk ajetet që thonë se:

كَذَّبَتْ قَوْمُ لُوطٍ الْمُرْسَلِين

"Populli i Lutit i përgënjeshtroi të Dërguarit." [esh-Shuara, 160]

A nuk është kështu?

كَذَّبَتْ قَوْمُ لُوطٍ الْمُرْسَلِين

"Populli i Lutit i përgënjeshtroi të Dërguarit." [esh-Shuara, 160]

Ky është përgënjeshtrim i besimit, sepse përgënjeshtrimi i Pejgamberëve është përgënjeshtrim në akide, shtoja kësaj edhe bërjen e imoralitetit (homoseksualizmin), sepse ata përgënjeshtruan Pejgamberët dhe bënë atë imoralitetin.

 

Përktheu: Abdullah Beqiri

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org